Autor: TV News
Mbrojtësi i Tiranës, Edison Kola njoftoi pak minuta më parë, se operacioni i tij kishte shkuar mirë. Tashmë jashtë fushës së blertë, ai publikoi një foto nga ambientet e spitalit, ku krah saj nuk kursen falenderimet për klubin “bardheblu”. Komentet në postimin e Kolës ishin të shumta, ku nuk mungoi as ai i Etienne Tares. Pjesë e “bardhebluve” që prej disa javësh, djali i Igli Tares i uron mirëseardhjen sa më shpejt shokut të tij të ekipit. “Po të presim vëlla”, shkruhet në komentin e Etienne Tare. Kujtojmë se Kola ishte një nga pikat kyçe të Tiranës sezonin e shkuar,…
Në prag të mbledhjes së Kuvendit të ri dhe miratimit të qeverisë “Rama 4”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se për opozitën ky Kuvend është jo legjitim pasi 11 maji ishte farsë elektorale. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha deklaroi se emrat e përveçëm të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama nuk kanë ndonjë rëndësi, pasi për opozitën Rama nuk ka mandat për të qeverisur vendin. “A ka legjitimitet Edi Rama të krijojë qeveri me farsë elektorale, unë të them kurrë. Kurrë nuk ka legjitimitet, mbasi pseudomazhoranca e tij përfaqëson mbi të gjitha interesat e Edi Ramës,…
dhe pse është 31-vjeç, mbrojtësi i Kombëtares Arlind Ajeti di të jetë protagonist me ekipin e Bodrum FK në ligën e parë të futbollit turk. Në duelin kundër Sakaryaspor, i përfunduar 3-1, Ajeti shënoi golin për 2-1, teksa ky finalizim ka ndikuar edhe në vlerësimin e mbrojtësit shqiptar. Pas mbylljes së raundit të tretë në këtë ligë, “SofaScore” ka publikuar formacioni e javës, aty ku bie në sy prezenca e Ajetit. Duhet thënë se asnjë lojtar shqiptar pas 3 javësh në ligën e parë turke nuk ka rezultuar në formacionin më të mirë për sezonin 2025-2026, përveç Ajetit, tregues se…
Parlamenti i ri do të nisë punën më 10 shtator dhe struktura e tij pritet të ketë disa ndryshime të rëndësishme. Mësohet se në takimet që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me disa prej figurave kryesore të PS, paraprakisht është diskutuar që Kuvendi nga 8 komisione të përhershme të ketë 11 komisione. Një prej komisioneve që do të shtohet është ai për mirëqeverisjen dhe antikorrupsionin për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, i cili u ngrit si komision i posaçëm dhe u drejtua nga Fatmir Xhafaj. Me nisjen e legjislaturës së re, ky komision pritet të jetë i përhershëm dhe mendohet…
Kishte shkuar në Itali për turizëm, por u kap duke trafikuar kokainë. Karabinierët e Ternit pikasën të riun teksa qarkullonte me makinën që kishte marrë me qira. Lëvizjet e tij të dyshimta bënë që të kërkonin kontrollin e mjetit, ku u gjetën 28 doza kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 18 gramë, së bashku me shumën prej gati 1000 eurosh, që u sekuestruan. Por arrestimi i tij nuk ka qenë i lehtë, pasi për pak sa nuk është përfshirë në përplasje me patrullën. Aksidenti u shmang në kohë dhe efektivët bënë bllokimin e mjetit. 21-vjeçari që nuk mundi dot…
Largimi i Kristjan Asllanit nga Inter në adresim të Torinos është bërë zyrtare që ditën e djeshme. Por ajo që ka shkaktuar habi përkon me klubin zikaltër. Asnjë reagim në lidhje me zhvendosjen e Asllanit nga skuadra me bazë në Milano. Edhe pse mesfushori shqiptar ka dhënë kontributin në ekip për 99 ndeshje, në kampin e Interit, ky detaj nuk përbën asnjë interes, qoftë për ti thënë edhe një faleminderit ose ta uroj për eksperiencën e re. Megjithatë, lojtar të caktuar të Interit nuk kanë mbajtur të njëjtin qendrim mospërfillës. Marcus Thuram, Cuadrado, Frattesi, Dumfries, Barrella apo deri te ish-presidenti…
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio ka zhvilluar ditën e djeshme një diskutim me homologët e tij evropianë, me temë kryesore përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Rubio zhvilloi bisedime me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy, Ministrin e Jashtëm të Ukrainës Andriy Sibiha dhe Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së Kaja Kallas. Sibiha tha, nga ana e tij, se Ukraina është mirënjohëse ndaj Rubios për përpjekjet e tij dhe ndaj Trump për udhëheqjen e tij paqësore. “Unë përsërita qëndrimin e Ukrainës se garancitë e sigurisë duhet të jenë konkrete, ligjërisht të detyrueshme dhe efektive.…
Feronikeli 74 ka transferuar mesfushorin e St. Gallenit, Noah Yannick. “FC Feronikeli 74 ka kënaqësinë të prezantojë lojtarin tonë më të ri, Noah Tankeu Yannick Joachim Zacharie”, ka shkruar Feronikeli 74 në Facebook. “I lindur më 11 mars 2004 në Kamerun, Noah është një mesfushor energjik dhe kreativ, që sjell shpejtësi, forcë dhe fantazi në fushën e lojës. Ai vjen nga FC St. Gallen në Zvicër, ku gjatë kohës së tij pati mundësinë të përballej edhe me kundërshtarë të mëdhenj evropianë si Villarreal CF dhe ACF Fiorentina, duke fituar përvojë të çmuar ndërkombëtare”. Me talentin dhe përkushtimin e tij, jemi…
Një aeroplan me 265 pasagjerë pësoi një defekt në motor, ndërsa ishte duke udhëtuar për në Pekin, tha linja ajrore të hënën. Ekuipazhi i fluturimit u devijua në aeroportin e Nizhnevartovsk në Siberinë perëndimore , tha Autoriteti Rus i Aviacionit Civil (Rosaviatsia). Vendimi u mor për arsye sigurie, pasi defekti u zbulua gjatë fluturimit dhe bëri të nevojshme një ndryshim të planit. Siç u bë e ditur, Air China dërgoi menjëherë një aeroplan rezervë në Nizhnevartovsk, i cili ishte planifikuar të mbërrinte më vonë po atë ditë, me qëllim transportimin e pasagjerëve në mënyrë të sigurt në destinacionin e tyre…
Të flesh mirë natën gjatë muajve të nxehtë të verës është një sfidë për shumë njerëz, veçanërisht për ata që nuk kanë akses në pajisje ftohëse si kondicioneri ose ventilatorë. Temperatura e lartë e bën të vështirë të biesh në gjumë dhe shpesh çon në gjumë të ndërprerë dhe të shqetësuar. Çfarë nuk shkon me këtë dhe çfarë mund të bëni për të fjetur më mirë, edhe në ditët më të nxehta? Efekti i nxehtësisë në gjumë Trupi i njeriut, drejt fundit të ditës, fillon procesin natyror të përgatitjes për gjumë duke prodhuar melatoninë, hormoni që rregullon ritmin cirkadian dhe…
