Përfaqësues të Qeverisë bjelloruse në ekzil, respektivisht Kabineti i Bashkuar i Përkohshëm i Bjellorusisë siç quhet zyrtarisht, formacion ky i opozitës demokratike bjelloruse e cila vepron në ekzil kryesisht në Lituani, ka vizituar Republikën e Kosovës.
Kjo bëhet e ditur nga një postim në rrjetin social X nga Franak Viaçorka, këshilltar i parë politik i lideres së Bjellorusisë demokratike Sviatlana Tsikhanouskaya.
Ai ka shkruar se fokusi i bisedës me përfaqësuesit e Presidencës dhe MPJD-së ishte bashkëpunimi në disa fusha.
‘’Në fokus të bisedimeve ishin mbështetja për gazetarët dhe sipërmarrësit bjellorusë, bashkëpunimi ndërkombëtar, trajnimet për deminim, si dhe përvoja e Kosovës në prodhimin e dokumenteve për qytetarët – një model që mund të shërbejë për një Bjellorusi demokratike në të ardhmen’’, thuhet në postimin e Viaçorka.
Gjithashtu, bëhet e ditur se takime janë zhvilluar edhe me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Prishtinës.
First visit to Kosovo – thanks to the 🇽🇰 President’s Office for the warm reception! We met with @MFAKOSOVO, the Ministry of Internal Affairs, Chamber of Commerce, and Prishtina City Hall. Kosovo made a strong impression: determined, open, and all-in on Eurointegration.
We… pic.twitter.com/0an0eWT42h
— Franak Viačorka (@franakviacorka) April 16, 2025