Autor: Suad Avdiu
Pas skadimit të afatit ligjor për pagesën e avancimeve mujore për tatimin mbi fitimin dhe pagesën e pagave të korrikut me kontribute, është identifikuar një numër i konsiderueshëm detyrimesh të papaguara, njoftojnë nga Drejtori për të Ardhura Publike. Nga 2.129 tatimpagues, pagesa mujore paraprake për tatimin mbi fitimin për korrik 2025 nuk është bërë, ndërsa për 11.555 tatimpagues, pagesa e pagave bruto dhe kontributeve shoqërore për të njëjtin muaj nuk është regjistruar. Një pjesë e pagesave paraprake të papaguara mund të shlyhen duke kompensuar me kërkesat tatimore, por kjo nuk përjashton detyrimet ligjore dhe nevojën për t’i shërbyer ato brenda…
BDI akuzon koalicionin VLEN se në programin zgjedhor të vitit 2024 premtoi themelimin e Bankës shqiptare me kapital dominues shqiptar, si garanci për fuqizimin ekonomik të shqiptarëve dhe zhvillimin e barabartë rajonal. Mirëpo sot, thonë nga BDI, VLEN ka hapur dyert për penetrimin e “Botës Serbe” në sektorin bankar të Maqedonisë së Veriut përmes “Alta Bank”. “Ky nuk është investim i zakonshëm financiar, por projekt i drejtpërdrejtë politik dhe ekonomik i Beogradit për të marrë nën kontroll institucionet strategjike të vendit. Banka nuk është thjesht një kompani private, ajo është mekanizëm për ndikim politik, për pastrim kapitalesh dhe për krijimin…
VLEN akuzon BDI-në se prej kohësh nuk është më parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nën drejtimin e BDI-së, thonë nga atje, vendi u përmbyt nga kapitali i dyshimtë serb dhe malazez, duke i hapur rrugën ndikimit të rrezikshëm ekonomik dhe politik nga Beogradit Reagimi i plotë: BDI prej kohësh nuk është më parti që mbron interesat e shqiptarëve në Maqedoni. Nën drejtimin e saj, vendi u përmbyt nga kapitali i dyshimtë serb dhe malazez, duke i hapur rrugën ndikimit të rrezikshëm ekonomik dhe politik nga Beogradi. Në korrik të vitit 2021, pikërisht kur Bujar Osmani ishte…
Në zgjedhjet lokale të tetorit, Çairi do të përballet me dy vizione të ndryshme urbane. Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ka angazhuar arkitektin e njohur botëror Michel Rojkind, i cili synon të sjellë frymën e Nju Jorkut në Çair me projekte moderne dhe gjithëpërfshirëse. Nga ana tjetër, kandidati i koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, prezanton urbanistin turk me origjinë shqiptare Bajram Vardar, i cili ka punuar në Stamboll e Bursa, dhe që tashmë përgatit një Master Plan për Çairin sipas modeleve të qyteteve metropolitane. Votuesit e Çairit do të zgjedhin mes dy opsioneve – një vizion global që mbështetet në…
Regjistri i Automjeteve të Organeve Shtetërore, Organeve të Vetëqeverisjes Lokale, Ndërmarrjeve Publike ose Personave të tjerë juridikë që disponojnë me kapital shtetëror i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, brenda afatit të përcaktuar nga aktivitetet zgjedhore për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, regjistroi 1.916 automjete të raportuara nga institucione të shumta, megjithëse institucionet shtetërore disponojnë rreth 6.500 automjete. Organet shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike ose personat e tjerë juridikë që kanë kapital shtetëror ishin të detyruar të dorëzonin të dhëna mbi numrin, markën e automjetit, vitin e prodhimit, numrin e regjistrimit dhe gjendjen e drejtimit në KSHPK jo…
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, akuzon VLEN-in për politikat e saja ndaj mërgatës shqiptare dhe për mos zbatim të premtimeve të dhëna ndaj tyre. “Gjatë fushatave zgjedhore, VLEN i kushtoi rëndësi të veçantë mërgatës shqiptare, duke premtuar garantimin dhe lehtësimin e votimit të saj sipas modeleve evropiane, eliminimin e deputetëve të diasporës dhe përfshirjen e votuesve jo-rezidentë në listat e brendshme. Po ashtu, u premtua krijimi i Ministrisë së Diasporës me buxhet të veçantë, përfshirja e kuadrove nga mërgata në kabinetin qeveritar dhe në administratë, si dhe lehtësira tatimore e subvencione për kthimin e mërgimtarëve dhe hapjen e…
Të shtunën (23 gusht) do të fillojë kontrolli publik i Listës së Zgjedhësve për zgjedhjet lokale të planifikuara për 19 tetor. Kontrolli do të zgjasë 20 ditë, pra deri më 11 shtator në mesnatë. Deri më 3 tetor Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të nënshkruajë Listën e përfunduar Zgjedhore. Qytetarët duhet t’i paraqesin kërkesat e tyre për futjen, shtimin ose fshirjen e të dhënave në ekstraktet e Listës Zgjedhore që janë të hapura për kontroll publik me shkrim në departamentin rajonal të KSHZ-së ose në zyrën lokale në zonën e tyre të banimit, ose me email në KSHZ. Provat e…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Pasdite në pjesët juglindore do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga perëndimi. Temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 35 gradë. Në Shkup, do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të jetë 16 gradë, ndërsa maksimalja 34 gradë.
Edhe pse ende nuk ka hyrë në fuqi, leja elektronike evropiane për udhëtim ETIAS tashmë ka pësuar rritjen e parë të çmimit. Në vend të tarifës së mëparshme prej 7 eurosh, të gjithë udhëtarët nga vendet me regjim pa viza për në BE, përfshirë edhe qytetarët amerikanë, do të duhet të paguajnë 20 euro për autorizim nga fundi i vitit 2026 Bruksel, 19 gusht – Qytetarët e Maqedonisë që planifikojnë të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian së shpejti do të përballen me procedura të reja në kufi. Konkretisht, nga data 12 tetor 2025, Bashkimi Evropian do të fillojë me…
Sot, në Strugë, Lëvizja Arbëria shprehu përkrahjen e saj për kandidaturën e pavarur të z. Mendi Qyra, duke e cilësuar atë si një hap të qëlluar dhe të mirëpritur, jo vetëm nga qytetarët struganë, por edhe nga opinioni më i gjerë. Kandidatura e z. Mendi Qyra vendos një standard të ri në marrjen e përgjegjësive para qytetarëve. Deri më sot, shpesh janë paraqitur kandidatura të ndërtuara mbi inate, rivalitete apo interesa të ngushta personale. Ndryshe nga këto, kandidatura e z. Qyra simbolizon bashkimin e qytetarëve të Strugës për komunën e tyre, depolitizimin e institucioneve dhe zhbërjen e mentalitetit korruptiv.
