Autor: Suad Avdiu
Ja njoftimi i familjarëve: Miq e familjarë, Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë, prof. Sabaudin Zhuta. Do ta kujtojmë me mall për momentet e bukura që na dhuroi, për forcën e përkushtimin e tij, dhe për dashurinë që pati për jetën. Kujtimin e krenarinë për të dhe veprat e tij, do t’i mbajmë në zemrat tona përgjithmonë. Varrimi do të bëhet të mërkurën, më 20 gusht, me drekë (ora 13.00) në varrezat e Veleshtës, Strugë. Për detajet rreth vizitave për ngushëllime do t’ju njoftojmë gjatë ditës. Familja Zhuta
Shumica e popullsisë në Zvicër (86 përqind) beson se njohja e disa gjuhëve kombëtare është e rëndësishme për kohezionin kombëtar. Pothuajse dy të tretat përdorin rregullisht disa gjuhë në jetën e përditshme. Megjithatë, shumëgjuhësia nuk kufizohet vetëm në gjuhët kombëtare; anglishtja është gjuha jo-kombëtare më e folur. Kjo tregohet nga rezultatet e fundit të Anketës mbi Gjuhën, Fenë dhe Kulturën të kryer nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), raporton SRF, transmeton albinfo.ch. 81 përqind e të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç flasin shumë gjuhë, krahasuar me vetëm 38 përqind të njerëzve mbi 65 vjeç. Për disa, shumëgjuhësia…
Në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, sot dhe nesër po zhvillohet regjistrimi i parë për pranimin në vitin e parë të studimeve universitare për vitin akademik 2025/2026. Sipas Konkursit të UKIM-it, në 23 fakultetet që janë pjesë e këtij universiteti, janë të lira gjithsej 9719 vende. Prej tyre, 4683 për studentë të rregullt në kuotën shtetërore, 4081 vende për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve dhe 955 për studentë me kohë të pjesshme. Ashtu si në vitet e kaluara, më së shumti vende të lira ka për regjistrim në programet e studimit në Fakultetin për Shkenca Informatike…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar për hapjen e masës së re nga Plani Operativ 2025, e cila synon krijimin e vendeve të reja pune përmes investimeve të gjelbra. “Kjo masë siguron më shumë punësime, e nxit konkurrueshmërinë e kompanive vendore dhe e përshpejton kalimin drejt ekonomisë së gjelbër”, shkruan Durmishi. Sipas tij, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të sektorit privat do të mund të aplikojnë për grante të pakthyeshme nga 250.000 deri në 750.000 denarë. Kushti kryesor është hapja e vendeve të reja pune dhe investimi në teknologji, produkte dhe procese…
Ish kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti vetë e pranoi dëmin që ia ka shkaktuar Komunës që e ka udhëhequr me vite ai personalisht dhe miku i tij, kryetari në largim. Ai me gojën e tij tha se Çairi sot është njëjtë siç ishte Shkupi pas tërmetit famëkeq dhe pranon se ka nevojë për një rindërtim dhe shpëtim. Kështu thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët, ndërsa kanë komentuar premtimin e Mexhitit që, së bashku me arkitektin nga Stambolli, do ta rindërtojnë Çairin. “Ky rindërtim nuk mund t’i besohet atij që e shkatërroi, e as ekspertëve që sjell ai,…
“Ndërmarrja ka angazhuar rreth 60 persona me kontrata në vepër, të cilët janë aktivistë partiakë. Për këta persona, pagesat bëhen rregullisht, edhe pse afërsisht 30 prej tyre nuk paraqiten fare në punë. Pra, ndërsa punëtorët e vërtetë nuk marrin sigurimet bazë, aktivistët partiakë shpërblehen për një punë që nuk e kryejnë aspak”, tha zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Hamit Hajrullahi Urim HASIPI Tetovë, 19 gusht – Bashkimi Demokratik për Integrim ka vazhduar me akuzat ndaj pushtetit lokal në Tetovë. Kësaj radhe, akuzat nga selia e integristëve kanë të bëjnë me kontratat afatshkurtra në prag të zgjedhjeve. Sipas BDI-së, edhe…
Një shtetas i Rumanisë është arrestuar pasi gjatë përpjekjes për të hyrë në vend përmes vendkalimit kufitar “Tabanoc”, tek ai është gjetur drogë, njoftuan sot nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Mbrëmë rreth orës 22 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, në hyrje të vendit, nënpunësit policorë e privuan nga liria A.O., i moshës 36 vjet nga Rumania. Gjatë verifikimit kufitar dhe konstrollit të automjetit të pasagjerëve “BMV” me regjistrim kombëtar rumun, me drejtues A.O., ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë”, sqaruan nga MPB-ja. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Ministria e Ekonomisë dhe Punës në RMV, përmes Agjencisë së Punësimit, shpalli thirrjen publike për masën “Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve të gjelbra”, e cila është pjesë e Planit Operativ për Programe dhe Masa Aktive për Punësim dhe Shërbime në Tregun e Punës për vitin 2025, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë. “Me këtë masë mundësohet përfshirja e 200 personave të papunë – kërkues aktivë të punës, të cilët do të punësohen në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme që do të investojnë në teknologji, produkte dhe procese të gjelbra. Mbështetja financiare…
Një rast i raportimit të dy të miturve si persona të zhdukur ka përfunduar me gjetjen dhe kthimin e tyre te familja në Prizren. Burime të Sinjalit brenda policisë bëjnë me dije se më 13 gusht 2025, rreth orës 23:00, D. H. kishte raportuar në polici se mbesa dhe nipi i tij, L.A. dhe M.A., ishin larguar nga shtëpia në fshatin Nashec në orët e mëngjesit dhe nuk kishin dhënë asnjë shenjë kontakti deri atë mbrëmje. Familja kishte bërë kërkime pa rezultat. Më 14 gusht, rreth orës 21:00, nëna e tyre, S. A, ka njoftuar policinë se fëmijët ishin kthyer…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka nis punën me arkitektin e njohur botëror, Michel Rojkind, ndërsa kanë shëtitur në Çarshinë e Shkupit, duke analizuar dhe diskutuar për, siç shkruan Osmani, vizionin e ardhshëm të territorit të Çairit. “Sot me Michel Rojkind, një nga arkitektët më të njohur në botë, shëtitëm nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit. E dëgjoja me vëmendje derisa i analizonte rrugët, hapësirën, njerëzit dhe e krijonte vizionin për Çairin. Në javët e kaluara, së bashku me të, punojmë mbi një vizion për rilindjen urbane të Çairit. Çairi më në fund…
