Autor: TV News

Kancelari gjerman Friedrich Merz i cilësoi sulmet e fundit të ushtrisë izraelite në Gaza si “të papranueshme”, ndërsa kritikoi përdorimin joproporcional të forcës kundër palestinezëve dhe rritjen e viktimave civile. Pas takimit të tij me kryeministrin belg Bart De Wever, kancelari Merz mbajti konferencë të përbashkët për media në Berlin. Merz shprehu shqetësim për vendimin e qeverisë izraelite për të zgjeruar operacionin e saj ushtarak në Gaza dhe tha se ata kanë frikë nga vdekjet e mëtejshme të civilëve. “Ajo që po bën qeveria izraelite atje dhe ajo që po bën ushtria izraelite për të zbatuar vullnetin e qeverisë izraelite…

Read More

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet e tij sociale një letër prekëse për tifozët zikaltër, ku falënderon klubin, shokët e skuadrës dhe stafin për përvojën e veçantë në Milano. Ja mesazhi i tij i plotë: “Të dashur tifozë të Interit, ka ardhur koha t’ju them lamtumirë dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjej fjalët e duhura. Ta vishja fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sytë plot admirim. Sa herë që dilja në…

Read More

Një seri sulmesh antisemite kanë ndodhur në Australi gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë një sulm zjarrvënieje në një kafene hebraike në Sydney në tetor dhe një tjetër në një sinagogë në Melbourne në dhjetor, ndër të tjera. Kryeministri australian, Anthony Albanese tha në një konferencë për shtyp të martën se shërbimet e inteligjencës së vendit e kishin lidhur Iranin me të paktën dy nga incidentet, të cilat ai i përshkroi si “përpjekje për të minuar kohezionin shoqëror dhe për të mbjellë përçarje në komunitetin tonë. Ambasadori Ahmad Sadeghi dhe tre zyrtarë të tjerë u urdhëruan nga qeveria të largoheshin…

Read More

Danimarka nuk e përjashton njohjen e një shteti palestinez. Kryeministrja Mette Frederiksen deklaroi se janë në favor të njohjes së shtetit palestinez, por nënvizoi se duhet të jetë demokratik. “Ne nuk po i themi jo njohjes së një shteti palestinez. Ne jemi pro. Kemi qenë pro prej kohësh. Por padyshim që duhet të sigurohet që të jetë shtet demokratik”, tha ndër të tjera ajo. Më tej Frederiksen deklaroi se vazhdimi i politikës së Netanyahut në Gaza është i papranueshëm. Njohja e një shteti palestinez duhet t’i shërbejë ‘kauzës së mirë’. Nga ana tjetër Danimarka do të përdorë presidencën e saj…

Read More

Edon Zhegrova ka marrë një “bonus” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Sulmuesi shqiptar i cili luan për përfaqësuesen e Kosovës, është pajisur së fundmi me pasaportë shqiptare dhe tashmë quhet shtetas i vendit tonë. Në një fotografi të publikuar pak më parë, shikohet se Zhegrova ka marrë shtetësinë shqiptare. Ky veprim i sulmuesit 26-vjeçar e afron edhe më shumë atë me një transferim në klubin e Juventusit. Siç dihet prej kohësh, lojtarët shqiptarë në Itali nuk njihen më si të huaj dhe kjo mund ta afrojë më shumë Zhegrovën me “Zonjën e Vjetër”.

Read More

Vijon zjarri për të dytën ditë radhazi në zonën e pyllit të Poros, pranë lagunës së Nartës. Bëhet me dije se vatrat e shumta janë përhapur në të gjithë sipërfaqen pyjore, ndërsa forcat zjarrfikëse, ushtria dhe emergjencat civile po punojnë për shuarjen e flakëve. Në ndihmë janë angazhuar edhe dy helikopterë që po kryejnë ndërhyrje nga ajri. Megjithatë, era e fortë gjatë pasdites ka riaktivizuar disa vatra, të cilat ishin shuar më herët nga zjarrfikësit. Retë e tymit po mbulojnë zonën duke shkuar drejt qytetit të Vlorës.

Read More

Një sulm rus në një minierë ukrainase raportohet se ka vrarë një punëtor, ka plagosur tre të tjerë dhe ka bllokuar rreth 150 minatorë nën tokë. “Sulmi dëmtoi ndërtesat dhe pajisjet e ndërmarrjes, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike”, u citua të thoshte DTEK, investitori më i madh privat i energjisë në Ukrainë, nga media lajmesh Kyiv Independent. “Në atë kohë, 146 minatorë ishin nën tokë; ngjitja e tyre në sipërfaqe është duke vazhduar”, shtoi DTEK në lidhje me grevën kundër objekteve të saj. Firma e energjisë nuk specifikoi vendndodhjen e saktë të minierës së prekur, megjithëse kreu i sindikatës Mykhailo Volynets…

Read More

Matteo Politano ka zgjatur qëndrimin e tij te Napoli, duke nënshkruar një kontratë të re që zgjat deri në qershor 2028. Anësori italian, i cili ka qenë një pjesë thelbësore e sulmit të ekipit italian në vitet e fundit, konfirmoi angazhimin e tij ndaj klubit duke nënshkruar marrëveshjen pas javësh negociatash. Politano iu bashkua Napolit nga Interi në vitin 2020 dhe që atëherë është bërë një lojtar i qëndrueshëm, duke kontribuar me gola, asiste dhe përvojë në krahë. Rinovimi i tij shihet si një hap kyç për Napolin në ruajtjen e stabilitetit të skuadrës, ndërsa ata vazhdojnë të ndërtojnë të…

Read More

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin. Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave. Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie. Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit. Simptomat e tharjes së syrit Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë: Kruarje dhe djegie e syrit, Sklepa…

Read More

Një incident ndodhi të dielën në Rosporden të Francës kur një helikopter u rrëzua në një liqen ndërsa përpiqej të mbushej me ujë për të shuar një zjarr.  Incidenti u filmua nga dëshmitarë okularë, të cilët tregojnë momentin kur helikopteri afrohet për t’u furnizuar me karburant dhe humbet papritur lartësinë, duke përfunduar në liqen. Pasagjerët e helikopterit u dërguan në spital, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Read More