Autor: TV News

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht si një shtet i ri, por do të mbetet sërish pjesë e Republikës Franceze. Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri francez François Bayrou dhe zyrtarë të lartë në ceremoninë e hapjes së një samiti mbi Kaledoninë e Re në Paris më 2 korrik 2025. © Ludovic Marin, AFP Arritja e marrëveshjes u publikua sot (12 korrik) , pas përfundimit të bisedimeve 10-ditore në Paris, që synonin zgjidhjen e krizës politike dhe etnike në këtë territor të trazuar. Presidenti francez Emmanuel Macron…

Read More

Nesër zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Botës për Klube mes Chelseat dhe Paris Saint-Germain. Gjatë një interviste, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino e ka konsideruar këtë organizim si pozitiv dhe tejet fitimprurës. Ai thotë se ky është kompeticioni më i vlefshëm në futboll. “Kemi gjeneruar pothuajse 2 miliardë dollarë. Është tashmë kompeticioni më i vlefshëm i kupës në botë. “Finalja mes Chelseat dhe PSG-së do të jetë fantastike”, u shpreh Infantino Kujtojmë që fituesi i kupës merr 40 milionë dollarë, në total pothuajse 125 milionë dollarë.

Read More

Momenti i arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shenjuan jetën e bashkëshortes së tij, Anita Muçajt, që kujton mes emocionesh periudhën e vështirë. Në një intervistë ekskluzive në “S’e Luan Topi”, Anita kujtoi se e mësoi lajmin për dorëheqjen e Haradinajt nga drejtimi i qeverisë, përmes televizionit. “Duke u marrë me djalin, nuk i kisha ndjekur lajmet dhe e kisha lënë me një shoqe për të dalë për drekë. Ndërkohë, shoh në televizor që Ramushi dha dorëheqjen. Nuk e besova, mora producentin e lajmeve ku punoja, i thashë a jam unë sonte në lajme. Më tha ‘në orar…

Read More

Sllovakia po kërkon të arrijë një marrëveshje me partnerët evropianë në lidhje me furnizimet me gaz rus deri të martën, në mënyrë që të miratojë një paketë të re sanksionesh të BE-së ndaj Rusisë, tha të shtunën kryeministri Robert Fico. Ai u tha gazetarëve në Bratislavë se dëshiron “ta zgjidhë këtë deri të martën, sepse tensionet po rriten nga të gjitha anët”. Deri më tani, Sllovakia ka ruajtur veton e saj në paketën e 18-të të sanksioneve që do të zbatohet në përgjigje të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Bratislava e ka bllokuar paketën për shkak të shqetësimeve…

Read More

Ekipi i Kosovës në CS2 ka pësuar humbje ndaj Lituanisë në fazën çerekfinale, duke mbyllur kështu rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian të eSports që po zhvillohet në Prishtinë. Lituanezët ia dolën që këtë seri ta mbyllin me rezultat 2-0 pas triumfit fillimisht në Anubis pastaj në Ancient. Pavarësisht atmosferës elektrizuese që mbizotëroi në palestrën ‘1 Tetori’, djelmoshat kosovarë nuk ia dolën që të avancojnë tutje. Megjithatë, duhet duartrokitur paraqitja e Kosovës deri në këtë fazë dhe ne u dëshirojmë suksese në karrierat e tyre respektive.

Read More

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ndaj krizës së re tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe fokus tek negociatat. Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e saj pas publikimit të letrës së Presidentit amerikan Donald Trump, ku shpallen tarifat 30% për produktet evropiane të importuara në SHBA, Meloni thekson nevojën për dialog të hapur dhe shmangie të përshkallëzimit të mëtejshëm. “Është jetike të mbetemi të përqendruar në negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara dhe të shmangim polarizimin e mëtejshëm,” thuhet në deklaratën zyrtare të Kryeministrisë italiane. Sipas raportimeve të agjencisë Reuters,…

Read More

Ekipi i Kosovës është gati për ndeshjen e fazës çerekfinale në CS2. Djelmoshat kosovarë do të kenë punë ndaj Lituanisë, të cilët siguruan kualifikimin tutje pasi triumfuan me rezultat 2-0 me ‘Map-a’ ndaj Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje ishte planiifkuar të luhet me fillim nga ora 14:30,  por për shkak të finales së femrave është shtyrë për në ora 15:45. /GazetaBlic Sport/

Read More

Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Dubrovnikut 2025, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, përcolli një mesazh të qartë dhe të vendosur: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit – ai është pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës. Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë – përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën – Ministri Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje – janë domosdoshmëri. “Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë është kontribuuese. Nuk presim, po…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur sot vendosjen e tarifave 30% për të gjitha importet nga Bashkimi Evropian dhe Meksika. Kjo tarifë hyn në fuqi më 1 gusht. Lajmi u bë publik sot përmes një serie postimesh në platformën Truth Social, duke shënuar një përshkallëzim të madh në luftën tregtare globale. Vendimi vjen pas dështimit të negociatave disa ditore me dy nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të SHBA-së. Tarifat e reja përfshijnë produkte kryesore evropiane si automjetet, makineritë, barnat farmaceutike dhe produktet bujqësore, duke kërcënuar ndjeshëm eksportet e BE-së drejt tregut amerikan. Brukseli ende nuk ka…

Read More

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka mund të jetë lëvizja e radhës e bujshme drejt Arabisë Saudite. Sipas “Foot Mercato”, reprezentuesi shqiptar i Zvicrës ka hyrë në ‘radarin’ e klubit Neom SC, skuadër kjo që sezonin e kaluar siguroi ngjitjen në Saudi Professional League. Skuadra saudite, e drejtuar nga Christophe Galtier, ka nisur një fushatë të fuqishme përforcimesh dhe ka siguruar tashmë firmat e Alexandre Lacazette dhe portierit Marcin Bulka. Emri i radhës në listën e dëshirave është pikërisht Xhaka. Madje, siç raportohet, Neom SC është duke përgatitur një superofertë për ish-futbollistin e Baselit, Borussia Monchengladbach dhe Arsenal. Burime pranë klubit raportojnë…

Read More