Autor: TV News
Artisti i njohur amerikan, Will Smith, është akuzuar se e ka përdorur inteligjencën artificiale në një video promovuese për turneun e tij veror, ka raportuar “The Independent”. Sipas shkrimit, dyshimet janë që me inteligjencë artificiale është rritur numri i fansave. Aktori dhe reperi i njohur nisi pjesën e turneut në Britani “Based on a True Story” të dielën (24 gusht) në Scarborough, në mbështetje të albumit të tij më të ri.Para koncerteve, në kanalin e tij zyrtar në YouTube u publikua një video me titull: “Pjesa ime e preferuar e turneut është kur ju shoh nga afër. Faleminderit që edhe…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak. Vihet në pranga poseduesi i tyre, i dënuar dhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas posedonte armë zjarri në automjetin me të cilin lëvizte, menjëherë kanë organizuar punën dhe si rezultat i operacionit të koduar “Armed” kanë lokalizuar dhe vënë në pranga shtetasin: Besmir Bajraktari,…
Jamie Vardy po shqyrton një transferim te skuadra e Serie A, Cremonese, raporton Sky Sports. Vardy është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Leicester City skadoi në fund të sezonit të kaluar. Sky Sports pretendon se ai nuk është me nxitim për të marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe është i përkushtuar për një marrëveshje para përfundimit të afatit kalimtar. Megjithatë, projekti i Cremonese-s e tërheq atë dhe ai beson se historia e tyre si autsajder përputhet me të tijën. Vardy do t’i shqyrtojë të gjitha opsionet me familjen e tij përpara se të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në qytetin e vogël Porepunkah në shtetin e Viktorias, Australi, ku dy oficerë policie kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri. Sipas autoriteteve, policët kishin shkuar në një pronë rurale, rreth 300 kilometra në verilindje të Melburnit, për të ekzekutuar një urdhër-arresti. Gjatë operacionit ka shpërthyer një incident i armatosur, i cili ka përfunduar tragjikisht. Ende nuk raportohet për ndonjë arrestim, ndërsa policia e Wangaratta ka bërë të ditur se situata mbetet ende “aktive” dhe u ka bërë thirrje banorëve të shmangin zonën. Ambulance Victoria njoftoi…
Kosova që nga 8 shkurti pa institucione, sot tentativa e 58-të për konstituimin e Kuvendit! – faxweb
Sot në ora 11:00 do të mblidhen sërish deputetët e Kuvendit të Kosovës, në tentativën e 58-të për konstituim të legjislativit. Në tentativën e fundit për konstituim të Kuvendit të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit ishin Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha. Ditë më parë, Gjykata Kushtetuese ka publikuar aktgjykimin e plotë ku përcaktohet që legjislativi i ri duhet të konstituohet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve, afat ky që përfundon më 18 shtator. Gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare vendi është pa institucione të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit.…
16-vjeçari Rio Ngumoa i dha Liverpoolit fitoren 3-2 ndaj Newcastle në një ndeshje të xhiros së dytë të Premier League, dhe me këtë gol ai bëri historinë edhe te Merseyside. Me 16 vjet e 361 ditë, Ngumoa u bë golashënuesi më i ri në historinë e Liverpoolit, në debutimin e tij në Premier League. Duke vepruar kështu, ai theu rekordin e mbajtur më parë nga Ben Woodburn, i cili shënoi kundër Leeds United në nëntor 2016 kur ishte 17 vjeç e 45 ditë. Ngumoa mbërriti te Liverpooli në shtator të vitit të kaluar nga Chelsea dhe në fillim të vitit…
Brad Pitt bleu së fundmi një rezidencë në Los Angeles nga kitaristi kryesor i grupit “The Killers”, Dave Keuning dhe gruaja e tij Emilie Keuning, për 10 milionë euro. Dave dhe Emilie fillimisht e nxorën në shitje vilën në stilin spanjoll për 12 milionë euro në qershor, pasi fillimisht paguan 8 milionë euro në vitin 2021. E ndërtuar fillimisht rreth vitit 1989, shtëpia prej 8,385 metra katrorë ndodhet në lagjen prestigjioze Outpost Estates, e cila ka qenë shtëpia e personazheve të tjerë të famshëm, përfshirë Ben Affleck dhe Orlando Bloom. Shtëpia me gjashtë dhoma gjumi ka një zyrë, një sallë…
Të qenit rehat vetëm në shoqërinë tuaj mund t’ju japë kohë dhe liri për të eksploruar realisht interesat tuaja pa pasur ndikime të jashtme. Mund të jetë një mënyrë për të provuar gjëra të reja, për të hulumtuar tema që ju magjepsin, për të fituar njohuri dhe madje për të praktikuar metoda të reja të vetëshprehjes. T’i japësh vetes kohë vetëm do të thotë që mund t’i eksplorosh këto gjëra pa presionet dhe gjykimet që mund të imponojnë të tjerët. Shenjat që ju duhet të kaloni pak kohë vetëm: Nuk është gjithmonë e lehtë të dalloni shenjat që mund t’ju…
Në këtë fundjavë, disa prej kombëtareve më të mëdha të Evropës në basketboll luajtën ndeshje miqësore, si formë parapërgatitje për Eurobasket 2025, që do të nis për pak ditë. Të premten Lithuania mposhti Islandën me rezultatin 96-83, derisa po atë natë në një ndeshje dramatike, Greqia mposhti Italinë me rezultat 76-74. Kurse të shtunën Gjermania demoloi kampionët në fuqi, Spanjën, me rezultatin 95-78, e në anën tjetër Turqia mposhti Malin e Zi me rezultat 96-85. Ndërsa të dielën Franca fitoi ndaj Greqisë me 92-77, duke e zgjeruar serinë e fitoreve në 9 ndeshje, që nga humbja e fundit me SHBA-të,…
Agjencia e Gazës për Mbrojtje Civile ka thënë se pesë gazetarë janë në mesin e të paktën 20 personave të vrarë të hënën, si pasojë e sulmeve izraelite në një spital në jug të enklavës. Agjencitë Reuters, Associated Press dhe televizioni Al Jazeera kanë konfirmuar se në mesin e të vrarëve janë gazetarë që kanë kontribuuar për këto mediume.Lexo edhe :Related Posts Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal, ka thënë se “numri ka shkuar në 20 martirë, përfshirë pesë gazetarë dhe një pjesëtar të Mbrojtjes Civile”, pas sulmeve në spitalin Nasser në Han Junis- një kompleks i madh mjekësor në jug…
