Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit

21 Prill, 2026

Kurti: Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat tona, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

21 Prill, 2026

Aliu: Arben Fetai nuk vjen në seancat qeveritare, kohën e fundit nuk kemi komunikim

21 Prill, 2026

VLEN, Ahmetit: Dështimi i 5 ministrave të Drejtësisë, nuk është vetëm dështim institucional po edhe tradhti politike

21 Prill, 2026

Maksuti, Siljanovskës: Nuk ka nevojë për komisione, vetëm duhet të harmonizohen ligjet

21 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

21 Prill, 2026

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete

20 Prill, 2026

Dugolli “godet” LDK-në: Refuzoi shtetin për interesa personale në moment kritik për Kosovën

20 Prill, 2026

Filipçe: Rruga e bllokuar evropiane është tradhtia më e madhe e së ardhmes së Maqedonisë

20 Prill, 2026

Dalin para gjykatës protestuesit e PD-së, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtarit

20 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 21 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Ukraina sanksionon firma kineze, i akuzon se ndihmuan Rusinë të prodhojë raketa

TV NewsBy TV News18 Prill, 2025 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ukraina ka vendosur sanksione ndaj tri kompanive kineze të premten, duke pretenduar se ato janë të përfshira në prodhimin e raketave të avancuara Iskander, një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Kinën se po e furnizon Rusinë me armë.

Ministria e Jashtme e Kinës i hodhi poshtë akuzat e Zelenskyt si të pabaza.

Derisa ka ruajtur lidhje të ngushta ekonomike me Rusinë gjatë luftës trivjeçare të Moskës në Ukrainë, Kina është përpjekur ta paraqesë veten si neutrale dhe e mohon çdo përfshirje në luftë.

Zyra e Zelenskyt publikoi të premten një listë të përditësuar të subjekteve të sanksionuara. Lista, që përfshin gjithashtu edhe kompani ruse, përmend Beijing Aviation And Aerospace Xianghui Technology Co. Ltd, Rui Jin Machinery Co. Ltd, dhe Zhongfu Shenying Carbon Fiber Xining Co. Ltd, të gjitha të përshkruara si të regjistruara në Kinë.

Zelensky tha se kompanitë kineze që janë goditur me sanksione janë përfshirë në prodhimin e raketave ruse Iskander. Rusia i përdor shumë këto raketa balistike me rreze të shkurtër në konflikt.

Të premten, Ukraina tha se raketat Iskander goditën qytetin Harkiv në veri të vendit, duke vrarë një person dhe duke plagosur mbi 100 të tjerë.

“Sot kemi zgjeruar sanksionet ukrainase ndaj afro njëqind subjekteve të tjera – persona fizikë dhe juridikë – shumica e të cilëve janë të përfshirë në prodhimin e raketave si Iskander që goditën Harkivin tonë”, tha Zelensky në X.

“Shumë nga këto subjekte janë ruse, por për fat të keq, disa janë edhe nga Kina”, shtoi ai.

Sanksionet ua ndalojnë kompanive të bërit biznes në Ukrainë dhe i ngrijnë asetet e tyre atje.

Në vitin 2021, Ukraina eksportoi mallra në vlerë prej 8 miliardë dollarësh në Kinë, kryesisht lëndë të para dhe produkte bujqësore, ndërsa importoi nga Kina mallra me vlerë pak më pak se 11 miliardë dollarë, kryesisht produkte të përpunuara, sipas Qeverisë ukrainase.

Të enjten, Zelensky u tha gazetarëve në Kiev se Qeveria e tij kishte prova se firmat kineze po furnizonin me artileri dhe barut Rusinë, dhe se entitete kineze po prodhonin disa armë në territorin rus.

Ai nuk ofroi asnjë provë për këtë pohim.

Lexuar: 220

Lajme te ngjashme

BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

Trumpi: Iranianët luajtën një lojë të vogël, por bisedime shumë të mira janë duke u zhvilluar

Çmimi i naftës dhe lufta – 50 miliardë dollarë humbje në 49 ditë

Trump shpalli “fitore të plotë”

Lajmet e fundit

Kryeministri Edi Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në Forumin Ekonomik të Delfit

21 Prill, 2026

Kurti: Abdixhiku i refuzoi të gjitha ofertat tona, Kosova po shkon drejt zgjedhjeve

21 Prill, 2026

Aliu: Arben Fetai nuk vjen në seancat qeveritare, kohën e fundit nuk kemi komunikim

21 Prill, 2026

VLEN, Ahmetit: Dështimi i 5 ministrave të Drejtësisë, nuk është vetëm dështim institucional po edhe tradhti politike

21 Prill, 2026

Maksuti, Siljanovskës: Nuk ka nevojë për komisione, vetëm duhet të harmonizohen ligjet

21 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

21 Prill, 2026

Ministri Hoxha takon Komisioneren Kos: Perspektiva evropiane e Shqipërisë e ndërtuar mbi rezultate konkrete

20 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.