Autor: TV News

Napoli e ka nisur me fitore sezonin e ri të garave 2025/2026 në Serie A, duke triumfuar në udhëtim ndaj Sassuolos. Kampioni në fuqi i Italisë fitoi me rezultat të pastër 2-0, falë golave të shënuar nga Scott McTominay dhe Kevin De Bruyne. Porta e pastër nuk do të diskutohej në këtë sfidë për Napolin po të mos ishte prezent Amir Rrahmani, i cili pati një paraqitje të shkëlqyer. Për paraqitjen që tregoi në fushë, Rrahmani u vlerësua me notën 7.7 nga Sofascore dhe vetëm Scott McTominay (7.9) dhe Kevin De Bruyne (7.8) ishin më të vlerësuar. Rrahmani pati plotë…

Read More

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë (UGJSH) i ka bërë thirrje KLGJ-së që të reagojë ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama kundër gjyqtarëve Hazbi Balliu dhe Klarent Demiri, për shkak të vendimeve të marra prej tyre në çështje të ndryshme. Sipas UGJSH sulmete  Ramës ndaj gjyqtarëve janë ndërhyrje në punën e gjyqësorit dhe përpjekje për t’i ekspozuar gjyqtarët në gjyq publik përmes sulmeve personale. Kujtojmë që kryeministri Rama i ka akuzuar gjyqtarët për keqpërdorim të pavarësisë gjyqësore dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese. Reagimi i plotë i Unionit të Gjyqtarëve: Unioni i Gjyqtarëve ka ndjekur me vëmendje pakënaqësitë e shprehura publikisht nga…

Read More

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në dritë të dëshmive të bëra publike nga agjencitë vendëse të inteligjencës. “Ne duhet t’i luftojmë armiqtë e demokracisë”, tha ai për Funke Media Group të Gjermanisë. “Nëse procedurat për ndalim mund të kenë sukses duhet të vendoset duke vlerësuar gjetjet e agjencive të inteligjencës”, shtoi ai. Klingbeil, bashkëudhëheqës i Socialdemokratëve (SPD) në koalicionin e udhëhequr nga kancelari Friedrich Merz, tha se Qeveria nuk mund të rri duarkryq nëse një parti që haptazi është…

Read More

Një grua 39-vjeçare me origjinë nga Kosova ka ndërruar jetë pasi u dërgua në gjendje të rëndë në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur më 21 gusht 2025, ndërsa autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes. Shtetasja A. I., 39 vjeçe, u transportua fillimisht në spitalin e Lezhës, ku mori ndihmën e parë mjekësore, por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku, pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ndërroi jetë. Sipas informacioneve të para hetimore, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.…

Read More

Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më 23 gusht. Zgjedhjet parlamentare në Siri – të parat që kur u rrëzua nga pushteti sundimtari shumëvjeçar Bashar al-Assad mbi tetë muaj më parë – fillimisht ishin planifikuar të mbaheshin nga 15 deri më 20 shtator. Por, zëdhënësi i komisionit të lartë zgjedhor, Hassan al-Daghim, tha se votimet do të shtyhen në provincën jugore të Suveidës, por edhe në provincat al-Hassake dhe al-Raka për shkak të “sfidave të sigurisë”. Muajin e kaluar, Suveida – bastion i minoritetit druze të Sirisë…

Read More

Malësi e Madhe Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale: u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.     Materialet procedurale iu…

Read More

Skuadra e Trepçës ’89 ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Parë në futbollin kosovar. Ekipi nga Mitrovica e ka mposhtur në shtëpi 2:1 Lirinë e Prizrenit. Ardian Hasani ishte heroi i klubit mitrovicas me dy golat e shënuara. Me këtë fitore, Trepça e Gani Sejdiut shkon në kuotën e katër pikëve, kurse Liria mbetet me tri pikë.

Read More

Shërbimi Sekret Gjerman (BND) dhe ushtria gjermane, Bundeswehr, janë të pranishme me stenda rekrutimi në panairin ndërkombëtar të lojërave kompjuterike Gamescom që po zhviillohet në Këln. Zëdhënësja e BND-së, Julia Linner, thotë se në stendën e shërbimit sekret vizitorët mund të marrin pjesë në lojën kompjuterike “BND Legends — Operation Blackbox”, ku lojtarët marrin identitetin e një agjenti të fshehtë për të penguar një sulm kibernetik. Loja, të cilën BND planifikon ta bëjë të disponueshme edhe në një platformë publike, teston aftësinë e lojtarëve në një numër situatash specifike dhe synon të tërheqë të rinj për t’u punësuar në agjencinë…

Read More

Kuvendi Popullor i Republikës Sërpska (RS) miratoi të premten mbrëma një vendim antikushtetues për mbajtjen e një referendumi, në të cilin qytetarët e këtij entiteti do të duhet të shprehen mbi aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Millorad Dodikut dhe vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Bosnje e Hercegovinës me të cilin atij iu hoq mandati i presidentit të RS-së. Referendumi do të mbahet, sipas vendimit të miratuar, më 25 tetor të këtij viti. Vendimi për referendumin nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjë e Hercegovinës, e cila nuk parashikon mundësinë që entitetet të shpallin…

Read More