Autor: TV News

Yjet e Inter Miamit, Lionel Messi dhe Jordi Alba, janë pezulluar me nga një ndeshje nga Major League Soccer (MLS) për mungesën e tyre të paarsyeshme në All-Star Game, duke i përjashtuar kështu nga përballja e së shtunës më 26 korrik 2025 ndaj FC Cincinnati. “Jordi Alba dhe Lionel Messi nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e radhës të klubit të tyre ndaj FC Cincinnati për shkak të mungesës së tyre në All-Star Game të MLS këtë javë,” njoftoi liga të premten, duke cituar rregullat që e bëjnë një lojtar të papërshtatshëm për ndeshjen pasuese të klubit nëse…

Read More

“Katastrofa humanitare që po dëshmojmë në Gaza duhet të ndalet menjëherë”, thanë Franca, Britania dhe Gjermania në një deklaratë të përbashkët. Duke reaguar ndaj paralajmërimeve të OKB-së dhe organizatave joqeveritare për një rrezik kritik nga uria, tre vendet evropiane i bënë thirrje qeverisë izraelite “të heqë menjëherë kufizimet në shpërndarjen e ndihmës”. Franca, Britania dhe Gjermania gjithashtu i kujtuan Izraelit se “duhet të përmbushë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”. “Ka ardhur koha për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, shtuan ata, duke i nxitur “të gjitha palët” të ndalojnë luftimet dhe të arrijnë një marrëveshje të menjëhershme armëpushimi. Në deklaratën e tyre të përbashkët, ata…

Read More

Jasir Asani ka zhvilluar paraqitje tepër të mira me Gwangju në javët e fundit në Korenë e Jugut. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të realizojë 4 gola dhe dy asistime në 5 ndeshjet e fundit. Forma e mirë e ish-sulmuesit të Partizanit nuk ka kaluar pa u vënë re nga klubet që janë të interesuara për të. Siç ka bërë me dije “Transfermarkt”, sulmuesi i kombëtares shqiptare është pranë kalimit në kampionatin iranian. Esteghlal është i interesuar për të transferuar Jasir Asanin. Por deri më tani nuk ka asnjë negociatë konkrete mes klubit iranian dhe Gwangju. Në rast të…

Read More

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhjet komunale të së dielës, duke e shpallur vendin pionier të një modeli të ri të “demokracisë së drejtpërdrejtë popullore”. Opozita, e organizuar nën Platformën Demokratike, e udhëhequr nga Maria Corina Machado, ka bërë thirrje për abstenim nga kjo “farsë e re zgjedhore”, e cila vjen saktësisht një vit pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale. Duke përfituar nga bojkoti i opozitës, Maduro po përgatitet kështu të festojë një triumf, ndërsa njëkohësisht kërkon të fshijë kujtesën e asaj që ndodhi në muajt e fundit, kur Këshilli Kombëtar Zgjedhor e shpalli…

Read More

Ylli i Tottenhamit, Heung-min Son, mund të bëjë një transferim në MLS, njoftoi Fabrizio Romano. Los Angeles FC tashmë i ka bërë ofertën e parë Spurs për kapitenin e tyre të Koresë së Jugut. Vendimi do të merret nga Son. Ai do të flasë me trajnerin e ri Thomas Frank për të sqaruar të ardhmen e tij sa më shpejt të jetë e mundur. /GAzetaBlic Sport/

Read More

Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet edhe në përpjekjen e 52-të, një ditë para skadimit të afatit të vënë nga Gjykata Kushtetuese për finalizimin e procesit. Diplomatët perëndimorë shprehën shqetësim për krizën institucionale, teksa qytetarët gjithnjë e më shumë po humbin besimin për një marrëveshje midis partive. Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, iu ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të shfrytëzojnë orët e pakta që kanë mbetur para se të përfundojë afati prej 30 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese në qëllim të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Guerot ishte pjesë e grupit të ambasadorëve që sot shkuan…

Read More

Një operacion i madh policor ka nisur në një zonë pyjore të Cornwall, Anglinë Jugperëndimore, pas gjetjes së disa trupave të pajetë. Policia e Devonit dhe Cornwall është tashmë në vendngjarje, ndërsa ka mbështetje nga forcat speciale dhe ekipet mjeko-ligjore nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar. Hetimet janë fokusuar në pyllin Paramoor. Komisionerja e Policisë dhe Krimit, Alison Hernandez, konfirmoi se më shumë se një trup ishte gjetur në pyll, por nuk mundi të jepte një numër të saktë. “Ne kemi gjetur trupa të vdekur në pyll dhe po përpiqemi të përcaktojmë saktësisht se sa janë, kush janë dhe çfarë u ka ndodhur atyre”, tha ajo. Zhdukja…

Read More

Pas 36 orësh pasigurie, Barcelona njoftoi se tani është në një fluturim për në Japoni. Ndeshja e tyre parasezonale kundër Vissel Kobe do të zhvillohet sipas planit, përpara se Blaugranas të udhëtojnë për në Seul të Koresë së Jugut. Skuadra e tyre parasezonale është konfirmuar gjithashtu, me tre lojtarë që mungojnë në ekipin kombëtar. Inaki Peña është përfshirë, por Marc-Andre ter Stegen, i cili ka konfirmuar se do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, nuk do të udhëtojë me ekipin. Ndërkohë, Oriol Romeu dhe Pau Victor duhet të vendosin për të ardhmen e tyre, me Victor që po finalizon një transferim…

Read More

Izraeli pritet të lejojë së shpejti rifillimin e dërgesave ajrore të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ashtu siç ndodhi gjatë vitit të kaluar. Avionët lëshojnë ndihma humanitare në veri të Gazës Lajmi është konfirmuar nga Koordinatori i Aktiviteteve Qeveritare në Territore (COGAT), që vepron në kuadër të autoriteteve izraelite. Sipas COGAT, këto operacione humanitare do të zhvillohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Zyrtarët izraelitë kanë deklaruar se Jordania pritet të kryejë zbritjen e parë ajrore të ndihmave, ndoshta edhe gjatë ditës së sotme. Vitin…

Read More

E ardhmja e Ylber Ramadanit te Lecce raportohet se është vënë në pikëpyetje, pavarësisht se ai konsiderohet një prej lojtarëve kyç të skuadrës italiane. Sipas medieve italiane, Lecce po pret një ofertë të rëndësishme për mesfushorin shqiptar, i cili është në krye të listës së dëshirave të trajnerit të Al-Ain. Krerët e klubit arab e shohin Ramadanin lojtar ideal për skuadrën e tyre të cilin synojnë të blejnë gjatë kësaj verë. Megjithatë, një pengesë për transferimin reprezentuesit të Shqipërisë në Arabi është trajneri i Lecces, Eusebio Di Francesco, i cili nuk është në favor të shitjes së Ramadanit. Italiani ka…

Read More