Autor: TV News
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin e Sarandës, i cili gjatë sezonit turistik përballet me fluks të shtuar të qytetarëve që kërkojnë shërbime shëndetësore. Koçiu thekson se Saranda në verë 3-4 fishohet nga mijëra pushues, dhe me të rritet ndjeshëm edhe fluksi i pacientëve në Spitalin e Sarandës. “Vetëm nga qershori deri në mesin e gushtit janë trajtuar rreth 9 mijë pacientë, mes tyre 714 turistë të huaj”, theksoi ministrja e Shëndetësisë. Ndërkohë Koçiu informoi se urgjenca pret deri në 200 raste çdo ditë. “Falë stafit të përkushtuar dhe strukturave të angazhuara,…
Ditët e pelegrinazhit në majën e Malit të Tomorrit, në Kulmak, të njohura si ditët e shenjta të bektashinjve, bashkojnë çdo vit në Teqenë e Kulmakut mijëra pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, diaspora e bota. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga ky pelegrinazh, i cili këtë vit zhvillohet në datat 18-25 gusht. “Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, tradita që mbledh çdo vit qindra e mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, për të ndjerë së bashku fuqinë shpirtërore të këtij vendi të shenjtë”, u shpreh kryeministri Rama. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut mbërrijnë me…
Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë, por vetëm përmes deklaratave. Të enjten, 21 gusht, arritën dy njoftime që e konfirmojnë këtë drejtim të politikës së jashtme të Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi fillimisht se së shpejti do të organizohet një takim i zyrtarëve të Serbisë dhe Rusisë “në nivelin më të lartë”, por nuk dha më shumë detaje. Nëse takimi do të ndodhë, do të jetë i dyti i këtij lloji këtë vit, pas vizitës së Vuçiqit në Moskë në…
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, në lidhje me aksidentet e ndodhura, ju informojmë se: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur 2 shtetase këmbësore, M. Gj., 65 vjeçe dhe një 17-vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gianluigi Donnarumma u pa duke u përshëndetur me tifozët e Paris Saint-Germain pas fitores së tyre të ngushtë 1-0 ndaj Angers në Parc des Princes të premten mbrëma. 26-vjeçari pritet të largohet nga gjigantët francezë këtë verë pasi bisedimet me klubin për një kontratë të re dështuan dhe ata i thanë ta gjej një klub të ri. Italiani e ka vetëm hijen në Paris, pasi të premten mbrëma, mes emocionesh u përshëndet me tifozët e kampionit të Evropës. Disa raportime kanë sugjeruar që Manchester City është në bisedime me PSG-në për një marrëveshje për të nënshkruar Donnarumman pavarësisht se tashmë…
Zyrtarët mjekësorë në Spitalin e Kuvajtit në Gaza deklaruan se katër fëmijë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit në orët e para të mëngjesit në jug të Khan Younis. Sipas burimeve, viktimat u vranë nga zjarri izraelit ndërsa strehoheshin në tenda për palestinezët e zhvendosur. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Gazës raportoi se të paktën 71 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në territorin palestinez në 24 orët e fundit.
Ylli i Barcelonës, Jules Kounde, nuk ka asnjë dyshim se kush duhet ta fitojë Topin e Artë 2025, i cili ndahet më vonë këtë vit. Revista France Football njoftoi kandidatët e saj për Topin e Artë 2025 në fillim të këtij muaji, me Barcelonën që ka disa nga lojtarët favoritë për çmimin individual. Viti 2024 solli një fitues të parë të këtij çmimi nga një spanjoll që nga viti 1960, me mesfushorin Rodri Hernandez që pasoi Luis Suarez Miramontes 64 vjet më vonë. Kontingjenti i Barcelonës për këtë çmim përbëhet nga Pedri, Lamine Yamal, i cili është gjithashtu në listën…
53 031 metra katrorë sipërfaqe janë liruar në kuadër të aksionit të nisur për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit bën me dije se gjatë kësaj periudhe janë bërë 1 408 çmontime, 1 167 prej të cilave janë kryer vullnetarisht nga bizneset, ndërsa 241 me ekzekutime vendimesh. Aksioni që vijon prej javësh tashmë do të jetë konstant përgjatë 4 viteve. Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të jetë një aksion veror dhe se nuk bëhet fjalë për sulme ndaj bizneseve. Për të ardhur në ndihmë, qeveria ka lancuar edhe një platformë denoncimi zaptimin e…
Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë për të vendosur objektiva të reja dhe për të nisur rrugë të reja, por për disa shenja të horoskopit, ky muaj do të jetë më shumë se thjesht një rikthim në rutinë, do të jetë një shans i artë për rritje financiare. Sipas parashikimeve astrologjike, partneritete të reja, marrëveshje të suksesshme dhe mundësi të papritura fitimprurëse do t’ua hapin rrugën fitimeve të konsiderueshme këtyre tre shenjave me fat: Demi- Sukses financiar përmes vendosmërisë dhe iniciativës Muaji shtator sjell një kthesë…
Pas kritikave për gjyqtarin Hazbi Balliu, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka kritikuar ashpër gjyqtarin Klarent Demiri, pas vendimeve të tij që sipas Ramës pengojnë ekzekutimin e vendimit për çlirimin e hapësirave publike. Përmes një reagimi në Facebook, shefi i qeverisë, u shpreh se gjyqtari ka marrë dy vendime në kundërshtim me interesin e komunitetit dhe programet qeveritare për transformimin urban, duke theksuar se qeveria nuk do të tolerojë abuzimin e pushtetit gjyqësor në dëm të interesit publik.Lexo edhe :Related Posts Kryeministri paralajmëroi se rasti do t’i kalojë organeve të qeverisjes dhe kontrollit të gjyqësorit, ashtu siç është vepruar…
