Autor: TV News

Prej kohësh, Bayern Munich është vënë në ndjekje të Nick Woltemade i cili është pjesë e Stuttgartit. Kampionët e Gjermanisë i kanë bërë ofertën e parë zyrtare ekipit tjetër të Bundesligës. Por siç raportojnë mediat gjermane, Stuttgarti e ka refuzuar ofertën e Bayern Munich për sulmuesin 23-vjeçar. Thuhet se bavarezët kishin paraqitur një ofertë 40+5 milionë euro për Woltemaden. Mesa duket, Stuttgarti dëshiron ta mbajë sulmuesin gjerman edhe sezonin e ardhshëm. Sezonin që lamë pas, Woltemade shënoi 12 gola në 28 paraqitje të kryera në Bundesligë.

Read More

Kreu i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirilo Budanov, zbuloi se Koreja e Veriut aktualisht furnizon deri në 40 përqind të municioneve të artilerisë ruse për luftën në Ukrainë. Në një intervistë me Bloomberg, Budanov tha se regjimi i Kim Jong-un dërgon jo vetëm predha, por edhe raketa balistike dhe sisteme të plota artilerie. Sipas tij, Rusia në këmbim dërgon para dhe teknologji të përparuar, duke e ndihmuar kështu Phenianin të lehtësojë izolimin e tij ndërkombëtar. “Këto janë armë të mira”, tha Budanov, duke zbuluar se deri në 60 përqind të humbjeve në njësitë e tij në tre muajt…

Read More

Një studim i Shkollës Mjekësore të Harvardit ka identifikuar 5 sportet më të mira për shëndetin. Këto stërvitje mund të bëjnë mrekulli për shëndetin, pasi ato ndihmojnë në kontrollin e peshës, përmirësojnë ekuilibrin, forcojnë kockat, mbrojnë kyçet dhe madje parandalojnë humbjen e kujtesës shkruajnë ata. Sasia e duhur e kohës për stërvitjet aerobike është 30 minuta në ditë, plus dy seanca me pesha në javë. Por cilat janë këto 5 sporte? Not dhe sporte ujore Nuk është çudi që noti është një nga sportet më të mira për shëndetin tuaj, falë lundrimit, rreziku i lëndimit është afër zeros dhe, nga…

Read More

Pas fitimit të titullit kampion, Napoli kërkon të jetë në garë edhe sezonin e ardhshëm me ekipet e tjera pretendente. Kampionët e Italisë janë në merkato për të përforcuar repartin ofensiv. Prej kohësh, Napoli vijon të ketë interes për Dan Ndoye të Bolognas. Megjithatë, për të arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit zviceran, napolitanët nuk do ta kenë të thjeshtë me kuqebultë. Siç raportojnë mediat italiane, kampionët e Italisë do të kërkojnë Federico Chiesan në rast se nuk arrihet Ndoye. Profili i sulmuesit italian pëlqehet edhe nga trajneri i Antonio Conte.

Read More

Rusia ka shënjestruar sërish të shtunën qytetet ukrainase me një valë sulmesh me dronë dhe raketa, duke lënë të vrarë të paktën dy persona dhe duke i plagosur 10 të tjerë, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas. Sulmet e reja ajrore kanë ardhur teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se do të bëjë një “deklaratë të madhe” për Rusinë më 14 korrik. Prej kur e ka nisur mandatin, Trump synon t’i japë fund luftës së nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022. Qytetet në perëndim të Ukrainës e kanë vuajtur më së shumti valën e sulmeve të 12…

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj vizitoi sot qytetin e Ohrit me ftesë të homologes së tij të Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova. Në takim u diskutua për bashkëpunimin bilateral, rajonal dhe integrimin europian. Me anë të një postimi në Facebook, Begaj thekson se zhvilllimi i projekteve të përbashkëta jo vetëm ekonomike dhe infrastrukturore, por edhe kulturore e sociale është i arritshëm dhe i mirëpritur. Sipas tij faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut është garanci për progresin e vazhdueshëm të marrëdhënieve med dy vendeve. Postimi i Begajt: Në Ohër për një vizitë njëditore, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova. Folëm për…

Read More

Futbollisti i njohur spanjoll, Santi Cazorla do të luajë sezonin e ardhshëm në La Liga. Cazorla ka vazhduar kontratën me klubin spanjoll, Real Oviedo deri në qershor të vitit 2026, shkruan Indeksonline 40-vjeçari ishte njeriu kyç që i ndihmoi skuadrës të futet në La Liga pas një kohe tejet të gjatë. Skuadra e Oviedos ndeshjen e parë të sezonit të ri 2025/26 e zhvillon më 15 gusht ndaj Villarrealit. 🚨🇪🇸 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Santi Cazorla (40) signs 1-year contract extension with Real Oviedo! ✅ He helped them reach promotion to La Liga for the first time in 24 years and Santi…

Read More

Irani ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), pavarësisht kufizimeve të vendosura nga parlamenti. Deklarata u bë të martën nga Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, i cili theksoi se qasja në disa objekte bërthamore të goditura nga sulme përbën një rrezik serioz sigurie, si për Iranin, ashtu edhe për inspektorët ndërkombëtarë. “Rreziku i shpërndarjes së materialeve radioaktive, por edhe rreziku i shpërthimit të municioneve të mbetura në objekte…, është serioz,” tha Araghchi për mediat shtetërore, duke vënë në dukje se siguria e inspektorëve të IAEA është një çështje që duhet trajtuar me kujdes. Sipas…

Read More

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan, ka mbërritur në Kosovë për vizitën e tij të parë, ku është pritur nga e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane, Anu Prattipati. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se kjo vizitë është pjesë e angazhimit për forcimin e marrëdhënieve dhe përpjekjeve për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. Gjatë qëndrimit të tij, Hanrahan do të zhvillojë takime dhe vizita për të thelluar prioritetet e SHBA-së për prosperitetin ekonomik.   Disa ditë më parë, ai pati një takim të ngjashëm me presidenten Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Ky është një hap i…

Read More

Kosova U20 shënoi fitore në ndeshjen e parë të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, me rezultat 71:64 (12:17, 24:15, 16:19, 19:13). Kosova U20 shënoi fitore në ndeshjen e parë të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B, me rezultat 71:64 (12:17, 24:15, 16:19, 19:13). Në periodën e tretë, suedezët u rikthyen sërish, duke e fituar atë me rezultat 16:19, por pas një loje shumë interesante, Dardanët e rinj e rikthyen epërsinë dhe siguruan fitoren me rezultat të përgjithshëm 71:64. Më të mirët për Kosovën ishin Orges Shatri me 20 pikë, Jon Ismajli me 14 pikë dhe Rron Dahsyla me 13 pikë.

Read More