VLEN sot ka akuzuar ish-ministrin e MPJ-së, Bujar Osmanin për tenderim të dyshimit në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023.
Nga VLEN thonë se Revizioni i Shtetit ka konfirmuar publikisht atë që qytetarët e dinë prej kohësh, se Ministria e Punëve të Jashtme, në një kohë kur Bujar Osmani ishte ministër, kreu tendera të paligjshëm në lidhje me organizimin e samitit të OSBE-së në vitin 2023.
Ky është edhe një konfirmim se Bujar Osmani, kudo që shkon, lë pas tendera të dyshimtë dhe kriminale!
Ky nuk është një rast i izoluar, i njëjti Bujar Osmani dyshohej nga PSP për prokurime të dyshimta kur ishte Ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Nikolla Gruevskit.
Qytetarët e Çairit i dinë mirë dy gjëra për Bujar Osmanin:
Së pari, ai nuk ka bërë kurrë asgjë për Çairin, asnjë projekt të vetëm, asnjë investim të vetëm, asnjë iniciativë të vetme.
Së dyti, sa herë që ka qenë në detyrë, ai është shoqëruar me skandale, tendera të dyshimtë dhe keqpërdorim të fondeve publike”, akuzojnë nga VLEN./Telegrafi/

