Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

18 Nëntor, 2026

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin e jurisprudencës

18 Nëntor, 2026

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

18 Nëntor, 2026

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

18 Nëntor, 2026

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Franca akuzon inteligjencën ushtarake ruse për sulme kibernetike

TV NewsBy TV News29 Prill, 2025 Botë Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Franca akuzoi të martën inteligjencën ushtarake ruse për një seri sulmesh kibernetike gjatë dekadës së fundit, përfshirë ndaj një organizate të përfshirë në Lojërat Olimpike Paris 2024 dhe ndaj fushatës së parë presidenciale të Emmanuel Macron në vitin 2017.

Që nga viti 2021, një degë e inteligjencës ushtarake ruse (GRU) e specializuar për sulme të tilla ka shënjestruar gjithashtu dhjetëra entitete franceze, përfshirë “sektorët e mbrojtjes, financave dhe ekonomisë”, tha Ministria e Jashtme franceze.

“Franca dënon me forcën më të madhe përdorimin nga ana e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë (GRU) të grupit të sulmit APT28, përgjegjës për disa sulme kibernetike ndaj interesave franceze”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

GRU-ja “ka kryer sulme kibernetike ndaj Francës prej vitesh duke përdorur një metodë të njohur si APT28”, tha ministri francez i transformimit digjital, Jean-Noel Barrot, në një mesazh në X, duke ia atribuar zyrtarisht për herë të parë këto sulme GRU-së.

APT28, i njohur gjithashtu si Fancy Bear, është përmendur në lidhje me dhjetëra sulme kibernetike globale, përfshirë zgjedhjet amerikane të vitit 2016, ku u akuzua se ndihmoi Donald Trumpin përmes rrjedhjes së email-eve të Partisë Demokratike dhe fushatës së Hillary Clintonit.

Grupi shënjestron llogari personale email-i për të marrë të dhëna dhe mesazhe ose për të pasur qasje në pajisje të tjera në një sistem.

Në vitin 2017, hakerët goditën fushatën e parë presidenciale të Macronit, duke rrjedhur mijëra dokumente vetëm 24 orë para votimit.

“Gjatë zgjedhjeve presidenciale, APT28 mori pjesë në një operacion masiv hakerimi” me qëllim “të mbjelljes së dyshimeve dhe ndikimit te opinioni publik”, tha Ministria e Jashtme franceze në një video të shpërndarë nga Barrot në X.

“Mijëra dokumente u vodhën dhe u shpërndanë me shpresën për të manipuluar votuesit, por manovra dështoi të ndikonte ndjeshëm në procesin zgjedhor”, vazhdoi të thuhet në video, duke iu referuar rrjedhjes së të dhënave në vitin 2017.

Macron fitoi lehtësisht zgjedhjet në raundin e dytë ndaj kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen. Zyrtarë francezë kanë paralajmëruar gjithashtu më parë për rrezikun e ndërhyrjeve në zgjedhjet e planifikuara për vitin 2027, kur Macron nuk mund të rikandidojë për shkak të kufizimeve të mandatit, dhe pritet që ekstremi i djathtë të jetë një konkurrent i fortë.

Videoja shtoi se entitetet në Francë të sulmuara që nga viti 2021 përfshijnë ato “që ndikojnë në jetën e përditshme të francezëve dhe përfshijnë shërbime publike, ndërmarrje private si dhe një organizatë sportive të përfshirë në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike 2024”.

Sipas Ministrisë së Jashtme, media është një nga shënjestrat e preferuara të hakerëve.

Në vitin 2015, APT28 – duke u shtirur si militantë të Shtetit Islamik – hakuan kanalin në gjuhën frënge të televizionit TV5 Monde “për të manipuluar opinionin publik” dhe “për të krijuar panik në Francë”, thuhet në deklaratë.

Franca ka qenë cak i shpeshtë i sulmeve terroriste gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në vitin 2015 kur u sulmuan salla e koncerteve Bataclan dhe stadiumi kombëtar.

Por, Franca nuk është caku i vetëm i APT28, pasi disa shërbime inteligjente ndërkombëtare, përfshirë autoritetet gjermane, paralajmëruan në shtator të vitit 2024 për sulme të Fancy Bear ndaj vendeve anëtare të NATO-s.

Grupi po “shënjestron partnerët tanë”, thuhet në videon e Ministrisë së Jashtme, duke shtuar se Ukraina ka qenë një nga “prioritetet” e grupit që kur Rusia nisi pushtimin në shkurt 2022.

“APT28 po përdoret gjithashtu për të ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj infrastrukturës ukrainase në kontekstin e luftës agresore të Rusisë ndaj Ukrainës”, tha Ministria e Jashtme.

Dhe Polonia, një aleat i fortë i Kievit, ka paralajmëruar muajt e fundit se Moska mund të përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për 18 maj përmes sulmeve kibernetike dhe dezinformimit.

Franca dhe Polonia do të nënshkruajnë një “traktat miqësie” më 9 maj, që përkon me një paradë të madhe në Moskë të drejtuar nga presidenti rus, Vladimir Putin, në të njëjtën ditë kur Rusia shënon fitoren në Luftën e Dytë Botërore.

“Bashkë me partnerët e saj, Franca është e vendosur të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të parandaluar sjelljen dashakeqe të Rusisë në hapësirën kibernetike, për ta penguar atë dhe për t’iu përgjigjur kur është e nevojshme,” tha Ministria e Jashtme./Radio Evropa e Lirë

Lexuar: 33

Lajme te ngjashme

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Lajmet e fundit

Europarlamenti kërkon shtrenjtimin e cigareve dhe kufizime të reja për alkoolin

18 Nëntor, 2026

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

18 Nëntor, 2026

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin e jurisprudencës

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.