Policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë nisur kontrollet në terren për verifikimin e dokumentacionit të plazheve private.
Gjatë kontrollit në një plazh përgjatë Lungomares janë vërejtur parregullsi në dokumentacionin për menaxhimin e plazhit, dhe sot në orët e para të mëngjesit, policia e rendit dhe ajo bashkiake kanë hequr çadrat dhe shezlogët.
Janë sekuestruar 40 çadra dhe 80 shezlongë, ndërkohë qe hapësira e plazhit rreth 500m2 do kthehet në plazh publik. Mësohet se nga ana e pronarit nuk ka pasur kundërshtime.
Aksioni është përshëndetur nga kryeministri Rama.
“Në Lungomaren e Vlorës një tjetër sipërfaqe plazhi publik i është rikthyer turistëve dhe qytetarëve, ndërkohë që i inkurajoj të gjithë profesionistët e Vlorës të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj përpjekjeje, duke u përfshirë në intervistat e punës”, shkruan kreu i qeverisë në Favebook.
/vizionplus.tv

