Autor: TV News

Barcelona po punon shumë për të zgjatur kontratën e Frenkie de Jong, i cili është në proces të ndërrimit të agjentit të tij. Kontrata aktuale e holandezit skadon saktësisht pas një viti. Si klubi ashtu edhe lojtari duan ta zgjasin kontratën, pavarësisht se kanë pasur mosmarrëveshje midis tyre në më shumë se një rast. Tani Barca dëshiron të përshpejtojë negociatat në ditët në vijim dhe të arrijë një marrëveshje përfundimtare së shpejti. Bisedimet vijnë mes spekulimeve se De Jong po e ndryshon agjentin e tij. Holandezi është grindur me Ali Dursun, i cili gjithashtu kishte një marrëdhënie të tensionuar me…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, nëpërmjet Zëdhënësit të tij, Stephane Dujarric, dënoi me forcë rifillimin e sulmeve nga rebelët Huthi kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, në veçanti sulmet midis 6 dhe 8 korrikut 2025. “Fundosja e anijeve të mallrave, MV Magic Seas dhe MV Eternity C, si dhe vdekja e të paktën katër anëtarëve të ekuipazhit, dhe zhdukja e dhjetëra të tjerëve, përbëjnë një ringjallje të rrezikshme të tensioneve në një rrugë kritike detare”, tha Dujarric, duke shtuar se “Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje rebelëve Huthi të përmbahen nga çdo veprim që do të pengonte…

Read More

Blaise Matuidi, një ish-lojtar i kombëtares franceze që e përfundoi karrierën e tij në vitin 2022, kujtoi kohën e tij te Juventusi , ku ndante dhomën e zhveshjes me Cristiano Ronaldon. “Cristiano ishte një profesionist mbresëlënës, i fiksuar pas punës. Një natë, u kthyem në orën dy të mëngjesit pas një ndeshjeje të Serie A për të marrë makinat… Ishim të rraskapitur, por ai shkoi te Benatia dhe e bindi të bashkohej me të në palestër për një stërvitje rikuperimi. Mendova se ishte i çmendur [qesh] . Ronaldo ishte i tillë: ai nuk ndalej kurrë. Ky është sekreti i suksesit…

Read More

Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit në Katar për një armëpushim të ri në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve janë në prag të dështimit, sipas zyrtarëve palestinezë. Një zyrtar i lartë i tha BBC-së se Izraeli kishte “fituar kohë” gjatë vizitës së kryeministrit Benjamin Netanyahu në Uashington këtë javë dhe e kishte bllokuar qëllimisht procesin duke dërguar një delegacion në Doha pa autoritet për të marrë vendime mbi pikat kryesore të marrëveshjes. Përpara se të largohej nga SHBA të enjten, Netanyahu u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje |brenda pak ditësh”. Ai tha se sipas marrëveshjes së…

Read More

Skuadra e PSG-së po vazhdon shkëlqimin e madh në futbollin ndërkombëtar. Kjo skuadër arriti finalen e madhe të Kupës së Botës, atje ku do të përballet me Chelsea, shkruan GazetaBlic Sport. Një tjetër sukses i madh, pas gjithë atyre të edicionit që shkoi, atje ku francezët, fituan gjithçka që ishte për tu fituar. Tifozët kanë arsye për festë dhe mbështetje, një gjë të tillë po e bëjnë maksimalisht në rrugët e New Yorkut. WE ARE PARIS 🔥❤️💙#FIFACWC pic.twitter.com/igeA9lfpRp — Paris Saint-Germain (@PSG_English) July 12, 2025

Read More

Ato janë me të vërtetë një nga torturat më të këqija të verës, veçanërisht për ata që shkojnë në plazh dhe për fëmijët që i shtojnë dhimbjet nga frika. Çfarë duhet të bëni kur një kandil deti na sulmon? Mos e fshini zonën e prekur me rërë, mos përdorni amoniak, qëndroni larg diellit. Por le të përpiqemi të kuptojmë dhe detajisht se si mund ta mbrojmë veten nga dëmtimet e këtyre kafshëve ujore, të ngjashme me polipet, të cilat në kontakt me lëkurën nuk shkaktojnë vetëm acarim, por edhe djegje shumë të fortë, pasuar nga kruajtjet. Për shkak të rritjes…

Read More

Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje të enjten Presidentit amerikan Donald Trump që të ruajë mbështetjen e SHBA-së ndaj Ukrainës dhe të veprojë për të siguruar sisteme të avancuara mbrojtjeje ajrore për Kievin, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Romë. “Qëndroni me ne dhe me evropianët”, tha Merz, duke theksuar nevojën për një rend politik të qëndrueshëm dhe për unitet në mbështetjen e Ukrainës në këtë moment historik. Ai nënvizoi rëndësinë e dërgimit të sistemeve amerikane Patriot, të cilat mund të mbrojnë Ukrainën nga raketat dhe dronët rusë, duke shtuar se qeveria gjermane është…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë Shërbimit të Provës, si pjesë e zbatimit të vendimit për lirimin e tij me kusht. Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Ledio Braho. Vendimi për lirimin me kusht u mor më 8 korrik nga Gjykata e Fierit, pasi Salianji kishte përfunduar 9 muaj e gjysmë të dënimit prej një viti burg, të dhënë në shtator të vitit 2024. Si Burgu i Fierit, ashtu edhe Shërbimi i Provës kishin dorëzuar raporte pozitive për sjelljen e tij gjatë vuajtjes së dënimit. Salianji ishte dënuar nga Gjykata e Apelit…

Read More

Izraeli beson se Irani mund të rikthejë uraniumin e pasuruar të “groposur” në njërin prej objekteve të goditura nga forcat amerikane në qershor. Shqetësimi u ngrit nga një zyrtar izraelit, raporton BBC. Duke folur për gazetarët amerikanë, zyrtari tha kryerja e pasurimit të uraniumit në Isfahan do të ishte jashtëzakonisht e vështirë dhe çdo përpjekje do të sillte sulme të reja izraelite. Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se sulmet ajrore dhe raketore të SHBA-së mbi Iranin në qershor shkatërruan objektet bërthamore të vendit, edhe pse disa agjenci të inteligjencës amerikane kanë mbajtur një qëndrim të kujdesshëm për këtë pjesë. Por,…

Read More

KF Ramiz Sadiku gupmosha 2012 është shapllur kampion i turneut Ndërkombëtar Iber Cup në Barcelonë, duke triumfuar mes shumë ekipeve të fuqishme nga e gjithë Evropa dhe bota. Një sukses i jashtëzakonshëm për futbollistët e rinj të kësaj skuadre, të cilët treguan karakter, disiplinë dhe cilësi të lartë gjatë gjithë turneut. Djelmoshat e rinj kosovar u përballen me dy ekipe nga Amerika, dy nga Portugalia, një nga Spanja, duke realizuar madje 23 gola dhe duke pranuar vetëm një.

Read More