Autor: TV News
Kushtet që Ilir Meta të mos ndërhyjë në prova nuk ekzistojnë. Kështu arsyeton Gjykata Antikorrupsion në vendimin që i mohon ish-presidentit të vendit daljen nga qelia. Arsyetimi, i siguruar nga Vizion Plus, tregon shkaqet pse sipas gjykatës masa e izolimit të Metës është e përligjur. Gjykata e Posaçme: Përfundimi i fazës së hetimeve paraprake nuk e zbeh rrezikun e dëmtimit të provave. Më e ndjeshme kjo bëhet kur jemi përpara provave të gjalla, të cilat janë të tilla që jo vetëm formësohen ekskluzivisht gjatë shqyrtimit gjyqësor por kanë natyrë të paqëndrueshme lidhur me faktet dhe rrethanat që i prezantojnë procesit…
Irani do të zhvillojë bisedime të reja mbi programin e tij bërthamor me Gjermaninë, Francën, Britaninë dhe Bashkimin Evropian të martën e ardhshme. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme iraniane përmes një deklarate zyrtare. “Sipas marrëveshjes, negociatat mes Iranit dhe tre vendeve evropiane, si dhe me Bashkimin Evropian, do të vijojnë të martën që vjen, në nivel zëvendësministrash të jashtëm,” thuhet në deklaratën që pason një bisedë telefonike mes ministrit të Jashtëm iranian dhe homologëve të tij evropianë, përfshirë edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Kaia Kallas. Nga ana e tij, ministri i…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se do të shihte nëse Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të punonin së bashku për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. “Do të shohim nëse Putin dhe Zelensky do të punojnë së bashku. E dini, ata janë si vaji dhe uthulla. Ata nuk shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin, për arsye të qarta”, tha presidenti i SHBA-së gjatë një bisede të shkurtër me gazetarët. Trump tha gjithashtu se nuk ishte i sigurt nëse duhej të merrte pjesë në një takim që po përpiqej të…
Autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore njoftoi të premten se qyteti më i madh i Rripit të Gazës është përfshirë nga zia e bukës dhe se ajo ka gjasa të përhapet në të gjithë Gazën, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për armëpushim dhe për heqjen e kufizimeve ndaj ndihmave humanitare. Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po ndodh në Qytetin e Gazës, ku jetojnë qindra mijëra palestinezë, dhe se ajo mund të përhapet drejt jugut në Deir al-Balah dhe Han Junis deri në fund të muajit të ardhshëm. Ky përcaktim i…
Autoritetet amerikane do të kontrollojnë më shumë se 55 milionë mbajtës vizash për të parë nëse kanë shkelur kushtet e qëndrimit të tyre në SHBA. “Vizat do të revokohen nëse ka prova të pranisë së paligjshme, aktivitetit kriminal, kërcënimit për sigurinë publike, pjesëmarrjes në çdo formë aktiviteti terrorist ose ofrimit të mbështetjes për një organizatë terroriste”, tha një zyrtar. Mbajtësit e vizave do t’i nënshtrohen “kontrollit të vazhdueshëm”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Associated Press. Njoftimi i fundit erdhi pasi Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se Shtetet e Bashkuara do të ngrinin menjëherë lëshimin e vizave…
Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-kryeministri italian, Mario Draghi, ka shprehur kritika të forta ndaj ndikimit real të Bashkimit Evropian në arenën ndërkombëtare, duke e cilësuar vitin 2025 si një pikë kthese të hidhur për projektin evropian. Në një fjalim të mbajtur së fundmi në Itali, Draghi deklaroi se ngjarjet e këtij viti kanë shuar përfundimisht iluzionin se pesha ekonomike e BE-së mjafton për të garantuar fuqinë dhe ndikimin e saj global. “Viti 2025 do të hyjë në histori si viti kur u zhduk ky iluzion,” tha Draghi. Sipas tij, dobësimi i Evropës u bë i dukshëm gjatë negociatave…
Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfirmuar se aktualisht janë duke u hetuar 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të nivelit të lartë, mes tyre tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër. Në përgjigje të interesit të gazetarëve, SPAK bëri të ditur se hetimet përfshijnë vepra penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave. Për shkak të sekretit hetimor, emrat dhe akuzat konkrete ndaj tyre nuk janë bërë publike. Institucioni ka sqaruar gjithashtu se gjatë periudhës 2022–2024 janë dërguar letërporosi drejt autoriteteve të huaja për sigurimin e materialeve hetimore shtesë, veçanërisht nga aplikacione të enkriptuara si SKY ECC, EncroChat…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në SHBA, ku një autobus turistik që po kthehej në Nju Jork nga Ujëvarat e Niagarës u përmbys në një autostradë kryesore, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Sipas raportimeve të Sky Neës, autobusi me mbi 50 pasagjerë u përmbys në autostradën I-90, pranë zonës Pembroke, rreth 40 kilometra në lindje të qytetit Buffalo. Sipas autoriteteve, disa pasagjerë janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa të tjerë mbeten ende të bllokuar brenda. Operacionet e shpëtimit janë në vijim. “Ka disa të plagosur rëndë dhe, siç sapo u njoftua nga policia, edhe disa viktima,” deklaroi sherifi…
Në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës është regjistruar një aksident rrugor, fatmirësisht pa pasoja për jetën Ende nuk dihen rrethanat kur një automjet tip “Audi” u përfshi në një aksident me një motomjet, kur për pasojë i lënduar mbeti drejtuesi i këtij të fundit, i cili u transportua në spital. Njoftim i policisë: Sot, rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, shtetasi R. J., 33 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përfshirë në një aksident rrugor me motomjetin me drejtues shtetasin L. K., 52 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital,…
Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi një zyrtar i Departamentit të Shtetit të enjten (21 gusht). Nëse ka ndonjë “tregues të papërshtatshmërisë”, Departamenti i Shtetit do të revokojë vizën e ndonjë personi të prekur, thuhet në deklaratë. Kushtet për marrjen e vizave Kjo mund të ndodhë nëse një person ka tejkaluar kohën e qëndrimit të lejuar në Amerikë, nëse personi është përfshirë në ndonjë kriminal, nëse paraqet kërcënim për sigurinë publike dhe nëse një person është përfshirë në ndonjë aktivitet terrorist…
