Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

18 Nëntor, 2026

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin e jurisprudencës

18 Nëntor, 2026

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

18 Nëntor, 2026

Ligji për të gjithë, fatura për shqiptarët?

18 Nëntor, 2026

Projektligji i ri për automjetet në RMV! Gjobë prej 100 eurosh nëse keni ndryshuar numrin dhe nuk e lajmëroni

18 Nëntor, 2026

Tronditëse në Shkup: Dy burra, 47 dhe 62 vjeç, dyshohen për abuzim seksual ndaj një fëmije nën 15 vjeç

18 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 18 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Liderë shtetërorë dhe besimtarë mblidhen për varrimin e Papa Françeskut në Vatikan

TV NewsBy TV News26 Prill, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Më shumë se 50 liderë shtetesh janë mbledhur për varrimin shtetëror të Papa Françeskut në Vatikan të shtunën. Katolikët romakë po ia bëjnë nderimet e fundit një pape që ishte udhëheqës i përulur dhe mbrojtës i të varfërve, imigrantëve dhe njerëzve të tjerë të margjinalizuar.

Liderë nga më shumë se 150 vende të botës do t’u bashkohen turmave të besimtarëve mëngjesin e së shtunës për t’i dhënë lamtumirën e fundit papës në meshën e varrimit, që do të mbahet në sheshin e Shën Pjetrit me fillim në orën 10:00.

Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump – i cili është përplasur disa herë me Françeskun, veçanërisht për shkak të qëndrimeve të tyre të kundërta mbi imigracionin – do të marrë pjesë gjithashtu.

Po ashtu do të marrin pjesë edhe presidenti i vendit të lindjes së papës, Argjentinës, së bashku me krerët e shteteve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Ukrainës, Filipineve, Polonisë, Britanisë dhe Zelandës së Re.

Më shumë se dhjetëra anëtarë të familjeve mbretërore, përfshirë Princin William të Britanisë së Madhe, do të jenë gjithashtu të pranishëm, së bashku me rreth 224 kardinalë dhe 750 peshkopë dhe priftërinj.

Kina, e cila nuk ka marrëdhënie formale me Vatikanin, nuk do të dërgojë përfaqësues. Izraeli, i cili u zemërua nga kritikat e papës për sjelljen e tij në Gazë do ta dërgojë ambasadorin e tij në Vatikan.

Papa vdiq më 21 prill – të hënën e Pashkëve – në moshën 88-vjeçare, pas një sulmi në tru.

Vatikani njoftoi se rreth 250.000 njerëz kaluan pranë trupit të tij, i vendosur në një arkivol druri në Bazilikën e Shën Pjetrit gjatë tri ditëve para funeralit.

Disa nga ata që u radhitën për të parë kufomën e papës kujtuan një njeri të njohur për afërsinë e tij me njerëzit, shakatë dhe mbrojtjen e të pambrojturve.

Gjatë papatit të tij, Françesku, i cili u zgjodh për ta udhëhequr Kishën Katolike Romake me 1.4 miliardë anëtarë në vitin 2013, u përpoq të krijonte një kishë më mendjehapur. Ai shpesh advokonte për të varfrit dhe të margjinalizuarit, duke sfiduar vendet e pasura që t’i ndihmonin imigrantët dhe të merrnin masa kundër ndryshimeve klimatike./Radio Evropa e Lire

Lexuar: 21

Lajme te ngjashme

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

Tragjedi në Kroaci: Përplasen 4 automjete, 3 të vdekur dhe dy të lënduar!

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Lajmet e fundit

I dyshuari për vrasjen e sotme në Suharekë, raportohet se ishte dëbuar nga Zvicra pasi kishte vrarë gruan e tij

18 Nëntor, 2026

Nuk kanë të ndalur punimet në Çair, Izet Mexhiti asfalton rrugën “Dervish Hima”

18 Nëntor, 2026

Fundi i pikëpagesave rrugore në Maqedoni? Po përgatitet një sistem elektronik i pagesës sipas kilometrave të përshkuara

18 Nëntor, 2026

Goditje lojërave të fatit: Nga 1 janari ndalohen reklamat, shteti merr monopolin e lojërave online!

18 Nëntor, 2026

Kërkoi 500 euro ryshfet, i punësuari i Drejtorisë qeveritare përfundon në paraburgim

18 Nëntor, 2026

Agon Ferati takon studentët e UEJL-së, diskuton edhe për provimin e jurisprudencës

18 Nëntor, 2026

Alarm në Poloni: Rusia dyshohet se planifikoi sulm me shumë viktima për t’ia hedhur fajin Ukrainës!

18 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.