Autor: Suad Avdiu

Enti Shtetëror i Auditimit ka identifikuar dobësi në funksionimin e Regjistrit Qendror të Popullsisë (RQP), bazës së të dhënave të integruar me të dhëna personale të qytetarëve të Maqedonisë. Sipas raportit, vetëm 13.46% e institucioneve shtetërore të lidhura me Platformën e Ndërveprimit përdorin të dhëna nga regjistri, ndërsa midis kompanive private kjo përqindje është pothuajse tre herë më e lartë – 36.36%. Kjo tregon se pikërisht institucionet që kanë detyrimin më të madh për përdorim të azhurnuar dhe të sigurt të të dhënave personale përdorin më pak burimet e Regjistrit Qendror. Auditimi vëren gjithashtu se shkëmbimi i të dhënave nuk…

Read More

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,43% krahasuar me vendimin e datës 11.08.2025. Nga 19 gushti 2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve do të jenë: EUROSUPER BS-95 → 74,00 den/litër EUROSUPER BS-98 → 76,00 den/litër EURODIZEL BS (D-E V) → 67,50 den/litër Vaj për djegie Ekstra i Lehtë (EL-1) → 67,00 den/litër Mazut M-1 SU → 38,643 den/kg Në bazë të këtij vendimi: Çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i EURODIZEL (D-E-V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet…

Read More

VLEN akuzon BDI-në dhe aleatët e saj e kanë shndërruar politikën në një lojë logosh dhe ngjyrash. “Herë shpallen Front Evropian, herë Front Kombëtar, sot me emrin AKI, çdo ditë një identitet i ri, vetëm e vetëm për ta fshehur krizën e brendshme dhe dështimet 23-vjeçare. Ky është tregues i qartë i një partie që nuk e di kush është dhe ku po shkon. Një ditë ngjyra e gjelbër, ditën tjetër e kaltër, por në çdo rast, qytetarët i shohin të njëjtët njerëz, me të njëjtat dështime dhe me të njëjtin korrupsion. Ndërkohë, nga “Fronti” i tyre po largohen një…

Read More

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, në Zajaz të Kërçovës kanë gjetur armë dhe municione. Nga MPB thonë se kanë arrestuar dy persona. “Më 18.08.2025, rreth orës 23:10 në fshatin Zajaz të Kërçovës, policia arrestoi F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga Zajazi. Pas një denoncimi se Sh.Z. kishte kërcënuar bashkëshorten e tij, policët, me pëlqimin e tyre, hynë në shtëpinë e familjes dhe kryen bastisje. Gjatë kontrollit, tek Sh.Z. u gjetën fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa tek F.Z. u sekuestruan një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Të dy…

Read More

BDI akuzon koalicionin VLEN se e ka gënjyer opinionin në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Nga atje akuzojnë se VLEN në vend të integrimit të vendit në BE, në vend e sollën “botën serbe”. “Fillimisht premtuan se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para formimit të Qeverisë, do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese për të vijuar rrugën europiane. Gënjyen! Pastaj premtuan se në 100 ditët e para të Qeverisë do të ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen sërish! Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri! Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do…

Read More

Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon VLEN-in se kanë dështuar me ndryshimet kushtetuese, ndërsa rruga e vendit drejt BE-së është e bllokuar. “Subjektet politike të koalicionit VLEN, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, u zotuan se do të respektojnë ligjin dhe kushtetutshmërinë në Maqedoninë e Veriut, por njëkohësisht shpallën se kushtetuta aktuale është e mangët, e kufizuar dhe nuk i pasqyron realitetet politike, sociale e etnike të vendit. Premtuan se brenda gjashtë muajve të parë të qeverisjes do të nisin ndryshimet kushtetuese, për të ndërtuar një dokument të ri, më demokratik dhe modern, që do ta ridefinonte vendin…

Read More

Për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar “Jasen”, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup ende mbetet e mbyllur për çdo lloj të automjeteve, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Ndërkohë komunikacioni në rrugët tjera të vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. “Për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitarë Bogorodicë koha e pritjes është rreth 30 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM./Telegrafi/

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri 19, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 32 gradë celsius. Nga nesër pritet stabilizim i motit dhe me rritje të temperaturave./Telegrafi/

Read More

Një aksident komunikacioni me pasoja tragjike ndodhi sot rreth orës 13:00 në rrugën Manastir–Resnjë, pranë vendit të quajtur “Sleçishte”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Në aksident u përfshinë dy automjete pasagjerësh: një “Mercedes” me targa të huaja, i drejtuar nga një 52-vjeçar nga Manastiri me banim në Gjermani, dhe një “Opel” me targa të Ohrit, i cili transportonte dy persona 20-vjeçarë nga Ohri. Sipas MPB-së, 52-vjeçari nga Manastiri vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa një nga pasagjerët e “Opelit” ndërroi jetë më vonë në Spitalin Klinik të Manastirit nga plagët e marra.

Read More