Autor: TV News
Administrata Trump do të kërkojë dënimin me vdekje në rastet e vrasjeve në Uashington. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan, Donald Trump, në mbledhjen e kabinentit. Kushdo që vret në kryeqytet, të gjithë thërrasin të dënohet me vdekje, dënim me vdekje. Nëse dikush vret dikë në kryeqytet, në Uashington ne do të kërkojmë dënimin me vdekje. Dhe ky është një parandalues shumë i fortë, dhe të gjithë ata që e kanë dëgjuar pajtohen me të. Nuk e di nëse jemi gati për këtë në këtë vend…nuk kemi zgjidhje tjetër” Ndërkohë, kreu I shtëpisë së bardhë i bëri thirrje Universitetit të Harvardit…
Pritjes i erdhi fund. Janë zbardhur formacionet e Kupës së Anglisë mes Burnley dhe Derby Country. Trajneri i Burnley i ka besuar rolin e titullarit sulmuesit të Kombëtares, Armando Broja. Kjo do të thotë se bomberi 23-vjeçar do të finalizojë debutimin me ekipin e ri. Ka më shumë se dy javë që Broja është prezantuar te Burnley, por për shkak të mungesës së minutazhit në vazhdimësi, trajneri Parker i ka dhënë kohë mjaftueshëm shqiptarit për të qenë në kushtet më të mira fizike. Tani është radha e Brojës që të tregoj veten dhe ti kthejë besim trajnerit. Vlen të përmendet…
*Situata e zjarreve në vend* Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30, datë 26.08.2025 , janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim. Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën…
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në parkun Tor Tre Teste në Romë, ku një grua 60-vjeçare është grabitur dhe përdhunuar nga një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia, i cili më pas është arrestuar nga karabinierët italianë pranë stacionit Termini. Autori i dyshuar kishte hyrë në Itali në vitin 2016 me leje qëndrimi humanitare, ndërsa në vitin 2024 kishte marrë leje të rregullt qëndrimi dhe punonte si punëtor ndërtimi në një kompani në Guidonia. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, ndërsa viktima po shëtiste qenin. Sipas dëshmisë së saj: “Më tha që nëse bërtas, do të…
Presidenti Donald Trump tha se administrata e tij do të kërkojë dënimin me vdekje në rastet e vrasjeve në Uashington, DC. “Kushdo që vret në kryeqytet, të gjithë thërrasin të dënohet me vdekje, dënim me vdekje. Nëse dikush vret dikë në kryeqytet, Uashington DC, ne do të kërkojmë dënimin me vdekje”, tha presidenti gjatë një takimi me anëtarët e kabinetit sot.
Kosova po feston afrimin e një lojtari të ri të rëndësishëm në ekipin kombëtar, me Leon Avdullahu që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën. Një nga reagimet e para erdhi nga Xherdan Shaqiri, ish-ylli i përfaqësueses së Zvicrës, i cili e ka pëlqyer postimin e FFK-së dhe Agim Ademit në rrjetet sociale. Ylli 33-vjeçar, që e njeh mirë temën e shtetësisë së dyfishtë, foli për gazetën Blick lidhur me këtë hap të Avdullahut. “Kemi folur shpesh për këtë”, deklaroi Shaqiri, duke kujtuar vitin kur të dy ishin pjesë e FC Basel dhe fituan dy trofe. Megjithatë, ai mohoi të ketë pasur ndikim të…
Agjencia e Kombeve të Bashkuara (UPU) që koordinon shërbimet postare ndërkombëtare, njoftoi se 25 shtete anëtare kanë pezulluar dërgesat drejt Shteteve të Bashkuara, pas shqetësimeve që kanë lindur nga tarifat e reja të vendosura nga administrata e presidentit Donald Trump. UPU tha se ka informuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për këtë situatë në një letër të datës 25 gusht 2025. “Operatorët postarë në 25 vende anëtare kanë njoftuar pezullimin e shërbimeve të tyre drejt SHBA-së, për shkak të pasigurive, sidomos në lidhje me shërbimet e tranzitit,” deklaroi agjencia e OKB-së. Megjithëse UPU nuk përmendi vendet, Australia, Norvegjia dhe…
Vijon të jetë kritik zjarri në pyllin e Poros. Flakët kanë përparuar duke djegur masive pyjore, kryesisht me pisha, dhe po afrohen drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë. Në këto momente, në terren ndodhen forca të shumta të zjarrfikëses dhe emergjencave civile, ndërsa një helikopter po operon duke marrë ujë nga deti dhe duke e hedhur mbi vatrat e zjarrit.
Ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka vendosur të mos thërrasë asnjë nga ish-lojtarët e tij të Santiago Bernabeut në vetëm grumbullimin e tij të dytë. Los Blancos kanë tre lojtarë që Ancelotti mund t’i kishte ftuar, por ka vendosur të mos përdorë asnjërin prej tyre. Trajneri italian la përshtypje te mediat lokale me përpjekjet e tij për të folur portugalisht gjatë shpalljes së listës, duke qenë se ka vetëm rreth tre muaj në këtë rol. Brazili do të përballet me Kilin dhe Bolivinë në shtator, para se periudha e tij në krye të nisë plotësisht, pasi u thirr me…
Takimi që Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pati me udhëheqjen ushtarake të vendit u përqendrua në përforcimin ushtarak të rajoneve të Donetskut dhe Zaporizhias, si dhe në proceset për garancitë e sigurisë që duhen “përshpejtuar”. Siç deklaron ai në postimin e tij në X, situata në front dhe në zonat kufitare u diskutua me ushtrinë.
