Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

18 Nëntor, 2026

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më herët, jo nga viti 2026

18 Nëntor, 2026

Fshati ku jetojnë vetëm shqiptarë, por ku nuk lejohet të flitet shqip!

18 Nëntor, 2026

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026

Incident tronditës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

18 Nëntor, 2026

Shtabi për parandalim dhe Muftinia e Kumanovës mbajnë takim pune me imamët e Likovës dhe Kumanovës për festat e 22 dhe 28 Nëntorit

18 Nëntor, 2026

Mediat kroate tallen me Vuçiqin: Pas 20 vitesh pushtet, tani në opozitë! Nuk e ka lehtë…

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

Suad AvdiuBy Suad Avdiu18 Nëntor, 2026 Maqedoni Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, akuzoi Drejtorinë e të Ardhurave Publike për trajtim selektiv të qytetarëve që kanë punuar në bazat ushtarake në Irak dhe Afganistan, duke pretenduar se mbi 90 për qind e të prekurve janë shqiptarë. Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, hodhi poshtë akuzat, duke theksuar se ligji zbatohet njësoj për të gjithë dhe se institucionet kanë të drejtë të kërkojnë shlyerjen e detyrimeve tatimore të papaguara brenda afatit ligjor pesëvjeçar

Ersan PAJAZITI

Shkup, 18 nëntor – Tatimi i të ardhurave të qytetarëve që kanë punuar në bazat ushtarake amerikane dhe të NATO-s në Irak dhe Afganistan ka nxitur përplasje në Parlament ndërmjet deputetes së Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari, dhe ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska. Në qendër të debatit ishin vendimet tatimore të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, të cilat, sipas deputetes opozitare, po godasin financiarisht mijëra familje, kryesisht shqiptare. Ajdari ngriti dyshime se institucionet po zbatojnë standarde të dyfishta ndaj qytetarëve që kanë realizuar të ardhura jashtë vendit, ndërsa ministrja kundërshtoi pretendimet për diskriminim etnik dhe mbrojti ligjshmërinë e procedurave tatimore.

 AJDARI: MBI 90 PËR QIND E TË PREKURVE JANË SHQIPTARË

Deputetja e BDI-së deklaroi se qytetarët që kanë punuar në kushte të rrezikshme në Irak dhe Afganistan, pas shumë vitesh po përballen me detyrime të mëdha tatimore dhe kamata ndëshkuese. Sipas saj, paratë e fituara nga këta punëtorë janë investuar në patundshmëri, biznese dhe në zhvillimin ekonomik të rajoneve prej nga vijnë.

Ajo pretendoi se mbi 90 për qind e qytetarëve të prekur nga këto vendime janë nga Pollogu, Kumanova dhe Likova, duke ngritur dyshime për trajtim selektiv mbi baza etnike. “Kjo formë e goditjes retroaktive financiare ngjall dyshime të bazuara se institucionet shtetërore po përdorin mekanizma tatimorë në mënyrë selektive ndaj një komuniteti të caktuar etnik, duke penalizuar drejtpërdrejt familjet shqiptare dhe zhvillimin ekonomik të këtyre rajoneve”, deklaroi Ajdari.

Deputetja theksoi se shumë prej këtyre qytetarëve kanë qëndruar jashtë vendit më shumë se 183 ditë gjatë vitit, gjë që, sipas interpretimit të saj, duhet të merret parasysh gjatë përcaktimit të rezidencës tatimore dhe detyrimeve përkatëse.

Ajdari shkoi edhe më tej, duke pretenduar se përfaqësues të pushtetit kanë ndërmjetësuar për zgjidhjen e problemeve tatimore të një pjese të qytetarëve, por se nga këto ndërhyrje nuk kanë përfituar shqiptarët. “Sipas informacioneve që kemi marrë nga qytetarët e prekur, eksponentët e pushtetit kanë ndërmjetësuar dhe kanë gjetur zgjidhje për një pjesë të qytetarëve që kanë punuar jashtë vendit, mirëpo nga kjo zgjidhje nuk kanë përfituar qytetarët shqiptarë. Në këtë rast mendoj se kemi të bëjmë me diskriminim etnik”, tha Ajdari.

Ajo kërkoi nga ministrja të sqarojë nëse Qeveria do të ndërmarrë masa për anulimin e vendimeve tatimore, të cilat deputetja i cilësoi si të jashtëligjshme, duke përmendur edhe mundësinë e një amnistie fiskale.

