Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

17 Nëntor, 2026

Ankesë ndaj Spitalit të Kumanovës: gruaja shtatzënë në javën e 40-të pretendon se u përball me sjellje të papërshtatshme të mjekes

17 Nëntor, 2026

Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në Çair

17 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 17 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident në Gjermani

TV NewsBy TV News17 Nëntor, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përplasja e nëntë automjeteve ndodhi të dielën në rrugën B311, pranë qytetit Erbach. Dy të rinjtë nga Rahoveci humbën jetën në vendngjarje, ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë në spital.

Një aksident i rëndë trafiku në Gjermani u ka marrë jetën tre personave, mes tyre edhe dy të rinjve shqiptarë nga Kosova, me prejardhje nga komuna e Rahovecit. Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së dielës, më 15 nëntor 2026, në rrugën B311, pranë qytetit Erbach, në qarkun Alb-Donau, raporton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të policisë gjermane, në aksident u përfshinë nëntë automjete, pas një përplasjeje fillestare ballore mes dy makinave. Dy drejtuesit e automjeteve, 18 dhe 19 vjeç, humbën jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer 26-vjeçar, i cili ishte dërguar në spital në gjendje kritike, ndërroi jetë disa orë më vonë.

Dy viktimat nga Kosova janë identifikuar si L.M. dhe B.Z., të cilët jetonin në Gjermani.

Në automjetin tjetër ndodheshin edhe dy persona të moshës 26-vjeçare, të cilët pësuan lëndime shumë të rënda. Ndërkohë, tre persona të tjerë mbetën të plagosur. Deri më tani nuk ka informacione të plota zyrtare për gjendjen shëndetësore të të gjithë të lënduarve.

Dyshimet e para për shkakun e aksidentit

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se drejtuesi 18-vjeçar humbi kontrollin e automjetit gjatë një manovre parakalimi, teksa po lëvizte me shpejtësi të lartë në segmentin rrugor ndërmjet Dellmensingenit dhe Donauriedenit, shkruan tutje albinfo.ch.

Automjeti doli nga kontrolli, u përplas me makina të tjera dhe më pas goditi ballazi një automjet që po vinte nga drejtimi i kundërt.

Përplasja ishte jashtëzakonisht e fuqishme, ndërsa automjeti i dyshuar si shkaktar i aksidentit u nda në disa pjesë. Në operacionin e shpëtimit u angazhuan forca të shumta policore dhe emergjencash, përfshirë edhe shërbimet e mbështetjes psikologjike.

Për shkak të aksidentit, rruga B311, ndërmjet Dellmensingenit dhe Donauriedenit, mbeti e bllokuar për më shumë se 20 orë.

Rrethanat e plota të aksidentit janë duke u hetuar nga autoritetet gjermane./Albinfo.ch

Lexuar: 81

Lajme te ngjashme

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

Thaçi pas dënimit prej 17 muajsh: Kjo është politikë, jo drejtësi

Kosovë/ Paralajmërohen protesta për ish-krerët e UÇK-së

Gjykata e Hagës e dënon për herë të dytë Hashim Thaçin, i shtohen edhe 17 muaj burg

51 organizata shqiptaro-amerikane letër Ramës dhe 246 institucioneve ndërkombëtare: Jepe dorëheqjen

Lajmet e fundit

Serbja që e dëgjoi “Oj Kosovo, Kosovo” live në Bruksel: Vargje simbolike – Kandiq i reagon: Këto na çuan te bombardimet, varrezat masive

17 Nëntor, 2026

“Fytyra Ozempik” tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim

17 Nëntor, 2026

Presidenti Xi Jinping takon homologun kilian

17 Nëntor, 2026

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

17 Nëntor, 2026

Diaspora shqiptare në Amerikë i shkruan letër Ramës: Jepe dorëheqjen!

17 Nëntor, 2026

Kandidati i BDI-së për kryeministër shqiptar lavdëron zgjidhjen e VLEN-it për provimin e jurisprudencës në shqip: Është një hap serioz dhe i rëndësishëm

17 Nëntor, 2026

Ahmeti: Sot para 32 vjetëve e emërtuam UÇK-në

17 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.