Autor: Suad Avdiu
Në profilin e tij në Facebook, Izet Mexhiti ka bërë publik emrin e arkitektit të njohur nga Turqia, i cili do të jetë pjesë e rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve që tashmë po punojnë mbi konceptin e ri për zhvillimin urban të komunës së Çairit. Në videon e bisedës mes arkitektit të njohur dhe Izet Mexhitit, Bajram Vardar ndër të tjera tha: “Ngjashëm me Stambollin ose Bursën, sfidat janë të ngjashme edhe këtu në Çair. Ne kemi qenë edhe në Barcelonë, edhe ai qytet kaloi nëpër një proces rinovimi. Ne do të hartojmë Master Planin për Çairin, së bashku me…
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës një të mesditës së sotme, në autostradën Egnatia pranë Komotinisë në lindje të Greqisë me viktima 3 shtetas shqiptarë. Aksidenti ka ndodhur pasi një kamion është përplasur me dy makina pak para stacionit të Iasmës ku paguhen taksat e rrugës. Dy automjetet me pasagjerë kanë ulur shpejtësinë për shkak të radhës së krijuar, ndërsa kamioni nuk ka mundur të frenojë për arsye ende të panjohura dhe është përplasur me to. Shoferi i kamionit u dërgua gjithashtu në spital me lëndime të rënda, ndërsa automjeti i tretë mbante katër persona të tjerë, të cilët…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot mori pjesë në kremtimin qendror me rastin e Ditës së Armatës, që u mbajt në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip. Ngjarja ishte organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtatmadhëria e Armatës, të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe eprori i Shtatmadhërisë së Armatës, gjeneral major Sashko Lafçiski. Kremtimi qendror përfshinte programin solemn me pritjen zyrtare të kreut shtetëror, korit diplomatik, si dhe mysafirëve të tjerë të lartë. Me praninë e tij, Kryetari Gashi shprehu respekt për Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rolin e…
Bllokimi i integrimit evropian po merr dimensionin dhe karakterin e një rreziku serioz sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në, vlerësoi sot Presidentja dhe Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova. Në fjalimin e saj në ceremoninë qendrore me rastin e Ditës së Ushtrisë, 18 gusht, Siljanovska-Davkova deklaroi se natyra e luftës po ndryshon me shpejtësi, dhe gara galopante e armatimeve dikton investime më të mëdha në mbrojtje. Sipas saj, rëndësia e vetëmjaftueshmërisë nuk ka qenë kurrë më e madhe. “Në këtë stuhi, duhet të fillojmë sa më shpejt të jetë e mundur, siç kemi filluar…
Izet Mexhiti nga VLEN ka komentuar “ribrendimin” e Frontit Europian në Aleancën Kombëtare për Integrim. Sipas Mexhitit, kjo paraqet problemin që koalicioni opozitar ka me identitetin. “VLEN-i edhe para 1 viti ka qenë VLEN, edhe sot është VLEN, të tjerët pra i ndërrojnë emrat. Herë…nuk i mbaj mend më. Fronti Europian, Fronti Kombëtar, tash AKI, s’di…ata kanë problem me identitetin. Po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplasur keq dhe ju e shihni që është evidente që çdo ditë dikush largohet prej aty. U largua partia turke, e cila ka qenë parti serioze, me diku 20,000 banorë,…
Kryetari i komunitetit Bektashian në Maqedoninë e Veriut, Arben Sulejmani nga Teqeja Arabati Baba në Tetovë në një emision dokumentar të gatezetares Xhemazie Rizvani ka sqaruar se si Seresem Ali Dede vendosi të themeloj teqen në Tetovë. Rexhep Pasha ishte ai që i dhuroi Teqes rreth 1200 hekter tokë pasi ishte pronarë i një prone shumë të madhe dhe në këtë obor është edhe shtëpia e bijës së tij shtëpia e Fatimes, shkruan Top24 Sipas Sulejmanit, për shkak të sakrificës që u bë Tetovrët nuk patën mundësinë të kenë edhe një Sulltan. Ai u sakrifikua nga vet porosia e babait…
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 1,43% krahasuar me vendimin e datës 11.08.2025. Nga 19 gushti 2025, ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve do të jenë: EUROSUPER BS-95 → 74,00 den/litër EUROSUPER BS-98 → 76,00 den/litër EURODIZEL BS (D-E V) → 67,50 den/litër Vaj për djegie Ekstra i Lehtë (EL-1) → 67,00 den/litër Mazut M-1 SU → 38,643 den/kg Në bazë të këtij vendimi: Çmimi i EUROSUPER BS-95 dhe BS-98 ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i EURODIZEL (D-E-V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) ulet…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka prezantuar logon e re të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), me të cilën partia do të garojë në zgjedhjet e tetorit. Ahmeti theksoi se shqiptarët sot po përballen me një realitet të vështirë dhe me një qeveri që, sipas tij, nuk ka legjitimitet etnik shqiptar. Megjithatë, ai tha se destinacioni strategjik i BDI-së mbetet integrimi europian. “Sot më shumë se kurrë nevojitet bashkim mes shqiptarëve dhe të gjithë atyre që besojnë se në vendin tonë mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për fëmijët tanë. E ardhmja jonë është në familjen e…
Kandidatët e pavarur në zgjedhjet lokale do të mund të kandidojnë me vetëm dy nënshkrime nga zgjedhësit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi Rregulloren e re, pas dështimit të Kuvendit për të ndryshuar Kodin Zgjedhor lidhur me këtë çështje. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, megjithëse mendon se kandidatët e pavarur duhet të kenë të drejtë të paraqiten edhe pa nënshkrime, tha se do ta mbështesë rregulloren, duke theksuar se procesi zgjedhor nuk mund të vonohet apo të ndalet. Sipas anëtarit të KSHZ-së, Aleksandar Dashteski, nënshkrimet do të mblidhen në degët dhe zyrat rajonale të KSHZ-së, duke nisur 10 ditë pas…
Pas motit të keq që dje (e diel, 17 gusht) përfshiu Lubojnon e Resnjës duke shkaktuar dëme dhe përmbytje në rrugë e shtëpi, sot (e hënë, 18 gusht) pritet mot i ri i keq në disa pjesë të Republikës së Maqedonisë. Vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore e lagësht dhe jostabile, e lidhur me një front atmosferik nga veriu me ajër më të ftohtë në lartësi. Moti do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fortë në pjesën më të madhe të vendit. Lokalisht proceset atmosferike do të…