 MINISTRJA: LIGJI LEJON KONTROLLIN PËR PESË VJET

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, hodhi poshtë pretendimet për tatim retroaktiv, duke sqaruar se legjislacioni u mundëson institucioneve të kontrollojnë dhe kërkojnë detyrimet e papaguara brenda një periudhe pesëvjeçare. “Kur bëhet fjalë për ligjet tatimore, nuk ka retroaktivitet. Ligji lejon të ktheheni pesë vjet pas. Këtu nuk bëhet fjalë për retroaktivitet, por për detyrimin që ai që nuk ka paguar tatim gjatë këtyre pesë viteve, ta paguajë atë”, deklaroi Dimitrieska-Koçoska.

Sipas saj, fakti që në të kaluarën mund të mos jenë kryer kontrolle nuk i liron qytetarët nga detyrimet e tyre ligjore.

Ministrja theksoi se DAP-i ka informuar vazhdimisht qytetarët për detyrimet që burojnë nga të ardhurat e realizuara jashtë vendit, ndërsa vendimet për kontrollet janë në kompetencë të administratës tatimore. “Pyetja është nëse është paguar tatimi apo nuk është paguar. Fakti që dikur nuk janë ndërmarrë kontrolle, ndërsa tani po ndërmerren, është vendim i personave që kanë punuar edhe në drejtoritë rajonale”, u shpreh ajo.

 “TATIMI NUK NJEH SHQIPTARË DHE MAQEDONAS”

Dimitrieska-Koçoska kundërshtoi ashpër edhe akuzat për selektivitet etnik, duke deklaruar se ndër qytetarët e parë që kishin reaguar ndaj detyrimeve tatimore ishin maqedonas nga Kumanova që kishin punuar në Afganistan. “Nuk e di pse edhe nga kjo temë përpiqeni të krijoni sërish tensione etnike, kur, për shembull, qytetarët e parë që reaguan ishin njerëz nga Kumanova që kishin punuar në Afganistan dhe ishin maqedonas. Maqedonasit ishin të parët që reaguan, jo shqiptarët”, deklaroi ministrja.

Ajo theksoi se përkatësia etnike nuk mund të jetë kriter për zbatimin e dispozitave tatimore. “Tatimi nuk njeh maqedonas apo shqiptarë. Ligji vlen njësoj për të gjithë. Tatimi nuk njeh maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë apo cilindo komunitet tjetër etnik. Të gjithë qytetarët janë të barabartë para dispozitave tatimore”, tha Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja i bëri thirrje deputetes që çështjet tatimore të mos ndërlidhen me përkatësinë etnike, duke këmbëngulur se institucionet veprojnë brenda afateve të përcaktuara me ligj.

Pavarësisht kundërshtimeve mes deputetes dhe ministres, gjatë debatit nuk u paraqitën të dhëna zyrtare të detajuara për numrin e qytetarëve të përfshirë në kontrollet tatimore, shpërndarjen e tyre sipas rajoneve apo përmasat e detyrimeve financiare. Çështja mbetet e hapur për mijëra qytetarë që kanë realizuar të ardhura nga puna jashtë vendit, ndërsa debati parlamentar ka nxjerrë në pah dallimet ndërmjet interpretimit të detyrimeve ligjore nga Qeveria dhe pretendimeve të opozitës për zbatim selektiv të tyre. (koha.mk)

Lexuar: 18

Lajme te ngjashme

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më herët, jo nga viti 2026

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

Incident tronditës në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup: Foshnjës dyditëshe i pritet një pjesë e gishtit me gërshërë!

Shtabi për parandalim dhe Muftinia e Kumanovës mbajnë takim pune me imamët e Likovës dhe Kumanovës për festat e 22 dhe 28 Nëntorit

Lajmet e fundit

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

18 Nëntor, 2026

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026

Vellkovski: Borxhi ndaj fondit të dytë pensional është shumë më herët, jo nga viti 2026

18 Nëntor, 2026

Fshati ku jetojnë vetëm shqiptarë, por ku nuk lejohet të flitet shqip!

18 Nëntor, 2026

Faton Ameti i BDI-së: Nuk marrë 180.000 denarë nga partija por më pak

18 Nëntor, 2026

E RËNDË: Specialja nuk e lejoi vëllain e Jakup Krasniqit ta takojë, ai shpërthen në lot

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.