Autor: Suad Avdiu
Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka ndarë sot me krenari lajmin për emërimin e Doc. Dr. Spec. Mimoza Bafqari-Bakiji në një prej pozicioneve më të larta të mjekësisë në vend. Ajo është emëruar Drejtoreshë e Institutit të Biokimisë Klinike në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” në Shkup – një nga institucionet më prestigjioze në nivel kombëtar. “Një tjetër krenari nga Zhelina! Ngadalë por sigurt, Zhelina po i jep vendit emra të dijes, të përkushtimit dhe të suksesit”, ka shkruar Sejdiu në një njoftim publik. Duke e përshkruar si një “grua të dijes” dhe një “model për vajzat tona”, kryetari Sejdiu…
Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar me entuziazëm fillimin e ndërtimit të çerdhes së parë në fshatin Hasanbeg të komunës Gazi Babë, duke përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar për ndërtimin dhe adaptimin e objekteve për mbrojtje të fëmijëve dhe përkujdesje sociale me tetë komuna. “Si dikush që vjen nga kjo komunë dhe që e njeh mirë nevojën për investime të tilla, ndihem veçanërisht i gëzuar për këtë hap të rëndësishëm për familjet dhe fëmijët tanë”, tha Afrim Gashi, duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për komunitetin lokal. Ai shtoi: “Kur institucionet bashkëpunojnë, rezultatet nuk mungojnë. Urime për këtë arritje të madhe që…
Pas 26 vjetësh, doktori i njohur nga Mitrovica është kthyer në dy banesat e tij të uzurpuara nga një serb në veri të Mitrovicës. Në banesën e tij gjatë aksionit të policisë u gjetën edhe armë. Demiri në një rrëfim ekskluziv tregon për Tëvë1 se gjatë luftës ushtria serbe e largoi dhunshëm nga banesa, ndërkaq rrëfeu edhe momentin e trajtimit të Shaban Jasharit, babait të Adem Jasharit i cili ishte rrahur nga policia serbe. Rrugën këndej si i ri e frekuentoi për më shumë se 20 vite. Por, në vitin 1999, pjesëtarë të ushtrisë serbe, e larguan dhunshëm nga banesa…
Në Itali, anëtarët e parlamentit nga partia opozitare Lëvizja Pesë Yje (M5S) morën pjesë në një seancë parlamentare duke veshur ngjyrat e flamurit palestinez, raporton Anadolu. Të veshur me të kuqe, të zezë, të gjelbër dhe të bardhë, anëtarët e M5S, të ulur në formën e flamurit palestinez gjatë seancës në Dhomën e Përfaqësuesve, dhomën e ulët të parlamentit, përcollën mesazhin se flamuri palestinez është bërë flamuri universal i atyre që luftojnë për njerëzimin. Duke folur gjatë seancës parlamentare, deputeti i M5S, Riccardo Ricciardi, deklaroi se ata nuk e mbajnë në duar flamurin palestinez sepse e dinin se do t’u…
Kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi, mori pjesë në panel diskutimin për drejtësi dhe dije të organizuar nga Medreseja “Isa Beu” në Shkup, bashkë me kandidatin për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, zëvendësministrin e Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu, si dhe deputetin Bekim Sali. “Medreseja ‘Isa Beu’ sot është një histori suksesi”, theksoi Ibrahimi gjatë fjalës së tij përshëndetëse, ku pranoi edhe një mirënjohje nga drejtuesit e institucionit. Ai përmendi tre periudha të rëndësishme që kanë shënuar rrugëtimin e kësaj medreseje: “Momenti i parë është medreseja deri në periudhën e shkollimit të Azem…
Sot, në ambientet e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, u zhvillua një panel diskutimi solemn dhe emocionalisht i fuqishëm, i cili përjetësisht do të mbetet në kujtesën e arsimdashësve dhe të gjithë atyre që besojnë në drejtësinë institucionale dhe barazinë fetare e kombëtare në vend. Ky panel u mbajt në nder të miratimit historik nga Qeveria dhe Parlamentit të Ligjit për Medresenë, i cili pas 35 vitesh padrejtësi, më në fund i njeh Medresesë “Isa Beu” statusin e saj të merituar në sistemin shtetëror arsimor. Ky vendim rikthen dinjitetin e mohuar për dekada nxënësve dhe mësimdhënësve të këtij institucioni të…
Me ardhjen e e drejtori te ri Erdi Mehmeti ne kreun e Qendres per Pune Sociale ne Kumanove, dukshem eshte permiresuar jo vetem perfaqesimi i shqiptareve ne kete institucion, por eshte ngritur edhe nivelin profesional dhe i pergjegjesise. Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Kumanovë, ka realizuar 9 punësime të reja dhe 5 avancime në pozita, të gjitha me kuadër shqiptarë. Ky zhvillim shënon një përmirësim të dukshëm në përfaqësimin e shqiptarëve në sektorin e politikave sociale, duke garantuar më shumë ndjeshmëri, barazi dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njofton se do të ketë katër hyrje të ndryshme në parkingun e ri të Qendrës Klinike “Nënë Tereza”, domethënë, për pacientët onkologjikë hyrja do të jetë falas, për pacientët me referim hyrja do të jetë më e lirë, ndërsa për punonjësit do të ketë një çmim të tretë. Për qytetarët që vijnë për x arsye do të ketë një çmim tjetër i cili do të jetë më i shtrenjti. “Lista e çmimeve të parkingut nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë, duke filluar nga zero denarë deri te çmimet për qytetarët që nuk…
Nga VLEN thonë se vetëm sot, janë realizuar punësime dhe avancime të ndjeshme në tre institucione shtetërore, të gjitha me kuadër shqiptar. “15 punësime në Shtëpinë e Shëndetit Publik në Kumanovë, nën drejtimin e drejtorit Sedat Zulbeari, si pjesë e reformës për një shëndetësi gjithëpërfshirëse dhe më pranë qytetarëve; 9 punësime dhe 5 avancime në Qendrën për Punë Sociale në Kumanovë, ku drejtuesi Erdi Mehmeti po ndërton një administratë funksionale dhe të barabartë, që i shërben qytetarëve pa dallim, me përfaqësim të drejtë të shqiptarëve; 9 punësime të reja në Ministrinë për Çështje Europiane, të gjitha me kuadër shqiptar, falë…
Njëri nga ish-themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali Ahmeti, në fjalën e tij në protestën kundër padrejtësive në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së tha se janë në shesh për të kërkuar liri për çlirimtarët që po trajtohen padrejtësisht nga Gjykata Speciale. Ahmeti tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë, luftë për liri, luftë për çlirim nga pushtimi. “Që nga viti 1994, kur filloi të komunikojë veprimet e saj, ajo ka qenë e qartë për qëllimin e saj çlirimtar. UÇK-ja i është përmbajtur ligjeve ndërkombëtare të luftës, përfshirë Konventën e Gjenevës të vitit 1949. Ajo…
