Autor: Suad Avdiu

Fillimisht premtuan se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, para formimit të Qeverisë, do të miratoheshin ndryshimet kushtetuese për të vijuar rrugën europiane. Gënjyen! Pastaj premtuan se në 100 ditët e para të Qeverisë do të ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen sërish! Më vonë premtuan se brenda tre muajve do ta realizonin këtë premtim. Gënjyen përsëri! Tre muajshin e zgjatën dhe premtuan se në gjashtëmujorin e parë të Qeverisë do ta ndryshonin Kushtetutën. Gënjyen si gjithmonë! Gjatë gjithë këtyre premtimeve përsërisnin se nëse nuk e ndryshonin Kushtetutën, do ta braktisnin Qeverinë. Gënjyen edhe këtu! Në vend të Bashkimit Europian, VLEN solli “Botën Serbe”…

Read More

Ndërtimi i Kampusit Universitar “Nënë Tereza” dhe parkingut nëntokësor në Sheshin Skënderbeu po bëhen realitet. Për këto projekte madhore janë siguruar 65 milionë euro nga buxheti shtetëror, ka njoftuar Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti. Sipas tij, realizimi i këtyre projekteve do të fillojë shumë shpejt. “Gjithçka është gati për nisjen e tyre. Këto investime do të sjellin përfitime afatgjata për studentët, qytetarët dhe zhvillimin ekonomik të Shkupit. Në këtë frymë, sot zhvillova një takim të rëndësishëm me ministrin e Transportit, Aleksandar Nikollovski, drejtorin e Inspektoratit të Ndërtimit dhe përfaqësues të Komunës së Çairit, ku u dakorduam për hapat konkretë që…

Read More

Qeveria ka konstatuar se vetëm një aktivitet nga gjithsej 24 masat dhe 56 aktivitetet e strategjisë për Transparencë të vitit 2023-2026 është realizuar nga qeveria e kaluar, andaj ka urdhëruar përgatitjen e ndryshimeve të planit aksional me afate të reja për realizimin e tyre. Zv.kryeministri Arben Fetai njofton se institucionet detyrohen të publikojnë, brenda 45 ditëve, të gjitha informacionet nga kërkesat e përgjigjura për qasje në informacione me karakter publik duke filluar nga 24 qershori 2024, organet e administratës shtetërore që nuk kanë ueb-faqe, t’i krijojnë ato brenda 90 ditëve si dhe ministritë dhe organet e tjera shtetërore të publikojnë…

Read More

Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kanë reaguar lidhur me vonesat në shpërndarjen e pagave, duke theksuar se tashmë kanë kaluar 19 ditë pa u paguar për punën e kryer. Në kërkesën e tyre drejtuar institucioneve përgjegjëse, ata kujtojnë se të premten e kaluar është marrë vendimi në parim për buxhetin e RTK-së, por procesi i transferimit të pagave ende nuk është finalizuar. “Jemi të detyruar t’ju drejtohemi me këtë kërkesë lidhur me procesin e transferimit të pagave për punëtorët e RTK-së. Kërkojmë të informohemi qartë deri ku ka shkuar procesi dhe sa kohë do të zgjasë kjo procedurë”,…

Read More

“Kisha kënaqësinë të realizoj një takim miqësor me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti. Takimi u nderua me praninë e z. Glauk Konjufca, znj. Albulena Haxhiu, si dhe z. Avni Dehari”, njoftoi kryeparlamentari Gashi, pasi realizoi vizitë zyrtare në Prishtinë. Në takim është diskutuar për zhvillimet politike në rajon, çështjet me interes të përbashkët dhe u theksuaa rëndësia e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet institucioneve të dy vendeve tona. “Gjithashtu, nënvizuam përkushtimin për avancimin e projekteve strategjike që i lidhin shtetet tona. E falënderova Kryeministrin Kurti për mikpritjen e ngrohtë dhe atmosferën konstruktive që e karakterizoi këtë takim”, shkruan…

Read More

Mjeku i njohur i zemrës Dr. Sashko Kedev në emisionin “Stadion” të Kanal 77 ka shpalosur një skandal të madh ku sipas tij në disa klinika private operohen pacient të cilët nuk kanë nevoj as për stend e lëre me për operacione por ata shkojnë në operacion pa asnjë nevojë. “Imagjinoni hapin krahërorin pa nevojë” tha dr. Kedev. Sipas tij, qëllimi i këtyre klinikave është ana materiale dhe për asnjë moment nuk jepet llogari për shëndetin e pacientëve dhe këtu mendoj se duhet të veproj ministria e shëndetësisë dhe fondi i sigurimit shëndetësor pasi ata i bëjnë pagesat. https://youtu.be/cDAnffDIbb4

Read More

Drejtoria e Doganave sekuestroi 78 kg duhan për nargjile me vlerë tregu prej 810.698 denarë. Ndaj një personi është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike Themelore kompetente për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale kontrabandë dhe pengim të personit zyrtar në kryerjen e një veprimi zyrtar. Sipas Drejtorisë së Doganave, rasti u zbulua në hyrje të vendit, në pikën kufitare Bllacë, gjatë kontrollit të një makine të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. “Personi, me qëllim që t’i shmangej ilegalisht kontrollit doganor, refuzoi ta ndalonte automjetin para doganierit dhe u drejtua me shpejtësi të…

Read More

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk arriti të sjellë udhëzimin e plotësimit të formularëve për listat e kandidatëve për këshilltarë komunal, shkruan Alsat. Ky udhëzim duhej të miratohet në bazë të vendimit të Qeverisë ku vet Qeveria ka përcaktuar numrin e këshilltarëve komunal, edhe pse kjo gjë është e rregulluar me nenin 34 nga ligji për vetëqeverisje lokale. Meqenëse Kushtetuesja abrogoi metodologjinë e regjistrimit, numri i këshilltarëve duhet të përcaktohet në bazë të numrit të përgjithshëm të banorëve, tha anëtarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu. “Mirëpo edhe vet qeveria nuk i ka ndarë qytetarët në rezident dhe jo rezident. Prandaj më duket…

Read More

Njoftimi i tij në facebook Sot, rastësisht u takova me disa punëtorë të NKP “Pisha” , edhe ate lirisht mund të themi me më meritorët, e cilët janë ata e dijmë të gjithë, grumbulluesit e mbeturinave. Puna e të cilave është e shenjtë dhe meriton respekt dhe vlerësim nga gjithësecili. I faleminderova për mundin dhe sakrificën që po japin në këto temperatura të larta. Andaj unë si Kryetar bashkë me Drejtoreshën, me përkushtimin më të madh angazhohemi në vazhdimësi që kjo ndërmarrje të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme, e cila para se gjithash nënkupton që këto punëtor…

Read More

VLEN njofton se janë ndarë 170 milionë denarë për subvencionimin e kondicionerë për familjet e cënueshme. “Përmes këtij programi, janë ndarë 170 milionë denarë në mbështetje të familjeve më të cenueshme, duke siguruar për to kondicionerë inverter me efikasitet të lartë energjetik A+. Kështu kanë thënë nga koalicioni VLEN, ndërsa e kanë quajtur një hap gjigant vendimin në fjalë. Ky nuk është një hap i zakonshëm. Ky është një hap gjigant drejt përmirësimit të kushteve të jetesës, sepse këto pajisje do të sigurojnë ngrohtësi në dimër dhe freski në verë, duke kursyer energji dhe duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit…

Read More