
VËMENDJE – NJOFTIM I RËNDËSISHËM

RREGULLA ZYRTARE SIPAS FFM

Në përputhje me kërkesat dhe rregulloren e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), klubi FC Bashkimi 1947 njofton:

Klubi është i obliguar të sigurojë hapësirë të veçantë për:
Mysafirët e klubit kundërshtar
Familjarët e lojtarëve (të dy ekipeve)

Kjo zonë do të jetë e vendosur në mes të tribunës kryesore, dhe do të funksionojë si zonë VIP, sipas standardeve të FFM.

Dera e tribunës do të mbyllet 10 minuta para fillimit të ndeshjes dhe nuk do të hapet deri në përfundim të saj.

Kjo masë është sipas rregullores zyrtare të FFM dhe ka për qëllim sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes. Ju lutemi të planifikoni hyrjen me kohë!

Nuk lejohet të merren pije nga jashtë në stadium,

kjo është në përputhje me rregulloren e FFM.

Pije freskuese do të jenë të disponueshme brenda stadiumit, në hapësirat e përcaktuara për shërbim.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe respektimin e rregullave!


FC Bashkimi 1947 – Me ju, për qytetin!
Lexuar: 49