Autor: TV News
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një takim pune me të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, me qëllim diskutimin e një sërë çështjesh kyçe që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në fokus të takimit janë sfidat aktuale të qeverisjes vendore dhe identifikimi i zgjidhjeve konkrete në përputhje me prioritetet kombëtare dhe standardet europiane. Në qendër të diskutimeve janë: Paketa për zhvillimin e zonave malore Legalizimet dhe zgjidhja e çështjeve pronësore Ligji për bashkëpronësinë dhe zbatimi i tij në praktikë Roli i pushtetit vendor në procesin e integrimit në BE Bujqësia dhe mbështetja për fermerët Takimi…
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbërriti sot në Korenë e Veriut për një vizitë zyrtare në vend, sipas agjencive ruse të lajmeve, ndërsa Moska dhe Pheniani kanë forcuar ndjeshëm bashkëpunimin e tyre , përfshirë bashkëpunimin ushtarak. Lavrov mbërriti në Wonsan, në bregdetin e Detit të Japonisë, ku një zonë turistike u përurua nga autoritetet e Koresë së Veriut në fund të qershorit, raportuan agjencitë shtetërore ruse TASS dhe Ria Novosti. Ministri i jashtëm rus ka planifikuar të zhvillojë bisedime me homologun e tij të Koresë së Veriut, Choe Son Hui. Kjo vizitë vjen një muaj e gjysmë pas asaj…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim pune me të gjithë kryetarët e bashkive të vendit, me qëllim diskutimin e një sërë çështjesh kyçe që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në fokus të takimit janë sfidat aktuale të qeverisjes vendore dhe identifikimi i zgjidhjeve konkrete në përputhje me prioritetet kombëtare dhe standardet europiane. Kreu i qeverisë tha se me rritjen e numrit të turistëve, kanë dalë në pah problematikat e pushtetit vendor. Gjithashtu një kritikë të drejtpërdrejtë e pati edhe për bashkinë e Vlorës dhe kryebashkiakun Ermal Dredha. Rama: Dobësia e pushtetit vendor ka…
Sulmuesi brazilian Rodrygo raportohet se ka vendosur se cili klub i Ligës Premier do të ishte destinacioni i tij i preferuar, nëse largohet nga Real Madridi gjatë verës. Që prej emërimit të Xabi Alonsos në krye të stolit madrilen në vend të Carlo Ancelottit, klubi ka përjetuar ndryshime të rëndësishme në përbërje dhe strategji. Vetëm disa ditë pas prezantimit, Alonso ka finalizuar transferimin e tre lojtarëve të rinj: Trent Alexander-Arnold nga Liverpool, Dean Huijsen nga Bournemouth dhe talenti Franco Mastantuono nga River Plate. Por përveç përforcimeve, Alonso po përgatit edhe largime. Një nga emrat që mund të largohet është pikërisht…
Ukraina tha të premten se dronët e saj goditën një fabrikë avionësh luftarakë në rajonin e Moskës dhe një fabrikë për prodhimin e raketave në rajonin e Tulës, duke shkaktuar shpërthime dhe zjarre në të dyja. Ushtria ukrainase tha në Telegram se fabrika e aviacionit në qytetin Lukhovitsi, rreth 135 km në juglindje të Moskës, prodhonte avionë luftarakë MiG. Fabrika tjetër është Byroja e Projektimit të Instrumenteve, e specializuar në prodhimin e raketave kundërajrore dhe sistemeve të kombinuara raketë-armë. “Forcat e mbrojtjes po vazhdojnë t’i marrin të gjitha masat për ta minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të pushtuesve rusë dhe…
Aksioni i ditëve të fundit në Theth për shembjen e ndërtimeve pa leje ka qenë kryefjalë e mediave. Aksioni për shembjen e 11 kabinave të ndërtuara pa leje pranë Kishës ikonë të fshatit turistik dhe më pas edhe e 40 objekteve të tjera të ndërtuara pa lejë, nisi pas një denoncimi publik të kryeministrit Edi Rama dhe kritikave të kreut të qeverisë ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli për mos fillim të hetimeve. Por pse pikërisht ky aksion tani? Kreu i qeverisë, gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit sqaroi se kjo është një betejë e përditshme, por nëse një hallkë…
Carlos Alcaraz është finalisti i parë i Grand Slamit të Tenisit, Wimbledon për këtë sezon. Alcaraz në gjysëmfinale mposhti tenistin amerikan, Taylor Fritz, me rezultat 3-1 në sete (6-4, 5-7, 6-3, dhe 7-6). Alcaraz në do të kërkoj trofeun e tretë të këtij Grand Slami radhazi, pasi u shpall Kampion i Wimbledon edhe në vitin 2023 dhe 2024. Në finale spanjolli e pret fituesin e përballjes, Jannik Sinner kundër Novak Djokovic.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Teksas pas përmbytjeve katastrofike të fundjavës së kaluar, që lanë të vdekur 120 persona dhe lënë ende 161 të tjerë të zhdukur. Vizita e tij, së bashku me Zonën e Parë Melania, do të përfshijë takime me ekipet e ndihmës së shpejtë dhe familjet në Kerrville, ndërsa plani i tyre për ditën parashikon mbështetje dhe vlerësime të situatës. Kjo vizitë vjen ndërsa shtohen pyetjet mbi reagimin e autoriteteve ndaj stuhisë vdekjeprurëse, e cila përfshiu Teksasin qendror. Reshjet e shiut të dendura dhe nivelet e larta të lumenjve shkaktuan përmbytje masive, duke shkatërruar…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përkujtoi sot 30-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke e cilësuar atë si masakrën më të rëndë që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore. Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, Presidenti Begaj nënvizon se mbi 8 000 boshnjakë u masakruan nga ushtria serbe dhe mijëra të tjerë u dëbuan nga shtëpitë e tyre.Lexo edhe :Related Posts “Jemi pranë familjeve që vijojnë të mbajnë dhembjen e thellë për njerëzit e tyre të dashur, viktima të këtij gjenocidi,” shkruan…
Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca, ka konfirmuar transferimin e Noni Madueke te Arsenali. “Nëse një lojtar dëshiron të largohet, në fund të fundit është e vështirë për klubin dhe trajnerin ta mbajnë atë. Po, Noni vendosi të largohet”, ka deklaruar trajneri italian. Trajneri italian theksoi se askush nuk e ka detyruar Madueken të largohet. “Nuk i është thënë Nonit që duhet të largohet. Ishte vendimi i tij personal. Nëse ai është i lumtur, ne jemi të lumtur”, shtoi Maresca. Ky transferim vjen pas disa spekulimeve rreth të ardhmes së lojtarit 23-vjeçar, i cili duket se ka zgjedhur të bashkohet me…
