Autor: TV News
Australia ka njoftuar se do ta dëbojë ambasadorin e Iranit nga shteti, pas dyshimeve për përfshirjen direkte të qeverisë iraniane në sulmet antisemitike në Sydney dhe Melbourne. Kryeministri Anthony Albanese ka thënë se sulmet ishin “akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme të agresionit, të orkestruara nga një shtet i huaj”. Askush nuk ishte lënduar në sulmet që ndodhën vitin e kaluar. Shefi i organizatës së Inteligjencës së Sigurisë në Australi, Mike Burgess, ka thënë se informatat që posedon agjencia e tij janë se Irani ka shumë gjasa të ketë qenë prapa sulmeve ndaj komunitetit hebre në incidentet në Australi. Ambasadori…
Borussia Dortmund zyrtarisht ia ka zgjatur kontratën trajnerit Niko Kovac deri në vitin 2027. Trajneri 53-vjeçar kroat iu bashkua klubit në shkurt të vitit 2025 dhe që atëherë ka drejtuar 27 ndeshje, duke regjistruar 15 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. Periudha e tij është karakterizuar nga një qasje më e disiplinuar, gjë që e bindi bordin të sigurojë të ardhmen e tij. Kovac, i cili më parë ka trajnuar Wolfsburg, Monaco, Bayern Munich, Eintracht Frankfurt dhe ekipin kombëtar kroat, tashmë e ka bërë të ndjeshme praninë e tij në Signal Iduna Park. Sezonin e kaluar, Dortmund përfundoi i katërti…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të fortë për mobilizimin e PD-së me nisjen e sesionit të ri parlamentar në shtator. Ai theksoi se opozita do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për t’i rezistuar asaj që e cilësoi si “narkodiktaturë” dhe “narkoshtet”, duke u ripërtërirë dhe duke u riorganizuar. Ai e krahasoi situatën aktuale me diktaturën komuniste, duke theksuar se sot nuk është më ideologjia marksiste-leniniste që sundon, por droga, të cilën e quajti “forcën misterioze lëvizëse të shoqërisë”. Berisha ngriti akuza të drejtpërdrejta për lidhje të krimit me pushtetin, duke përmendur emra të…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, diskutoi me homologët europianë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Rubio bisedoi me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Andrii Sybiha, Ministren e Jashtme të Finlandës dhe Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas. “Të gjithë ndajmë bindjen se ushtria ukrainase është niveli themelor i çdo garancie të tillë, prandaj forcimi maksimal i saj është prioriteti ynë kryesor”, tha ministri ukrainas pas bisedës me Rubion. Pas takimeve të ndara me Presidentin rus Vladimir Putin dhe me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky,…
Një numër rekord prej 28,076 emigrantësh kanë hyre ne Britaninë e Madhe me varka të vogla këtë vit, një rritje prej 46% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2024, treguan të dhënat qeveritare, duke shtuar presionin mbi qeverinë e kryeministrit Keir Starmer për mënyrën e trajtimin të emigracionit. Rekordi u arrit të dielën pasi 212 migrantë mbërritën me kater varka të ndryshme ne Britaninë e Madhe, treguan të dhënat. Rritja e ndjeshme vjen mes shqetësimit në rritje të publikut mbi imigracionin, i cili në sondazhe po konsiderohet shqetësimi kryesor i publikut, me protestat kundër emigrantëve që vazhdojnë jashtë hoteleve…
Ish-lojtari i Real Madridit, Lucas Vazquez, do ta vazhdojë karrierën e tij te Bayer Leverkusen, raporton Fabrizio Romano. Vazquez do t’i bashkohet ekipit gjerman si lojtari lirë pasi të skadojë kontrata e tij me Los Blancos. Romano pretendon se spanjolli i ka kaluar tashmë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë me ekipin e Leverkusenit të martën. Kontrata e Vazquez me “Aspirinët” do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027. /GazetaBlic Sport
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës të martën. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime. Ai arriti t’i marrë votat e nevojshme falë votës së një pjesë të deputetëve të PDK-së, AAK-së, dhë një pjese të pakicave. LDK dhe Lista Serbe votuan kundër.
Në derbin e xhiros të katërt në Kroaci, Hajduk mposhti Osijekun me rezultatin 2:0 në Opus Arena. Me këtë fitore, Hajduku vazhdoi nisjen perfekte të sezonit. Analisti i MAXSport, Josko Jelicic ishte i impresionuar nga transferimi i ri i Hajdukut, qendërmbrojtësi Ron Raçi. “Ky është një djalë që tregoi personalitet në ndeshjen e parë. Këto janë cilësi lidershipi, ai e nxjerr topin dhe vazhdon. Kjo është ajo që bëjnë mbrojtësit modernë. Agresiv, i mirë në duel, Raçi është një zbulim absolut për mua”, tha Jelicic. 54 vjeçari, Jelicic ka qenë lojtar i dëshmuar në Kroaci, pasi ka luajtur në skuadrat…
Forma e mira në fushë dhe goli i shënuar kanë bërë që Arlind Ajeti të jetë pjesë e formacionit më të mirë në Ligën e Parë turke. Për raundin e tretë, Bodrumspor mposhti 3-1 Sakaryaspor dhe një nga golat u shënua nga Arlind Ajeti. Mbrojtësi ishte deçiziv edhe në ndërhyrjet në prapavijë, teksa ‘SofaScore’ e ka vlerësuar performancën e tij me notën 7.8, duke bërë që të jetë mes më të mirëve të raundit. Forma e tij e mirë është një sinjal edhe për Sylvinhon, në prag të ndeshjes që Kombëtarja luan kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë, e vlefshme…
Leon Avdullahu ka vendosur të luajë për Kosovën në të ardhmen, duke refuzuar kështu Zvicrës. Drejtori i ekipit kombëtar, Pierluigi Tami, ka komentuar vendimin e lojtarit të Hoffenheimit dhe flet hapur për zgjedhjen e tij për Kosovën, shkruan GazetaBlic Sport. “Leoni na ka informuar për vendimin e tij. Jemi të zhgënjyer që ai tani dëshiron të ndjekë një rrugë tjetër”, ka thënë Tami për mediat zvicerane. “Por gjithashtu e bëj të qartë se ne duam vetëm ata lojtarë në ekipet tona kombëtare që identifikohen njëqind për qind me vendin dhe ekipin tonë kombëtar.” Më 5 shtator, Avdullahu mund të debutojë…
