Autor: TV News
Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën jetën të paktën 120 persona dhe mbi 170 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur. Vizita, e realizuar së bashku me bashkëshorten e tij Melania, vjen një javë pas fatkeqësisë natyrore, mes kritikave të ashpra ndaj autoriteteve vendore dhe federale për reagimin e vonuar dhe të mangët ndaj emergjencës. Trump ndodhet në kontenë Kerr – zona më e goditur nga përmbytjet, ku 96 nga viktimat janë raportuar, përfshirë 36 fëmijë. Sipas tij, qëllimi i vizitës është “të…
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro njoftoi se burokracitë për udhërrëfyesit turistikë janë lehtësuar, duke bërë të mundur që certifikatat e tyre për të ushtruar profesionin të jenë pa afat. “Nga dy, u bë në 5 vite afati i certifikatave të udhërrëfyesve dhe në këtë pikë ku flasim për industri, nuk ka kuptim që udhërrëfyesit t’i hyjnë burokracive për të rinovuar certifikatat. Nuk kanë më nevojë të rinovojnë periodikisht certifikatat. Kjo ka qenë një kërkesë e sektorit. Sot kurorëzojmë dhënien e 700 certifikatave pa afat që i keni merituar falë punës suaj”, tha ministrja Mirela Kumbaro. Në të gjithë vendin operojnë…
Flamurtari vijon përforcimet në prag të sezonit të ri futbollistik, ndërsa një tjetër futbollist i është bashkuar kuqezinjve. Këtë herë drejtuesit e klubit kanë udhëtuar deri në Spanjë për të gjetur një mesfushor, teksa gazetari i Euronews Albania, Enriko Gabaj mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Jose Rodriguez Martinez, i cili më herët ka mbajtur veshur fanellën e Real Madrid. 30-vjeçari ishte prej kohësh në survejim nga drejtuesit kuqezi, të cilët arritë ndhe akordin me lojtarin. Rodriguez ka një karrierë të pasur ku krahas Real Madrid, ka luajtur dhe për Deportivo La Coruna, Galatasaray, Mainz, Malaga, si dhe me skuadra…
Edhe të premten ka vazhduar seria e dështimeve të Kuvendit të Kosovës. Për të 45-tën herë nuk është konstatuar parlamenti pasi kryesuesi i seancës, Avni Dehari procedoi me skenarin e njëjtë të propozimit të formimit të komisionit për votimin e fshehtë. Njëkohësisht, ai u kërkoi partive të propozojnë anëtarët për këtë komision, kjo mundësi u shfrytëzua nga deputetët e opozitës për të paraqitur pakënaqësitë. Megjithatë, fjala e tyre ndërpritej nga kryesuesi i seancës. “Sot është hera e 45-të që e shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kjo është e papranueshme”, shprehet Abelard Tahiri – Deputet, PDK. “I nderuari kryesues, unë…
Departamenti i Shtetit po pushon nga puna 1353 persona, si pjesë e një riorganizimi dramatik të agjencisë. Masa përfshin 1107 nëpunës civilë dhe 246 diplomatë të Shërbimit të Jashtëm me detyra brenda Shteteve të Bashkuara. Sipas një njoftimi të brendshëm, diplomatët që preken nga vendimi do të vendosen menjëherë në leje administrative për 120 ditë leje kjo e paguar, ndërsa nëpunësit civilë do të përballen me një afat 60-ditor leje te paguar para largimit përfundimtar. “Në lidhje me riorganizimin e Departamentit të njoftuar për herë të parë nga Sekretari i Shtetit më 22 prill 2025, Departamenti po përmirëson operacionet e…
Organi mëi madh i futbollit evropian, UEFA ka vendosur ta përjashtoj Crystal Palace nga Europa League. Kjo pasi skuadra angleze nuk ka përmbushur obligimet dhe rregullat e UEFA-s, mbi pronësinë e klubit. Pronarët më të mëdhenj të Crystal Palace janë Eagle Football Holdings, një grup në pronësi të biznesmenit amerikan John Textor. Të njëjtit janë edhe proar të skuadrës franceze Lyon, të cilët do të garojnë në Europa League dhe nuk lejohen dy skuadra me pronar të njëjtë të luajnë në një kompeticion. Kështu UEFA ka vendosur që Crystal Palace të garoj në Conference League, derisa vendin e tyre në…
“Deri ditën e hënë uroj të jenë shkarkuar të gjithë drejtorët e Njësive Administrative në të gjithë Shqipërinë”. Ky ishte ultimatum i radhës i kryeministrit Edi Rama për kryetarët e bashkive, të bërë bashkë në Durrës, për menaxhimin e situatës vendore, ku kërkoi ndërmarrjen e reformave të reja. “Të ndërtojmë një sintezë të strukturave, më shumë shërbim për Bashkinë. Rregulla të reja për kantierët se janë bërë problem më vete për mbrojtjen e mjedisit apo shqetësimet që krijojnë përqark, kantier që zënë gjithë trotuaret etj. Po ashtu reform edhe me legalizimet për ti dhënë një goditje përfundimtare goditjeve pa leje”,…
Kanë dalë detaje të reja nga katastrofa e Air India, avionit të linjës ajrore me destinacion Anglinë që u rrëzua pesë minuta pas ngritjes nga qyteti indian i Ahmedabadit më 12 qershor, me 242 persona në bord, vazhdon. Wall Street Journal ka bërë publike disa nga detajet që kanë dalë nga hetimet. Gjetjet paraprake tregojnë se çelësat që kontrollonin rrjedhën e karburantit në dy motorët e avionit ishin fikur, qoftë qëllimisht apo aksidentalisht, është e paqartë. Pilotët përdorën çelësat për të ndezur, fikur ose rivendosur motorët e avionit në situata të caktuara emergjente. Qartësi të mëtejshme do të vijnë nga…
Kosova triumfoi ndaj Moldavisë në FIBA U16 EuroBasket 2025, Divizioni C, me rezultat 43:56 (9:13, 8:9, 17:21, 8:13). Kjo ishte fitorja e parë për vashat e Kosovës në këtë Evropian. Ndeshja nisi më mirë për vajzat e Kosovës, të cilat fituan dy çerekët e parë me rezultat 9:13 dhe 8:9, duke ndërtuar një epërsi të qëndrueshme. Në pjesën e dytë, Dardanet e reja vazhduan me ritëm të lartë, duke dominuar në mbrojtje dhe sulm. Ato fituan edhe çerekun e tretë dhe të katërt, duke siguruar fitoren me rezultat të përgjithshëm 43:56. Kjo ishte ndeshja e fundit në grupe për Kosovën,…
Kryebashkiaku Edi Rama pas apelit të bërë paradite për shkarkimin e drejtorëve dhe krerëve të njësive administrative, ju ka kërkuar pasdite në një takim në Durrës kryetarëve të bashkive që të shkarkojnë edhe nënkryetarët. Rama tha se është e nevojshme një rifreskim për të gjithë nënkryetarët e bashkive, të cilët sipas tij duken të përgjumur. “Meqë ra fjala dhe nënkryetarët është mirë të ndryshojnë sepse i shoh shumë të lodhur, shumë shumë të lodhur, i shoh të rraskapitur, se ju qeshni, qeshni se kuptoni se juve s’ndryshoni dot por edhe dy vjet keni, si të doni. I shoh shumë të…
