Pas kritikave për gjyqtarin Hazbi Balliu, kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka kritikuar ashpër gjyqtarin Klarent Demiri, pas vendimeve të tij që sipas Ramës pengojnë ekzekutimin e vendimit për çlirimin e hapësirave publike.
Përmes një reagimi në Facebook, shefi i qeverisë, u shpreh se gjyqtari ka marrë dy vendime në kundërshtim me interesin e komunitetit dhe programet qeveritare për transformimin urban, duke theksuar se qeveria nuk do të tolerojë abuzimin e pushtetit gjyqësor në dëm të interesit publik.
Lexo edhe :
Related Posts
Kryeministri paralajmëroi se rasti do t’i kalojë organeve të qeverisjes dhe kontrollit të gjyqësorit, ashtu siç është vepruar edhe me prokuroren Gjeli dhe gjyqtarin Balliu.
Edi Rama: Çfarë duhet të ketë ngrënë gjykatësi Klarent Demiri kur ka marrë vendimin për të penguar ekzekutimin e vendimit të çlirimit të kësaj “toke të xanun”?
Dhe nuk ka marrë një, po dy vendime të tilla, duke u shquar si i vetmi gjykatës deri tani që i ka rënë ndesh haptaz interesit publik, interesit të komuniteteve për çlirimin e hapësirave të tyre publike dhe zbatimit të programit të qeverisë në dobi të qyteteve e në funksion të Shqipërisë 2030 në BE
Një gjë është pak po e sigurtë:
Ne nuk do ta tolerojmë më as në heshtje, as duarlidhur asnjë përfaqësues të pushtetit të pavarur gjyqësor, që pavarësinë e tij do ta keqpërdorë për të cënuar pavarësinë e pushtetit ekzekutiv, duke penguar përmes shpërdorimit arbitrar të detyrës së vet zbatimin e programeve, projekteve apo vendimeve në interes të publikut
Edhe për gjykatës Demirin do t’i drejtohemi organeve të pavarura të qeverisjes e të kontrollit të gjyqësorit, njësoj si për prokurore Gjelin dhe për gjykatës Balliun, duke vazhduar të shpresojmë se këto organe jetike për mirëqeverisjen e gjyqësorit do të dalin nga zona e komfortit ku janë rehatuar, ndërkohë që Reforma në Drejtësi kërkon në radhë të parë përkushtimin, profesionalizmin e kurajon e tyre.



