Autor: TV News

Sulmuesi Iljasa Zulfiu është rikthyer te skuadra e Dukagjinit. Ai ka filluar stëvitjet me klubin nga Klina dhe do të jetë i gatshëm të merr urdhërat e Ismat Munishit që nga fundjava. Zulfiu rikthehet te ”hithat” pas një aventure te skuadra nga Kazakistani, Zhenis dhe së fundi ishte pjesë e Dritës, ku fitoi titullin e Kampionit. Njoftimi i plotë nga Dukagjini: Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë për arritjen e marrëveshjes me sulmuesin, Iljasa Zulfiu. 27-vjeçari rikthehet në familjen tonë pas një sezoni e gjysmë të kaluar te Zhenisi dhe së fundmi te Drita. Caja është bashkuar tashmë në stërvitje me…

Read More

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil. Sipas informacioneve, një automjet i ka prerë rrugën motomjetit, me drejtues 29-vjeçarin, Mario Selishta. Ky i fundit është lënduar rëndë dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet. Bëhet me dije se 29-vjeçari i plagosur me origjinë nga Dibra, ndodhej në Ksamil për pushime pasi jetonte në Itali. Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Butrinti” pranë një karburanti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të përplasjes.

Read More

Kanadaja do t’i heqë shumë prej tarifave hakmarrëse ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara dhe do t’i rrisë kontaktet me Shtetet e Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare, tha të premten kryeministri kanadez, Mark Carney. Tarifat kanadeze ndaj makinave, çelikut dhe aluminit amerikan nuk do të hiqen tani për tani, u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Otavë. Carney theksoi se Shtetet e Bashkuara kohët e fundit e kishin bërë të qartë se nuk do të vendosnin tarifa mbi mallrat kanadeze që ishin në përputhje me marrëveshjen tregtare tripalëshe SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA). “Në këtë…

Read More

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Tiranë, ku një 21-vjeçar u plagos rëndë nga 3 shtetas. Burimet bëjnë me dije se sherri ka nisur në rrjetet sociale, më pas 3 autorët i kanë shkuar 21-vjeçarit te shtëpia dhe e kanë goditur me shishe në kokë. Mes dëmtimeve të shumta, mësohet se 21-vjeçarit i është prerë totalisht edhe njëri vesh. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ka arrestuar 3 autorët, shtetasit Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj. Po ashtu bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të…

Read More

Reprezentuesi kosovar Dion Gallapeni, ka shënuar golin e tij të parë në Poloni me fanellën e Widzew Lodz. Klubi polak po luan momentalisht në shtëpi ndaj Pogonit në kuadër të javës së gjashtë të kampionatit. Golin e epërsisë për vendasit e realizoi pikërisht Gallapeni i cili në minutën e 21-të realizoi për 1-0. Pasi tentimi i tij i parë u bllokua, Gallapeni nuk u dorëzua dhe luftoi për topin duke e çuar më pas eventualisht në rrjetë atë.

Read More

Sirena alarmi për sulm ajror janë dëgjuar sot në Tel Aviv, pasi ushtria izraelite njoftoi se ka identifikuar një raketë të lëshuar nga Jemeni me drejtim drejt Izraelit. Në një deklaratë zyrtare, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) bënë të ditur se sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar dhe po punojnë për të ndërprerë kërcënimin. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në ambiente të sigurta derisa situata të qartësohet.

Read More

Një tragjedi ndodhi në pjesën veriore të qytetit të Catanzaros, në rajonin e Kalabrisë në Itali, pasi një djalë 2-vjeçar u shtyp për vdekje nga një furgon që po manovronte pranë shtëpisë së tij. Sipas informacioneve nga mediat italiane, tragjedia ndodhi kur fëmija ishte vetëm në oborr dhe i kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve të tij. Ekipet e shpëtimit nxituan menjëherë në vendngjarje, megjithatë djali i vogël tashmë ndërruar jetë. Shoferi i furgonit nuk e kuptoi se e kishte goditur fëmijën dhe vazhdoi rrugën e tij. Ai u gjet më vonë nga autoritetet dhe kur u informua për rezultatin tragjik…

Read More

Presidenti i Lille, Olivier Letang, konfirmoi bisedimet me Juventusin për Edon Zhegrovën, por këmbënguli se “dera ishte pak më e hapur atëherë se sa është sot”. Në ditët e fundit ka pasur disa raporte që klubet po afroheshin drejt një marrëveshjeje, edhe pse çmimi i kërkuar ishte 25 milionë euro. Kjo konsiderohej e tepruar për një lojtar që, në fund të fundit, ka kontratë që skadon në qershor 2026, pa asnjë shenjë për rinovim në horizont. Në një konferencë për shtyp sot, presidenti i LOSC, Letang, e paraqiti situatën nga këndvështrimi i tij. “Ai u stërvit me ne, është këtu…

Read More

Studimet për rolin e lumturisë në mirëqenien e njeriut kanë marrë një hov të madh vitet e fundit. Ekspertët janë veçanërisht të interesuar për sjelljet, qasjet dhe zgjedhjet që nxisin lumturinë tek njerëzit. Deri më tani, ata kanë zbuluar se njeriu mund të ketë nën kontroll të paktën 40% të lumturisë së tij. Pjesa tjetër kontrollohet nga genet dhe faktorët e jashtëm. Marrëdhëniet Shoqërore Marrëdhëniet me njerëzit e tjerë janë thelbësore për lumturinë e individit. Një studim specifik që u shtri në një periudhë kohore prej 70 vitesh zbuloi se njerëzit më të lumtur e më të shëndetshëm janë ata…

Read More

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu sot e denoncoi si një “gënjeshtër të hapur” një raport të OKB-së që zyrtarisht shpalli zi për bukë në Gaza dhe fajësoi Hamasin për mungesat. “Izraeli nuk ka një politikë për rritjen e urisë. Izraeli ka një politikë për parandalimin e urisë”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë, duke shtuar se “të vetmit që vdesin qëllimisht nga uria në Gaza janë pengjet izraelite” të Hamasit. OKB sot zyrtarisht shpalli gjendje urie në Gaza, duke vlerësuar se ajo “mund të ishte shmangur” pa “pengimin sistematik të Izraelit”. Megjithatë, raporti i OKB-së “injoron përpjekjet humanitare të Izraelit…

Read More