Autor: TV News

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pasi Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dorëzoi armët. “”Plaga” 47-vjeçare e terrorizmit” po i afrohet fundit dhe po hapet një “faqe e re” në historinë e Turqisë”, tha ai. Erdogan foli në hapjen e takimit të 32-të të konsultimit dhe vlerësimit në një hotel në Ankara. “Turqia ka fituar. Secili prej 86 milionë qytetarëve tanë – turq, kurdë dhe arabë – ka fituar”, tha Erdogan një ditë pas ceremonisë së dorëzimit. Erdogan foli për popullin e etnisë kurde të cilët i quajti “vëllezër” të turqve, teksa tha se Ankaraja është e hapur…

Read More

Fermerët që tregtojnë produkte bujqësore dhe blegtorale duhet të japin edhe faturë të fiskalizuar në momentin e shitjes. Ministrat Anila Denaj dhe Petrit Malaj bënë thirrje për sensibilizim në ditët e fundit të fushatës ndërgjegjësuese për të formalizuar tregun dhe për të garantuar sigurinë ushqimore. “Ne gjurmojmë, nëse ekziston fatura fiskale, gjurmueshmëria bëhet më e lehtë. Krijon një qartësi për të gjithë konsumatorët që zinxhiri është i mbyllur në të gjithë hallkat e tij, nga momenti kur ju e merrni. Ministria e Financave, së bashku me Tatimet është e angazhur për të bërë verifikimin e faturave të blerjes, për të…

Read More

Alireza Faghani u zgjodh për të gjykuar finalen e Kupës së Botës për Klube të së dielës midis Chelseat dhe Paris Saint-Germain. Faghani, një 47-vjeçar i lindur në Iran, referoi në fitoren e Brazilit me penallti ndaj Gjermanisë në finalen e Lojërave Olimpike të futbollit për meshkuj në vitin 2016. Ai referoi poashtu në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube të këtij viti midis Miamit dhe Al Ahly, ndeshjen e fazës së grupeve të Bayern Munich kundër Boca Juniors dhe fitoren e Chelseat në çerekfinale ndaj Palmeiras. Ai gjithashtu ka arbitruar në Kupat e Botës 2018 dhe 2022.…

Read More

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski edhe sot ka dalë me akuza të rënda për Bullgarinë. “Bota dhe Europa e kanë parë se cili ka qenë qëllimi i politikanëve bullgarë. Qëllimi i politikanëve bullgarë në asgjë nuk dallon nga qëllimi që e ka udhëheqësia ruse në Ukrainë dhe ajo është përpjekja për asimilim të popullit maqedonas”, tha Mickoski nga Ohri. “Sa i përket kryetares së Qytetit të Shkupit, janë thënë shumë gjëra, nuk kam se çka të shtoj. Institucionet duhet të veprojnë”, u përgjigj shkurtimisht Mickoski.   Arsovska dje informoi se gjatë ekspertizës dhe kontrollit inspektues ndaj ndërtimeve pa leje në…

Read More

Ekipi i Kosovës tashmë ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të ballafaqohen në fazën çerekfinale të CS2. LDjelmoshat kosovarë do të kenë punë ndaj Lituanisë, të cilët siguruan kualifikimin tutje pasi triumfuan me rezultat 2-0 me ‘Map-a’ ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje luhet sot me fillim nga ora 14:30, atje ku pritet të ketë spektakël të jashtëzakonshëm. Rreth një orë para fillimit të kësaj përballje, një lojtar i skuadrës kundërshtare ka provokuar me postimin e tij, ku tha se do ta heshtin palestrën ‘1 Tetori’, me paraqitjen e tyre.

Read More

Dashi Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat, kjo do t’ju japë mundësinë që të arrini atë që doni. Demi Mos shkoni në drejtimin e gabuar sot. Nëse po nisni një lidhje të re, atëherë do të zbuloni disa gjëra që nuk i prisnit për partnerin/en. Është më mirë të tregoheni të sinqertë dhe të modifikoni mënyrën e lidhjes. Binjakët Do të shikoni në një mënyrë të re dikë pranë jush. Duhet thjesht që të riformuloni idetë për këtë person. Kjo do ju afrojë nga njëra anë, por nga tjetra…

Read More

Policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë nisur kontrollet në terren për  verifikimin e dokumentacionit të plazheve private. Gjatë kontrollit në një plazh përgjatë Lungomares janë vërejtur parregullsi në dokumentacionin për menaxhimin e plazhit, dhe sot në orët e para të mëngjesit, policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë hequr çadrat dhe shezlogët. Janë sekuestruar 40 çadra dhe 80 shezlongë, ndërkohë qe hapësira e plazhit rreth 500m2 do kthehet në plazh publik. Mësohet se nga ana e pronarit nuk ka pasur kundërshtime. Aksioni është përshëndetur nga kryeministri Rama. “Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer…

Read More

Fiorentina ka njoftuar zyrtarisht se Stefano Pioli është trajneri i ri i ekipit. Ai zëvendëson Raffaele Palladinon, i cili u largua në fund të sezonit. Për Piolin, kjo do të jetë periudha e tij e dytë në Firence, pasi ka qenë në krye të La Viola nga viti 2017 deri në vitin 2019 përpara se të merrte drejtimin e Milanit. 59-vjeçari, i cili për herë të fundit drejtoi ekipin saudit Al Nassr, ka një kontratë tre-vjeçare me Fiorentinën, e cila skadon më 30 qershor 2028. “Jam shumë i kënaqur me mbërritjen e Stefano Piolit. Që nga fjalët e para që…

Read More

Hetuesit kanë zbuluar një detaj të frikshëm gjatë hetimeve paraprake të rrëzimit të avionit Air India, i cili vrau 260 persona në qershor. Vetëm pak sekonda pas ngritjes, të dy çelësat e kontrollit të karburantit të Boeing 787 Dreamliner u fikën, duke i lënë motorët pa karburant dhe duke shkaktuar humbje totale të energjisë. Fikja e këtyre butonave është një veprim që bëhet zakonisht vetëm pas uljes.Lexo edhe :Related Posts Regjistrimi i zërit në kabinën e pilotit ka regjistruar njërin pilot duke pyetur tjetrin pse e bëri ndërprerjen. Piloti tjetër përgjigjet se nuk e bëri. Çelësat u rikthyen shpejt në…

Read More