Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026

Kallëzim penal ndaj Vuçiqit dhe Brnabiçit, dyshime për dëm mbi 1.2 miliardë euro

25 Nëntor, 2026

Latifi në konferencën e dhomës amerikane të tregtisë AMCHAM: MEPSO përgatit ndërlidhjen e dytë energjetike me Kosovën!

25 Nëntor, 2026

Kundërofensiva ukrainase: Raportohet për rimarrjen e 600 kilometrave katrorë dhe 41 vendbanimeve!

25 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E mërkurë, 25 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Pezullohen Messi dhe Alba – GazetaBlic

TV NewsBy TV News25 Korrik, 2025 Sport Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Yjet e Inter Miamit, Lionel Messi dhe Jordi Alba, janë pezulluar me nga një ndeshje nga Major League Soccer (MLS) për mungesën e tyre të paarsyeshme në All-Star Game, duke i përjashtuar kështu nga përballja e së shtunës më 26 korrik 2025 ndaj FC Cincinnati.

“Jordi Alba dhe Lionel Messi nuk do të jenë të disponueshëm për ndeshjen e radhës të klubit të tyre ndaj FC Cincinnati për shkak të mungesës së tyre në All-Star Game të MLS këtë javë,” njoftoi liga të premten, duke cituar rregullat që e bëjnë një lojtar të papërshtatshëm për ndeshjen pasuese të klubit nëse mungon në All-Star Game pa aprovimin paraprak të ligës.

Dy lojtarët pritej të përfaqësonin MLS-në përballë një përzgjedhjeje të Liga MX, në Austin të Teksasit të mërkurën, por u hoqën papritur nga formacioni vetëm disa orë para ndeshjes.

Trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano, sqaroi në një konferencë për shtyp se të dy lojtarët kishin munguar gjatë gjithë javës në stërvitjet grupore për shkak të lodhjes.

“Pjesë e planit ishte që si Messi ashtu edhe Jordi të bashkoheshin me grupin vetëm sot. Ata nuk janë stërvitur me skuadrën gjatë gjithë javës”, tha Mascherano, duke shtuar se Messi po vuan nga një “lodhje normale, për shkak të numrit të madh të ndeshjeve dhe minutave të luajtura.”

Mascherano kritikoi gjithashtu ngarkesën e kalendarit të MLS-së, duke i bërë thirrje ligës që të ndërpresë përkohësisht kampionatin gjatë zhvillimit të All-Star Game në të ardhmen.

“Nëse duan të organizojnë evente të tilla, atëherë nuk duhet të ketë ndeshje të kampionatit atë javë. Nuk mund të mbahet një ndeshje All-Star gjatë javës me këtë ritëm që kemi – është çmenduri”, përfundoi ai.

Lexuar: 17

Lajme te ngjashme

Bashkimi fiton ndaj Shkëndijës së Haraçinës, vendos Murati!

UEFA e dënon rëndë Kosovën

Këta janë dy të rinjtë nga Rahoveci që humbën jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani

Kombëtarja humb ‘yllin’ e saj para Bjellorusisë, zbulohen edhe lojtarët e tjerë që përfundojnë në tribunë

Ndahet nga jeta në moshë të re ndihmës trajneri i KF Shkëndija, Agron Memedi

Kombëtarja mposht bindshëm Finlandën, Muçi dhe Manaj na afrojnë me fitoren e grupit

Lajmet e fundit

7 gra të vrara për 9 muaj, alarm për dhunën: Organizatat kërkojnë masa urgjente!

25 Nëntor, 2026

Ky është biznesmeni nga Podujeva që dyshohet se goditi doganierin me veturë, po transportonte telefona kontrabandë?

25 Nëntor, 2026

Maqedoninë e kaplon vala e të ftohtit, deri të dielën priten reshje të dendura shiu dhe borë

25 Nëntor, 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor, 2026

Agjencia dhe Inspektorati i Gjuhëve mbështesin provimin e jurisprudencës në shqip

25 Nëntor, 2026

Pas një kohe të gjatë larg vëmendjes publike, Zoran Zaev shfaqet në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin!

25 Nëntor, 2026

Vajza nga Dibra doktoron në Britani për shërimin e kancerit, me krenari mban shqiponjën dykrenare

25 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.