Autor: TV News

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot, për herë të 52-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Megjithatë as amabasadorët nuk ua kanë ndryshuar vendimet partive, pasi për herë të 52-të ka dështuar seanca. Seanca vazhdon nesër në ora 14:00.

Read More

Mbi 100.000 persona kanë ikur nga luftimet kufitare më të përgjakshme mes Tajlandës dhe Kamboxhias në dekadë, ka thënë Bankoku të premten, përderisa rriten thirrjet ndërkombëtare për ndalje të armiqësive. Mospajtimet kufitare që një kohë kanë shpërthyer me luftime intensive me artileri, tanke dhe trupa ushtarake në fushëbetejë të enjten. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një takim urgjent për krizën më vonë gjatë së premtes. Ministria e Brendshme e Tajlandës ka thënë se mbi 100.000 njerëz nga katër provinca kufitare janë larguar në 300 zona të përkohshme strehimi, ndërsa numri i viktimave është rritur në…

Read More

Klubi holandez Ajax raportohet se ka refuzuar ofertën e parë të Chelseat për mbrojtësin 19-vjeçar Jorrel Hato. Klubi nga Amsterdami i ka kërkuar shumë më të lartë për yllin e tyre të ri. Sipas “ESPN”, Ajax e kupton dëshirën e Hatos për të bërë hapin e radhës në karrierë, por gjithashtu synon ta mbajë atë në skuadër për rikthimin në Ligën e Kampionëve, pas mungesës që nga edicioni 2022. Oferta e parë e Chelseat, e cila besohet të ketë qenë rreth 40 milionë euro, u refuzua menjëherë nga klubi holandez. ‘Blutë’ ndjekin precedentët financiarë të vendosur më parë, përfshirë transferimin…

Read More

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se ka nisur përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës. Sipas kreut të qeverisë, të gjitha subjektet që kanë vendosur materiale ndërtimi, inerte, makina të braktisura apo struktura të tjera të paligjshme brenda 20 metrave nga aksi rrugor, kanë afat deri më 31 korrik për t’i larguar vullnetarisht. POSTIMI I PLOTË: Ka nisur edhe përpjekja për çlirimin e buzërrugëve kombëtare nga rraqet e llojllojshme të bizneseve anë rrugës Bizneset në anë të segmenteve rrugore kanë afat deri në 31 korrik për të…

Read More

Një aeroplan me 49 persona në bord u rrëzua një ditë më parë në Rusi. Avioni An-24, i operuar nga linja ajrore Angara Airlines me seli në Siberi, u zhduk nga radarët ndërsa po i afrohej destinacionit të tij në Tynda, një qytet i largët në rajonin Amur në kufi me Kinën. Pasagjerët që udhëtuan me këtë aeroplan të konsumuar dhe të vjetër regjistruan një video që tregon kushtet e mjerueshme në të cilat ishte ky aeroplan. Në pamje duket qartë se An-24 dukej jashtëzakonisht i vjetër dhe i dëmtuar, me njolla dhe shenja të përdorimit të gjatë. Avujt e…

Read More

Alex Iwobi ka qenë aktiv në rrjetet sociale , veçanërisht në Snapchat, me qëllim që t’u tregojë tifozëve realitetin e lojtarëve në dhomën e zhveshjes, por ky aktivitet i mesfushorit tani është kufizuar nga Fulham. Nigeriani zbuloi se departamenti i medias e ka ndaluar atë të ndajë momente prapa skenave nga klubi, duke e penguar atë të vazhdojë të tregojë se çfarë ndodh në dhomën e zhveshjes së ekipit të udhëhequr nga Marco Silva. Në postimet e tij të fundit, lojtari tregoi Adama Traoren dhe Calvin Bassin duke bërë shaka, por ky lloj aktiviteti nuk filloi te Fulham: edhe kur…

Read More

Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, njoftoi mbrëmë Presidenti Emmanuel Macron. Zyrtarët palestinezë e mirëpritën vendimin, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se ky vendim “shpërblen terrorin”, dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së Marco Rubio thotë se ky veprim është “i pamatur”, shkruan BBC. Macron thotë se ai dhe të tjerët kanë detyrimin të tregojnë se paqja është e mundur dhe se “prioriteti urgjent sot” është t’i jepet fund luftës dhe t’u sjellësh lehtësim popullit të Gazës. Por, gjithashtu të enjten, negociatorët izraelitë dhe amerikanë vendosën të largohen nga bisedimet e armëpushimit në Gaza në Katar, me…

Read More

Ambasadorët e shteteve mike pritet të marrin pjesë të premten në vazhdimin 52-të të seancës konstituive në Kuvendin e Kosovës. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë njofton se duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament. “Duke pasur parasysh se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, thuhet në njoftim,…

Read More

Ish-sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ka folur me dashuri për klubin ku shkëlqeu, duke komentuar edhe rikthimin e Massimiliano Allegrit në pankinën kuqezi. “Të shohësh Allegrin sërish te Milani më rikthen kujtimet e bukura të titullit që fituam së bashku. Kishim një skuadër me kampionë si Ibrahimovic, Thiago Silva, Gattuso, Pirlo, Seedorf, Nesta… Ishim një grup i jashtëzakonshëm dhe e kthyem Milanin në majë. Shpresoj që këtë ta arrijnë edhe lojtarët aktualë.” Sipas brazilianit, objektivi kryesor duhet të jetë kualifikimi në Champions League, ndërsa Allegri e konsideron si një nga trajnerët më…

Read More

Irani ka thënë se paralajmëroi një luftanije të Marinës së Shteteve të Bashkuara të ndryshojë kursin ndërsa po i afrohej ujërave territoriale iraniane në Gjirin e Omanit, por SHBA-të kanë pretenduar se përballja ishte “profesionale” dhe “nuk pati ndikim” në misionin e saj detar. Media shtetërore iraniane publikoi video dhe imazhe të incidentit të së mërkurës – takimi i parë i drejtpërdrejtë i raportuar midis forcave iraniane dhe amerikane që nga lufta 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit në qershor – të marra nga një helikopter i dërguar për t’u përballur me luftanijen me raketa të telekomanduara USS Fitzgerald. “Luftanija amerikane…

Read More