Autor: TV News
Delegacionet nga Moska dhe Kievi kanë nisur diskutimet për mundësinë e një takimi mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin. Këto diskutime janë zhvilluar gjatë bisedimeve të mbajtura mes këtyre dy delegacioneve në Stamboll më herët gjatë kësaj jave, tha Zelensky në komente të publikuara më 25 korrik. Zelensky po kërkon një takim me Putinin dhe i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, – i cili po kërkon që palët të arrijnë një marrëveshje – që po ashtu të marrë pjesë në këtë takim. Putin ka thënë se është i gatshëm që të takohet me Zelenskyn,…
Partizani po kalon një moment tepër të vështirë. Pas eliminimit nga Conference League, të “kuqtë” u përballën me dorëheqjen e trajnerit Skënder Gega dhe të Drejtorit Teknik, Sokol Haxhia. Kjo situatë nuk po u pëlqen aspak tifozëve. Ndërkohë që së fundmi, tifogrupi mbështetës i Partizanit, “Ultras Guerrils” ka reaguar në rrjetet sociale. Këta të fundit kërkojnë dorëheqjen e menjëershme të strukturave drejtuese të klubit të Partizanit. Reagimi i Ultras Guerrils: Partizani jonë ka vetëm tifozët.Duket sikur vetëm tifozët e mbajnë peshën e dështimit ose mungesës së suksesit megjithse nuk janë përgjegjës të drejtpërdrejtë. E për të gjetur përgjegjësit duket një…
Franca do ta njohë zyrtarisht shtetin palestinez në shtator. Kështu ka bërë me dije presidenti Emmanuel Macron, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Në përputhje me angazhimin historik të Francës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca do ta njohë Shtetin e Palestinës. Do ta njoftoj këtë në një deklaratë zyrtare në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara shtatorin e ardhshëm. Urgjenca më e madhe tani është të ndalen luftimet në Gaza dhe të ofrohet ndihmë për popullsinë civile. Paqja është e mundur. Duhet të arrihet një armëpushim i menjëhershëm,…
Skuadra e Ballkanit ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me Astrit Thaqin. Me marrëveshje të dyanshme, nënkampioni i Kosovës ka mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin nga Drenasi, transmeton GazetaBlic Sport. “Falënderojmë Astritin për kontributin dhe angazhimin gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë. I urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se shteti i tij është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve evropiane të blejnë armatim amerikan dhe t’ia dorëzojnë Kievit. “Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet”, u shpreh ai këtë të premte. Presidenti Zelensky ka shtuar se vendi i tij tashmë ka gjetur mbështetje për tri sisteme, dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia. /vizionplus.tv
Real Madridi do të investojë në inteligjencën artificiale (IA) për të identifikuar dhe parandaluar lëndimet, raportoi Marca. Inteligjenca artificiale kombinon ngarkesën stërvitore, historinë e lëndimeve, cilësinë e gjumit, të ushqyerit, performancën në fushë dhe gjendjen emocionale të lojtarit. Përdorimi i inteligjencës artificiale pritet të japë rezultate të menjëhershme dhe të zvogëlojë mungesat nga lëndimet me 30%. /GazetaBlic Sport/
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se shteti i tij është duke punuar për të siguruar fonde për 10 sisteme Patriot për mbrojtje ajrore, pas arritjes së një marrëveshjeje që u mundëson shteteve evropiane të blejnë armatim të Shteteve të Bashkuara dhe t’ia dorëzojnë Kievit, teksa mbrohet nga pushtimi rus. “Presidenti i Shteteve të Bashkuar do të na i transferojë, shesë këto sisteme. Detyra jonë është të gjejmë financim për 10 sistemet”, ka thënë Zelensky në disa komente të publikuara të premten. Ai ka shtuar se Ukraina tashmë ka gjetur financim për tri sisteme – dy nga Gjermania dhe…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila vazhdon ta mbajë edhe pozitën e ministres së Drejtësisë, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme që të mos ndërmerret asnjë veprim pas përfundimit të afatit deri me datën 8 gusht. Haxhiu la të hapur mundësinë për seanca të tjera sonte dhe nesër. “Gjykata ka thënë se kuvendi duhet të konstitohet brenda afatit të 30 ditëve. Është e mjaftueshme, normale që në këto rrethana ku nesër kemi ditën e fundit, Kushtetuesja të marrë masë të përkohshme ex officio dhe jo pse ia ka kërkuar LDK dhe…
Andrea Pirlo është trajner i ri i United FC, një klub në divizionin e dytë të Emirates me seli në Dubai. Klubi aziatik e prezantoi trajnerin italian kështu: “Një legjendë e vërtetë merr drejtimin! Jemi krenarë të njoftojmë Andrea Pirlon si trajnerin e ri të United FC. Me vizionin, pasionin dhe mentalitetin e tij fitues, fillon një kapitull i ri. Mirë se vini në Dubai, Z. Pirlo!”, transmeton GazetaBlic Sport. Pirlo ka udhëhequr disa skuadra deri më tash, por nuk ka arritur ende të lë gjurmë të mëdha, ashtu siç kishte bërë si lojtar.
Astrologe Meri Gjini bëri parashikimin e horoskopit për pjesën e mbetur të javës dhe më gjatë, në emisionin “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Nga dje jemi zyrtarisht në periudhën e Luanëve. Me Venusin në katërkëndësh me Marsin, është një energji e fortë. Marsi në Virgjëreshë është një hyrje jo shumë e lehtë. Kjo bën që të jemi të kujdesshëm me komunikimin te njerëzit që duam. Sot në darkë kemi një Hënë të re te Luanët, ku ndodhet Mërkuri në të kundërt; nevoja për nisje të reja do të jetë shumë e madhe. Në këtë 14-ditësh, Mërkuri do…
