Autor: TV News

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do t’iu drejtohen sërish sot ulëseve të tyre në përpjekjen e radhës, e pesëdhjetë e treta, për të konstituuar Legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Vazhdimi i radhës mbahet nga ora 14:00, për herë të parë në më pak se 48 orë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj seancave të Kuvendit, që nga e diela e 27 korrikut, deri më 8 gusht. Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e shumicës së votave në zgjedhjet e 9 shkurtit, i takon pozita e kryeparlamentarit, mirëpo partitë tjera politike, ose nuk…

Read More

Shënjestra e sulmit me tritol në Selanik duket se ka qenë një pallat ku jeton presidenti i Federatës Panhelenike të Oficerëve të Burgjeve, pasi një shpërthim i fuqishëm ndodhi në orët e para të së shtunës (26/07), rreth orës 02:10, jashtë pallatit ku ai banon. Shpërthimi me tritol rezultoi në plagosjen e dy personave, për fat të mirë lehtë, të cilët u dërguan në Spitalin Ippokrateio për ndihmën e shpejtë. Zyrtari i Burgut jeton në të njëjtën ndërtesë, dhe në të kaluarën ka pasur një prani të përforcuar policore në vend. Aktualisht, nuk është sqaruar nëse objektivi i sulmit lidhet…

Read More

Baseli i Xherdan Shaqirit e zhvillon sonte ndeshjen e parë të edicionit 2025/2026 në Zvicër. Sulmuesi nga Kosova, ishte i jashtëzakonshëm në edicionin që shkoi, duke qenë golashënuesi më i mirë dhe duke fituar çdo trofe të mundshëm me skuadrën e tij, shkruan GazetaBlic Sport. Baseli do të përballet sonte me St.Gallen, me ndeshjen që luhet me fillim nga ora 18:00, atje ku Shaqiri, synon ta fillojë mbarë kampionatin. /GazetaBlic Sport/  

Read More

E bija e presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Teuta Rugova, është martuar sot e Agron Gjeloshajn në një ceremoni në Katedralen kryesore në Prishtinë. Në këtë ceremoni, përveç familjarëve e miqve të çiftit, mysafirë ishin edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetari i kryeqyetit, Përparim Rama. Dyshja u kurorëzuan dy ditë më parë në Rezidencën në Velani. Ndërkaq, pamjet e ceremonisë sot i ka publikuar kunata e Teutës, Blerina Kllokoqi-Rugova.

Read More

Të zgjohesh në mëngjes me ndjesinë e lodhjes, edhe pse ke fjetur tetë orë, është një përvojë zhgënjyese dhe e zakonshme për shumë njerëz. Shumë prej nesh e konsiderojnë gjumin e mjaftueshëm si çelësin për të qenë energjik dhe produktiv gjatë ditës. Por nëse, pavarësisht orarit të rregullt të gjumit, ti zgjohesh ende i rraskapitur, atëherë ka të ngjarë që trupi yt po përpiqet të të japë disa sinjale të rëndësishme. Le të zbulojmë arsyet që mund të fshihen pas kësaj lodhjeje të vazhdueshme. 1. Cilësia e gjumit është më e rëndësishme se sasia Nuk mjafton të flesh tetë orë,…

Read More

Përfaqësues nga Irani dhe të ashtuquajtura shtete E3, Franca, Britania dhe Gjermania, u takuan sot në proksinë iraniane në Stamboll për bisedime ballë për ballë, sipas një dëshmitari të Reuters. Kjo është hera e parë që diplomatët e nivelit të lartë nga grupi europian zhvillojnë negociata të drejtpërdrejta me delegacionin iranian pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane në qershor. Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi përpara takimit se pozicioni i Teheranit është “i qëndrueshëm dhe i patundur”, duke theksuar se pasurimi i uraniumit do të vazhdojë. “Nuk do të heqim dorë nga ky e drejtë e popullit…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të premten se grupi i armatosur palestinez Hamas nuk ka interes për të arritur një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Rripin e Gazës. “Mendoj se (izraelitët) do t’i ndjekin ata,” u shpreh Trump për Hamasin, gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Komentet e tij vijnë një ditë pasi i dërguari i posaçëm i SHBA-së për paqen në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, bëri të ditur se Uashingtoni ka vendosur të tërheqë ekipin negociator për konsultime, pas propozimit më të fundit të Hamasit. Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu…

Read More

Një grup palestinezësh në Bregun Perëndimor të pushtuar organizuan protestë kundër luftës së vazhdueshme izraelite dhe politikës së urisë në Rripin e Gazës. Protestuesit u tubuan në qytetin Ramallah pas namazit të xhumasë për të protestuar kundër gjenocidit dhe politikës së urisë kundër popullit palestinez në Gaza. Ata mbanin pankarta, brohorisnin slogane dhe marshuan në rrugët e qytetit. Të paktën 59.676 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit në Rripin e Gazës që nga tetori i vitit 2023. Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 89 trupa u sollën në spitale vetëm brenda 24 orëve të fundit, ndërsa 467…

Read More

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, pretendoi se nuk ka “uri” në Gaza, ku dhjetëra njerëz, përfshirë fëmijë, vdesin çdo ditë nga kequshqyerja. Në një postim nga llogaria e tij X, Ben-Gvir deklaroi se është pro urisë në Gaza. “Në fakt, nuk ka gjë të tillë si uria në Gaza”, u shpreh Ben-Gvir Ai pohoi se nëse do të kishte zi buke në Gaza, të burgosurit izraelitë do të ishin liruar shumë kohë më parë. Ben Gvir mbështeti përdorimin e urisë si armë duke thënë se: “Unë jam në favor të vuajtjes nga uria të…

Read More

Babai i Dua Lipës, Dukagjini, njëherazi një nga organizatorët e festivalit ‘Sunny Hill’ ka patur një përgjigje interesante për të gjithë ata që kërkojnë bileta falas për festivalin. Ai duke kritikuar të gjitha ata që kanë kërkuar bileta falas tha se të njëjtit iu ‘hipin kerreve dhe aeroplane’ për Evropë për qejf dhe eksportojnë atje para kesh ndërsa me ble bileta dhe me kalu një vikend në Kosovë thotë se qenka shpenzim për ta. “Krejt ju që po lypni bileta falas, asnjë prej juve nuk jeni rast social. Përkundrazi, çdo të premte u hipni veturave e aeroplanëve për Evropë, për…

Read More