Autor: TV News

Skuadra e Al Nassr ka pësuar humbje ndaj Al Ahli në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite. Al Ahli fitoi pas penalltive, pasi ndeshje në kohën e rregullt u mbyll me shifrat 2:2. Cristiano Ronaldo shënoi një gol në këtë ndeshje, poashtu nuk gaboi as nga 11-metërshi. Por, ylli portugez mbetet pa trofe te skuadra arabe. Është sezoni i tij i tretë dhe pa trofe.

Read More

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit,  gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse, disa javë pas reagimit të ashpër nga Shtëpia e Bardhë ndaj raportit që nxori kjo agjenci për efektivitetin e sulmeve amerikane ndaj Iranit. Sipas mediave amerikane gjeneral-lejtnant Jeffery Kruse nuk do të shërbejë më si kreu i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), ndërkohë që u shkarkuan dhe dy komandantë të tjerë të lartë. Kujtojmw qw nw muajin qershor presidenti, Donald Trump, kundërshtoi me forcë një raport të publikuar të DIA-s, i cili zbuloi se sulmet…

Read More

Në moshën 64-vjeçare, gazetari i njohur Artur Zheji ka ndërruar jetë në Sarandë. Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, kur dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak. Zheji u transportua me urgjencë me autoambulancë drejt spitalit “Petro Nako” në Sarandë, por fatkeqësisht mbërriti atje i pa jetë.

Read More

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji. Mësohet se gazetari Artur Zheji ishte duke drekuar me bashkëshorte dhe djalin ku dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Më pas është transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit “Petro Nako” të Sarandës, por pa jetë.

Read More

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka zbuluar se çfarë e shpëtoi nga shkarkimi sezonin e kaluar pas një sezoni zhgënjyes 2024/2025. Sipas standardeve të larta të klubit, City pati një sezon të dështuar, duke e përfunduar pa asnjë trofe dhe në vendin e tretë në tabelën e Ligës Premier. Skuadra gjithashtu pati një seri prej nëntë humbjesh në 12 ndeshje në të gjitha garat drejt fundit të vitit 2024. “Jam vërtet i lumtur që jam ende këtu pas një sezoni të keq. Po të mos i kisha kryetarin dhe drejtorin sportiv që kam, do të isha shkarkuar, pa diskutim”.…

Read More

Pavarësisht bollëkut të proteinave dhe vitaminave të rëndësishme, struktura ushqyese e vezëve kërkon kujdes të veçantë tek njerëzit me funksion të dëmtuar të veshkave. Roli i vezëve në planin ushqimor të këtyre pacientëve është bërë objekt i hulumtimeve dhe rekomandimeve të reja, të cilat tregojnë rëndësinë e një qasje individuale dhe përzgjedhjeje të kujdesshme. Vezët janë një burim proteinash me cilësi të lartë, ato mbështesin shëndetin e muskujve, trurit dhe syve. Kolina, e cila gjendet në të verdhën e vezës, është e rëndësishme për zhvillimin e trurit, veçanërisht tek fëmijët dhe gratë shtatzëna. Antioksidantët luteina dhe zeaksantina ndihmojnë në ruajtjen…

Read More

Danimarka ka miratuar një ligj historik që i jep qytetarëve të drejtën e autorit mbi fytyrën, zërin dhe trupin e tyre në epokën e inteligjencës artificiale. Ky është ligji i parë i këtij lloji në Evropë dhe synon të luftojë përdorimet e rrezikshme të teknologjisë si deepfake-t, mashtrimet digjitale dhe përmbajtjet e rreme. Ligji garanton tre të drejta kryesore për qytetarët: të kërkojnë heqjen e përmbajtjeve të gjeneruara nga IA që përdorin imazhin e tyre pa leje, të kërkojnë dëmshpërblim në rast dëmi, dhe të mbajnë platformat përgjegjëse për publikimin e përmbajtjeve të tilla. Platformat që nuk i heqin përmbajtjet…

Read More

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se brenda dy javësh do të bëjë të ditur pozicionin e Shteteve të Bashkuara në lidhje me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se ka dy opsione të mundshme: “Dëshiroj të shoh fillimisht nëse presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohen. Më pas do të marr një vendim se çfarë do të bëjmë, dhe do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm. Ose do të jenë sanksione dhe tarifa masive. Ose nuk do të bëj asgjë dhe do t’iu them: ‘Kjo është lufta juaj’.”…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka vizituar zonën e Vermoshit. Në një postim në rrjetet sociale, begaj thekson se, Shqipëria është befasuese me bukuritë e saj, nga Konispoli në Vermosh. “Ujëvara e Gjamës dhe ajo e Selcës janë dy mrekulli natyrore që ruhen me dashurinë e pastër për natyrën nga malësorët e kësaj zone. E bardhë është zemra e tyre, e qashtër natyra”, thekson Kreu i Shtetit. Vermoshi, fshati turistik në qarkun e Shkodrës, vitet e fundit është kthyer në një ndër destinacionet turistike të preferuara për turistët, jo vetëm sa i përket klimës malore, por edhe për të apasionuarit…

Read More

Një trend i pazakontë po bëhet gjithnjë e më popullor në Kinë , ku të rriturit përdorin biberona për të luftuar stresin e përditshëm dhe për të përmirësuar gjumin e tyre. Konkretisht, siç raportohet nga South China Morning Post , moda e re e biberonave për të rritur ka filluar të përhapet me shpejtësi në tregun kinez, me dyqanet online që regjistrojnë më shumë se 2,000 shitje në muaj. Çmimet variojnë nga 1 deri në 60 euro. Disa shitës pohojnë se këto produkte mund t’i ndihmojnë njerëzit të lënë duhanin dhe të marrin frymë siç duhet, ndërsa disa blerës përshkruajnë…

Read More