Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit

TV NewsBy TV News11 Shkurt, 2025 Botë Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për furnizuesit kryesorë nga Kanadaja, Meksika, Brazili dhe vende të tjera, një vendim që mund të rrisë rrezikun e një lufte tregtare me shumë vende.

Presidenti Trump nënshkroi urdhërat ekzekutivë për rritjen e normës së tarifave ndaj importeve të aluminit nga 10% në 25%. Veprimi i tij rikthen në fuqi një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe ato të alumini që hynin në Shtetet e Bashkuara pa paguar asnjë taksë, bazuar në marrëveshjet ekzistuese dhe mijëra përjashtime ndaj produkteve të tjera.

Dekretet janë zgjatime të tarifave bazuar në ligjin e sigurisë kombëtare 232, të nënshkruar nga Presidenti të Trump në vitin 2018 për të mbrojtur prodhuesit e çelikut dhe aluminit. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se përjashtimet kishin dobësuar efektivitetin e këtyre masave.

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, por më vonë i hoqi taksat për disa partnerë tregtarë, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Brazilin.

Ish-presidenti Joe Biden më pas hoqi tarifat edhe për Britaninë, Japoninë dhe Bashkimin Evropian. Shfrytëzimi i kapaciteteve të çelikut në Shtetet e Bashkuara ka rënë në vitet e fundit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se tarifat e reja do të jenë një shtesë mbi detyrimet ekzistuese për çelikun dhe aluminin.

Presidenti Trump të hënën gjithashtu vendosi një standard të ri, që kërkon që importet e çelikut dhe aluminit të përpunohen në bazë të standarteve të Amerikës së Veriut para se të hyjnë në vend, për të shmangur hyrjen në Shtetet e Bashkuara të çelikut kinezë të përpunuar me standarte minimale.

Këshilltari i Presidentit Trump për tregtinë, Peter Navarro tha se masat do të ndihmonin prodhuesit amerikanë të çelikut dhe aluminit dhe do të mbështesin sigurinë ekonomike dhe kombëtare të Amerikës. “Tarifat e e reja të çelikut dhe aluminit do t’i japin fund importeve të cilësisë së ulët të këtyre produkteve, do të nxisin prodhimin vendas dhe do të sigurojnë industritë tona të çelikut dhe aluminit si shtylla të sigurisë ekonomike dhe kombëtare të Amerikës”, u tha ai gazetarëve. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Ka të bëjë me garancinë që Amerika nuk duhet të mbështetet kurrë te vendet e tjera për industri kritike si ajo e çelikut dhe aluminit.”

Presidenti Trump fillimisht paralajmëroi vendimin e tij për tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të dielën, duke shtuar se ai do të deklaronte tarifa të tjera reciproke më vonë gjatë javës ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara./VOA

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

Rrëzohet avioni ushtarak në Serbi, dyshohet se është luftarak i tipit MiG-29!

BE-ja godet Rusinë me sanksione të reja, 113 persona dhe kompani në listën e zezë – miraton afro 8 miliardë euro për Ukrainën

Kremlini u jep udhëzime deputetëve: Përgatituni për shpalljen e fitores në Ukrainë

Li Qiang u bën thirrje ASEAN-it të qëndrojnë të bashkuar e të mos e shpërqendrojnë fokusin

Lista Studentore publikon programin, Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë

Lajmet e fundit

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.