Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

12 Maj, 2025

Lajmi i fundit: Taravari braktis VLEN!

12 Maj, 2025

GOOL: Egnatia kalon në avantazh ndaj Vllaznisë

12 Maj, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
  • Lajmi i fundit: Taravari braktis VLEN!
  • GOOL: Egnatia kalon në avantazh ndaj Vllaznisë
  • Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur
  • VLEN mbetet me 9 deputetë, ASH sonte braktis Qeverinë!
  • Sindikata e policisë protestoi për paga më të larta
  • FSHF habit të gjithë | Biletat e ndeshjes Shqipëri – Serbi do bëhen me përzgjedhje automatike
  • Likovë: Nesër fillon asfaltimi i rrugës në fshatin Sllupçan
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 13 Maj
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Macron: Bisedimet në Paris janë mundësi për “konvergjencë” të përpjekjeve për paqe në Ukrainë

17 Prill, 2025 Botë
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten se një takim në Paris me zyrtarë të lartë nga vendet kryesore evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina, është “mundësi shumë e rëndësishme për konvergjencë”.

Takimi i së enjtes vjen disa ditë pas bisedimeve të drejtpërdrejta midis Uashingtonit dhe Moskës, të cilat synojnë t’i japin fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.

Lufta në Ukrainë, të cilën Moska e nisi më 2022, është më e madhja në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Mendoj se të gjithë duan paqe, sigurisht, madje paqe të fortë dhe të qëndrueshme”, tha Macron në fillim të bisedimeve disaorëshe.

Kjo është hera e parë që zhvillohen takime ballë për ballë midis liderëve të lartë evropianë dhe ukrainas dhe të dërguarit të posaçëm amerikan, Steve Witkoff, pas takimit të tij më të fundit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, javën e kaluar.

Moska nuk ka pranuar ta nënshkruajë një marrëveshje të gjerë armëpushimi, e cila u propozua nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ukraina e ka pranuar atë tashmë.

Rusia ka thënë se çdo marrëveshje është e kushtëzuar me ndalimin e përpjekjeve për mobilizim nga Kievi, si dhe me ndërprerjen e furnizimit të Ukrainës me armë nga Perëndimi. Këto kërkesa janë hedhur poshtë nga Ukraina.

Megjithatë, Witkoff tha së fundmi për Fox News se beson që një marrëveshje për paqe është “duke ndodhur”.

Ai tha se ka dëgjuar “cilat janë kërkesat e Putinit për një paqe të përhershme këtu”, duke shtuar se bëhej fjalë “për të ashtuquajturat pesë territore”. Kjo i referohet pjesëve të Ukrainës të pushtuara pjesërisht nga Rusia.

Derisa bisedimet filluan, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se teksa Uashingtoni po punon për paqen, “nga evropianët ne shohim një përqendrim në vazhdimin e luftës”.

Ndërkohë, Rusia nuk i ka ndalur sulmet vdekjeprurëse me raketa mbi qytetet ukrainase ditët e fundit. Më 16 prill, një sulm me dronë rusë në qytetin Dnipro vrau të paktën pesë njerëz.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje pjesëmarrësve në bisedimet në Paris që të ushtrojnë trysni ndaj Rusisë për ta pranuar armëpushimin.

“Rusia e përdor çdo ditë dhe çdo natë për të vrarë. Ne duhet të ushtrojmë trysni mbi vrasësit… për ta përfunduar këtë luftë dhe për të garantuar paqe të qëndrueshme”, tha Zelensky në një postim në Telegram.

Përveç Witkoffit, në bisedime marrin pjesë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i dërguari i presidentit ukrainas, Andriy Yermak, këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Britanisë, Jonathan Powell, dhe Jens Ploetner, këshilltar i lartë i kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Para bisedimeve në Paris, analisti politik Anton Penkovsky tha për Current Time të Radios Evropa e Lirë se nuk priste vendime të mëdha.

“Mendoj se mund të presim disa çështje teknike, disa vendime lidhur me armëpushimet 30-ditor, që janë shpallur tashmë dhe që lidhen me Detin e Zi dhe infrastrukturën energjetike, të cilat nuk janë respektuar. Mendoj se mund të kemi lajme për zgjatjen e tyre”, tha ai.

Në prag të mbërritjes së Rubios të enjten, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se qëllimi i bisedimeve ishte “ta çojnë përpara synimin e presidentit Trump për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të ndalur gjakderdhjen”.

Yermak shkroi, pasi mbërriti në Paris: “po punojmë për çështje të rëndësishme për sigurinë e Ukrainës dhe të gjithë Evropës”.

Ndërsa Uashingtoni është përpjekur t’i shtyjë përpara bisedimet për armëpushim midis Kievit dhe Moskës, vendet evropiane janë fokusuar në mbështetjen e Ukrainës dhe në planifikimin e një misioni të mundshëm ushtarak për ta forcuar çfarëdo marrëveshje armëpushimi./Radio Evropa e Lirë

Lexuar: 57

Lajme të ngjashme

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Papa Leoni XIV bën thirrje për lirimin e gazetarëve të burgosur

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Politika e jashtme e Trumpit po përmbys rendin botëror, thotë ish-këshilltarja e tij

Polonia: Rusia e urdhëroi zjarrin e madh në qendrën tregtare në Varshavë

Përfundon një rund “i vështirë por i dobishëm” i bisedimeve bërthamore SHBA-Iran në Oman

showbiz

Fero zbulon një anë krejt tjetër në postimin e tij më të fundit

Showbiz 5 Maj, 2025

Fero, ish-reperi i njohur dhe tani praktikues i fesë islame, ka bërë një postim intriguese…

Transformimi i papritur që ka çmendur ndjekësit e saj

Showbiz 5 Maj, 2025

Është një nga emrat më të komentuar në rrjetet sociale dhe mediat rozë. Fjala është…

Trejsi provokon me foton më të fundit në bikini

Showbiz 5 Maj, 2025

Në një botë ku moda dhe bukuria janë më shumë se një thjeshtë art, Trejsi…

Kiara Tito reagon ndaj kritikëve pas fustanit të veçantë për ditëlindjen e vajzës

Showbiz 5 Maj, 2025

Moderatorja e njohur Kiara Tito ka bërë bujë në rrjetet sociale pas kritikave që mori…

Limi dhe Alba shpërthejnë me marrëdhënie live

Showbiz 4 Maj, 2025

Pamjet që kanë tronditur tregun mediatik janë tani të konfirmuara: merrni vesh detaje të reja…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.