Autor: TV News

Gjykata më e lartë e Francës ka anuluar urdhër-arrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, Bashar al-Assad, për sulmet kimike në vitin 2013. Sipas të përditshmes franceze Ouest France, Gjykata Franceze e Kasacionit ka vendosur të rrëzojë urdhërarrestin ndaj ish-udhëheqësit sirian, duke marrë parasysh se imuniteti i një kreu shteti nuk mund të hiqet në asnjë rrethanë. Në nëntor të vitit 2023, dy gjyqtarë hetues të Parisit lëshuan një urdhëarrest ndaj al-Assadit për bashkëpunim në krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte të lidhura me sulmet kimike në Adra, Duma dhe Gutën Lindore në gusht të vitit 2013, të cilat vranë mbi 1…

Read More

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka hedhur poshtë planin e Emmanuel Macron për të njohur Palestinën si shtet. Presidenti francez njoftoi ndryshimin e madh të politikës në një letër drejtuar presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe pritet të bëjë një njoftim zyrtar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, shkruan skynews.Macron tha se shpreson që plani do të sjellë paqe në rajon, por shkaktoi kritika të ashpra nga Izraeli dhe SHBA. “Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi,”, tha Trump. “Ai është një djalë shumë i mirë. Më pëlqen, por kjo deklaratë nuk ka peshë.” Ndryshe,…

Read More

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani tha të premten se Italia nuk është ende e përgatitur të njohë shtetin e Palestinës, pas njoftimit të fundit të Francës se do ta bënte këtë në shtator. Duke folur në një takim të këshillit kombëtar të partisë së tij të qendrës së djathtë Forza Italia (FI), Tajani përsëriti mbështetjen e Italisë për zgjidhjen me dy shtete, por theksoi se njohja duhet të jetë reciproke, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA. “Italia është në favor të zgjidhjes me dy popuj dhe dy shtete, por njohja e shtetit të ri palestinez duhet të ndodhë në…

Read More

Bayern Munich nuk e ka ndërmend të dorëzohet në garën për transferimin e Luis Diaz të Liverpoolit. Kampionët në fuqi të Gjermanisë i kanë dërguar ofertën e re klubit anglez në vlerë 67.5 milionë euro për Diaz. Sipas medieve gjermane dhe britanike, Liverpool nuk e ka refuzuar ofertën, duke qenë tashmë të informuar për dëshirën e lojtarit për t’u transferuar në Gjermani. Bisedimet mes dy klubeve janë në vijim, me optimizëm për arritjen e një marrëveshjeje. Diaz është prej kohësh në krye të listës së dëshirave të Bayern-it për këtë verë, por bavarezët kanë bërë të qartë se nuk do…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar përmes një mesazhi në rrjetin social X se do të takohet me presidentin e SHBA, Donald Trump në Skoci të dielën.     Von der Leyen tha se vendimi për një takim u mor pas një telefonate me udhëheqësin amerikan dhe se ata do të diskutonin “marrëdhëniet tregtare transatlantike”. Pjesën më të madhe të kësaj jave, zyrtarët e BE-së kanë qenë në Uashington, duke negociuar një marrëveshje të mundshme tregtare BE-SHBA. Raportet më herët gjatë javës treguan se një marrëveshje me një tarifë bazë prej 15% ishte afër. Megjithatë, Shtëpia…

Read More

Vedat Muriqi ka zgjatur kontratën me klubin e Mallorcas deri në vitin 2029, duke konfirmuar përkushtimin e tij afatgjatë ndaj klubit nga Ishujt Balearik. Sulmuesi kosovar mbërriti në Mallorca në janar të vitit 2022 si huazim, ku me 5 gola dhe 3 asistime ndihmoi skuadrën të sigurojë mbijetesën në La Liga. Pas suksesit në atë gjysmë-sezoni, klubi vendosi ta blejë përfundimisht gjatë verës së po atij viti. Me 118 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Mallorcas, Muriqi është shndërruar në një figurë kyçe për klubin. Në një intervistë për ‘El Larguero’, ai rrëfeu se gjatë huazimit nuk e kishte marrë…

Read More

Pothuajse një e treta e banorëve të Gazës “nuk po hanë për ditë të tëra”, tha agjencia për ndihmë ushqimore e Kombeve të Bashkuara, duke shtuar se kriza ka arritur “në nivele dëshpëruese”. Programi Botëror i Ushqimit më herët kishte paralajmëruar për një “rrezik kritik nga uria” në Gazën e shkatërruar nga lufta, ndërkaq po intensifikohen kritikat ndërkombëtare ndaj veprimeve të Izraelit. “Pothuajse një në tre persona nuk po hanë për ditë të tëra. Kequshqyerja është në rritje me 90.000 gra dhe fëmijë që kanë nevojë urgjente për trajtim”, tha Programi Botëror për Ushqim. Kjo agjenci tha se 470.000 persona…

Read More

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka folur për herë të parë mbi “divorcin” me bashkëshortin e saj Big Basta, gjatë kohës kur ai ndodhej në “Ferma VIP 2”. Në një rrëfim të sinqertë, ajo sqaroi në Living Room arsyet pse zgjodhi të mos reagojë ndaj zërave për divorc, duke theksuar se nuk donte ta largonte vëmendjen nga përfaqësimi i Big Bastës në spektakël dhe se prioritet i saj në atë kohë ishte djali i tyre. Vesa Luma: Nuk ka qenë hera e parë që kanë shkruar. Kanë shkruar disa herë, edhe kur kemi qenë në Zelandë.  Por këtë herë vendosa…

Read More

“Kam thënë se duhet të formohet organizata dhe se kjo nuk është organizatë balliste, por është Organizatë Nacional Demokratike Shqiptare, e cila ka për qëllim luftën kundër rendit ekzistues shoqëror në Jugosllavinë e sotme dhe në Shqipërinë e sotme, për krijimin e Shqipërisë etnike duke e bashkuar Kosovën në kufijtë e saj etnikë, që do t’i bashkoheshin Shqipërisë së tillë me rendin që do ta krijonim ne. Ndërrimin e rendit shtetëror e kemi planifikuar ta zbatojmë me intervenimin e fuqive të mëdha, të jashtme siç janë: Anglia dhe Amerika dhe me ndihmën e fuqive të armatosura, që…

Read More

Ursula von der Leyen dhe Donald Trump do të takohen në Skoci të dielën për të biseduar për një marrëveshje tregtare midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së, ndërsa afron afati i 1 gushtit  i vendosur nga presidenti amerikan, i cili ka kërcënuar të vendosë tarifa prej 30% për importet evropiane. Siç njoftoi vetë presidentja e Komisionit Evropian në platformën “X”, “pas një bisede të mirë telefonike me presidentin e SHBA-së, ramë dakord të takohemi të dielën në Skoci për të diskutuar marrëdhëniet tregtare transatlantike dhe se si mund t’i mbajmë ato të forta”. Following a good call with @POTUS, we have agreed to meet in Scotland on Sunday to…

Read More