Autor: TV News

Unioni Postar Universal , një agjenci e Kombeve të Bashkuara, njoftoi se 25 nga shtetet anëtare të saj kanë ngrirë dërgesat për në Shtetet e Bashkuara, në përgjigje të pasigurisë së shkaktuar nga tarifat e reja të vendosura nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Agjencia promovon bashkëpunimin midis shërbimeve postare në 192 vendet e saj anëtare, tha se kishte përcjellë shqetësimet e saj në lidhje me këto pezullime në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit Marco Rubio të datës 25 gusht 2025. 

Read More

Edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, sonte iu bashkuan edhe tri klube tjera, mirëpo dy prej tyre kanë një histori shumë të veçantë. Pos Bodo/Glimtit, në fazën e Ligës së Kampionëve janë kualifikuar edhe Kairat Almaty dhe Pafos – me këto dy të fundit që i futen kësaj gare për herë të parë në histori. Kairat Almaty siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26 pasi e mposhti Celticun në play-off. Dy ndeshjet përfunduan pa gola, teksa vetëm në penallti, skuadra nga Kazakistani e siguroi këtë sukses. Në anën tjetër, Pafos, klub i themeluar vetëm 11 vite më…

Read More

Bashkimi Europian ka reaguar pas lajmeve për vrasjen e pesë gazetarëve, katër punonjësve të shëndetësisë dhe disa civilëve gjatë sulmeve të djeshme në Gaza. Zëdhënësi i Komisionit Europian, Anouar El Anouni, në një konferencë për shtyp e cilësoi ngjarjen si krejtësisht të papranueshme.Lexo edhe :Related Posts “Civilët dhe gazetarët duhet të mbrohen nga e drejta ndërkombëtare. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të sigurojë që këto sulme të hetohen,” deklaroi Anouar El Anouni. Ai theksoi gjithashtu se BE vë në dukje deklaratat e autoriteteve izraelite se do të kryhet një hetim i plotë…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur hapjen e rrugës për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të rëndësishëm në drejtim të rikthimit të funksionalitetit institucional në vend. Në një deklaratë për media, Osmani ka shprehur shpresën që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe normat demokratike.

Read More

Një tjetër përplasje diplomatike mes Brazilit dhe Shteteve të Bashkuara ka shpërthyer pasi presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva deklaroi se ministrit të Drejtësisë, Ricardo Lewandowski, i është revokuar viza amerikane, një lëvizje që e cilësoi si “të papërgjegjshme” nga Uashingtoni. Duke folur gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar, Lula shprehu “solidaritet të plotë” me ministrin e tij, duke theksuar se vendimi për revokimin e vizës është një akt i papranueshëm ndaj një përfaqësuesi të lartë të shtetit brazilian. “Kjo nuk është vetëm një fyerje ndaj ministrit Lewandowski, por ndaj të gjithë sistemit gjyqësor brazilian”, tha Lula. Mediat ndërkombëtare…

Read More

Sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani u transferua para disa javësh nga Gwangju te Esteghlal për 857 mijë euro. Ai ka kontratë me klubin e ri deri në verën e vitit 2027, ndërsa ditën e sotme ka kryer debutimin. Shqiptari është futur në fushë vetëm në minutën e 46’. Edhe pse ndeshja përfundojë 3-3, sulmuesi nuk arriti të përfshihej në gol. Pas dy javësh kampionat, Esteghlal numëron 4 pikë, vendi i 3-të. Me skuadrën koreane të Gwangju, 30-vjeçari kuqezi numëron 81 ndeshje, 27 gola dhe 6 asiste. Aktualisht kartoni i Asanit sipas “Transfermarkt” vlen 1.2 milionë euro.

Read More

Komisioni Evropian e përshkroi si “krejtësisht të papranueshëm” sulmin e dyfishtë të Izraelit në Spitalin Nasser në Gaza, në të cilin u vranë të paktën 20 persona, përfshirë pesë gazetarë. “Civilët dhe gazetarët duhet të mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar”, tha zëdhënësi i Komisionit, Anwar al-Anuni, në një konferencë për shtyp.

Read More

Robert Habeck e ka zgjedhur karrierën e tij si i rritur: mësues. Pasi shkroi tregime për fëmijë, politikani karizmatik i të Gjelbërve, u bë ministër dhe zëvendëskancelar. Ai është njeriu që nënshkroi marrëveshjet e energjisë me Norvegjinë dhe sheikët e Katarit, të cilat e shpëtuan Gjermaninë gjatë dimrit të pushtimit rus, kur fabrikat rrezikonin të mbeteshin pa energji. Robert Habeck do t’i kthehet një profesioni të thjeshtë që i sjell gëzim. Ish-zëvendëskancelari i Scholz njoftoi dje se po jep dorëheqjen nga vendi i tij në Parlament. Letra me 450 000 firma që i kërkonte ta mendonte edhe njëherë dorëheqjen nuk…

Read More

Ditën e sotme, sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani ka bërë debutimin te ekipi i Esteghlal FC në ligën iraniane. Ai është futur në fushë gjatë pjesës së dytë, ndonëse nuk ka kontribuar në gol, takimi i përfunduar 3-3 ndaj Zob Ahan. Pas ndeshjes, ka ardhur reagimi i anësorit 30-vjeçar në rrjetin social “Instagram. “Debutim me Esteghlal FC! Energjia e tifozëve është e pabesueshme. Gjithë bashkë nuk dorëzohemi, ky është vetëm fillimi!”, shkruan Asani. Anësori shqiptar u transferua nga Gëangju te ekipi iranian për 857 mijë euro. Te Kombëtarja, lojtari në fjalë numëron 23 paraqitje dhe 5 gola.

Read More

Një 26-vjeçar me origjinë nga Gambia ka përdhunuar një grua 60-vjeçare në një park në Romë. I riu është arrestuar dhe ka pranuar krimin. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se kishte vepruar nën ndikimin e substancave narkotike, të cilat i kishte blerë vetëm disa minuta para se të kryente aktin e rëndë. Hetimet nisën pas dëshmisë së gruas së abuzuar dhe analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë përgjatë rrugës ku kishte kaluar autori. Këto prova kanë ndihmuar autoritetet të identifikojnë dhe të lokalizojnë të dyshuarin. 26-vjeçari, i cili qëndronte ilegalisht në Itali, u ndalua pranë stacionit Termini në Romë. Ai…

Read More