Autor: Suad Avdiu

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe njëherësh kandidatë i kësaj partie për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, në “Specialën e Ditës” për Televizionin Shenja, tha se këto zgjedhje do të jenë referendum kundër vasalitetit ndaj kryeministrit, Hristijan Mickoski, i cili sipas Osmanit, tenton që me ç’do kushtë të preferuarit e tij t’i prezanton si përfaqësues të shqiptarëve. BUJAR OSMANI, KANDIDATI I BDI PËR KOMUNËN E ÇAIRIT “Po tentohet që politika e Mickoskit, para se gjithash, dëshiron që të ç’formojë strukturën e oraganizuar shqiptare, ku populli vendos për fatin e vet dhe të definojë jaranit personale, si model i përfaqësimit…

Read More

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë nga VLEN, Arben Fetai përmes një konference me mediat theksoi se opinioni sot po përballet me një valë të re të populizmit dhe nacionalizmit të rremë nga BDI-ja, një parti që për 22 vjet premtoi barazi dhe përparim, por solli vetëm korrupsion, shtypje dhe stagnim. “Retorika e tyre e re, e udhëhequr nga Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani, është një përpjekje e dëshpëruar për të shpërqendruar vëmendjen e votuesit nga dështimet e tyre dhe për të manipuluar qytetarët me frikë dhe ndarje. Kur Ali Ahmeti thotë “do të ndodhë populli”, ai ringjall një frazë të…

Read More

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e udhëhequr nga Arben Taravari thekson përmes një komunikate se VLEN, për të mbuluar dështimet e saj, po paraqet si “punësime të rregullta” punësimet parazgjedhore manipuluese me kontrata afatshkurtra. Ndërkohë, partneri i saj qeverisës, VMRO-DPMNE, po e mbush administratën me militantë partiakë përmes vendimeve për punë të përhershme. “VLEN ka kryer aty-këtu ndonjë punësim me paga të majme, por vetëm për familjarët e klanit udhëheqës – jo për aktivistin e ndershëm dhe qytetarin e sinqertë. Ata presin në listat e famshme prioritare të punësimeve. Rastet e nepotizmit dhe klientaliste flasin vetë, djali i deputetes Merita Kollçi…

Read More

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka postuar një sqarim në profilin e saj në ‘facebook’ përmes të cilit ka arsyetuar mungesën në protestën e organizuar kundër Gjykatës Speciale. Ajo ka përmendur deputetët që e kanë votuar Specialen, dhe sipas saj dikush nga ta sigurt do të ishte në protestë. “Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar”, shkruan ajo. Selimi tutje ka thënë se s’ka qenë e vetmja familjare që ka munguar në protestë. “Nuk isha une familjarja e vetme që…

Read More

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka publikuar një letër të hapur drejtuar dy rivalëve të tij në garë, Valbon Limani dhe Sebaedin Dauti, duke i ftuar në një takim miqësor para intensifikimit të fushatës zgjedhore. Në letrën e hapur, Ademi i ka uruar të dy kandidatët për kandidaturat e tyre dhe ka theksuar rëndësinë e zhvillimit të një fushate me dinjitet, respekt reciprok dhe kulturë demokratike. Ai ka propozuar që takimi të mbahet nesër, të dielën, në orën 10:00, në kafenenë “Minjon” pranë lumit, duke e cilësuar si një mundësi për të shkëmbyer…

Read More

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Besëlidhjes Fronti Kombëtar për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka publikuar një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku ka shpalosur katër prioritetet kryesore të fushatës së tij. I përgjigjur një qytetari që pyeti për tri problemet më urgjente që ai synon të trajtojë, Osmani tha se do të përmendë katër: “Në radhë të parë është kaosi urban, pastaj mungesa e parkingjeve, papastërtia dhe në fund – krimi i organizuar,” shprehet Osmani në video. Osmani theksoi se këto çështje janë ndër më shqetësueset për banorët e Çairit dhe do të jenë në fokus të platformës së tij…

Read More

Ardian Ramadani nga Kumanova, emërohet ambasador i Francophonia-s për Maqedoninë e Veriut Organizata “Francophonia”, si misionare dhe aktore e përkushtuar në komunitetin edukativo-arsimor dhe kulturor frëngjishtfolës, me seli në Nicë (Bregu i Azurit)- Francë, si dhe drejtori i saj,  Jan Librati, me ekipin e tij, që merren me aktivitete që kryesisht promovojnë Frankofoninë përmes edukimit dhe vlerave të solidaritetit, hapjes dhe ndërkulturalitetit, përmes frëngjishtes, si gjuhë e përbashkët, për të zbuluar dhe ndarë kulturat e botës, e kanë emëruar Ardian Ramadanin ambasador të kësaj organizate për Maqedoninë e Veriut. Frankofonia, si vendtubim i shumë shteteve frankofone, është një qendër për…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet të shpallë sot zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që nga pavarësia e vendit. Kështu fillojnë afatet për procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë më 2 nëntor. Në zgjedhjet lokale, qytetarët do të zgjedhin kryetarë bashkish dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Afati i fundit për dorëzimin e listave është jo më vonë se 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, që do të thotë se paraqitësit kanë afat deri më 15 shtator për…

Read More

Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë. Në Shkup, me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të bjerë në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Read More

Koalicioni VLEN ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Sebaedin Dautit për kryetar të Komunës së Gostivarit në zgjedhjet lokale të tetorit. Vendimi është publikuar pas një takimi të mbajtur në Gostivar, ku morën pjesë liderët e koalicionit dhe funksionarë të tjerë. Sipas VLEN, zgjedhja e Dautit reflekton kërkesën e qytetarëve dhe garancinë për fitoren në çdo lagje e cep të Gostivarit. Sebaedin Dauti, i lindur dhe rritur në Gostivar, ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë dhe sigurisë publike. Ai ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ka shërbyer si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Themelore të…

Read More