Autor: TV News
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda:“Krenarë për ju, për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguat në mbrojtje të jetës së qytetarëve.” Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre. Ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, vlera më e mirë në shërbim të qytetarëve dhe shembulli që frymëzon e na bën krenarë të gjithëve. Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë përditë në përmbushje të misionit sa…
Ndërsa Inter Miami përgatitet duelin kundër Orlando City, ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Ligës të mërkurën në stadiumin Chase, Sergio Busquets e befasoi edhe Lionel Messin me një rrëfim për të ardhmen e tij. Mesfushori spanjoll ende nuk e ka siguruar vazhdimësinë, kontrata e tij me klubin skadon në dhjetor dhe në moshën 37 vjeç, dalja e tij nga futbolli profesionist po afron. “Kur u largova nga Barcelona, e dija që nuk do të kthehesha kurrë në Spanjë apo Evropë. Jam gjithashtu në moshë të shtyrë: Jam shumë më afër daljes në pension sesa të vazhdoj të luaj”, tha Busquets.…
Zbulohen 2 ambiente të përshtatura për organizimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Policia sekuestroi 34 njësi kompjuterike, 10 laptopë dhe 2 celularë. Ndërkohë janë proceduar penalisht 4 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë. “Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Jackpot”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Gjatë kontrolleve, u konstatua se 2 ambiente, në Mjull Bathore…
Gati dy muaj pasi Teherani ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka dërguar sërish inspektorë në Iran, pikërisht në kohën kur vendi po përballet me mundësinë e rikthimit të sanksioneve të mëdha ndërkombëtare. Irani i pezulloi inspektimet në korrik, duke cituar bombardimet amerikane dhe izraelite ndaj objekteve kyçe në qershor. Por, rikthimi i inspektorëve është kryesisht simbolik. Tani për tani, misioni i IAEA-së – i konfirmuar nga drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi – ka karakter përgatitor, dhe përqendrohet në “modalitetet praktike” për rikthimin e vëzhgimit në disa objekte të shpërndara, disa prej të…
Armando Broja mbrëmjen e djeshme debutoi te skuadra e Burnley. Sulmuesi shqiptarë nisi të lërë gjurmë që në minutat e parë të sfidës. 23-vjeçari asistoi në minutën e 4-të të takimit për Ramsey për të shënuar kështu edhe golin e parë për Burnley në EFL Cup kundër Derby. Duel ky që përfundoi 2-1 dhe solli kualifikimin e skuadrës së Brojës në fazën tjetër. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Burnely, Scott Parker. Ky i fundit ka theksuar se nuk mund të flasin për Brojën tani, pasi ka vetëm 2 javë e gjysmë që është bashkuar me ekipin. Gjithashtu nënvizoi…
“Popullsia në zonën e juridiksionit, për vitin 2024, për 17 shoqëritë UK, raportohet rreth 4,446,331 banorë, nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,535,858 banorë ose e shprehur në lidhje me KUN rreth 738,854 lidhje. Ky tregues ka një rritje të lehtë, pasi shërbimi me kanalizime raportohet të jetë shtuar me rreth 7,616 lidhje duke çuar mbulimin në 57% me këtë shërbim, megjithëse mbetet shumë larg nivelit 75% të mesatares kombëtare të kërkuar” thuhet në këtë raport. Enti analizon se mbulimi i përgjithshëm me kanalizime është përmirësuar gradualisht dhe përmirësimi ka ardhur më shumë…
Negociatat midis Real Madridit dhe Olympique Marseille për mesfushorin Dani Ceballos kanë përfunduar me sukses, sipas Radio Monte Carlo. Të dy klubet kanë arritur një marrëveshje që lojtari spanjoll të luajë për ekipin e Marseille në formë huazimi për një vit, me një opsion blerjeje të përfshirë në kontratë. Dani Ceballos ka qenë te Real Madrid që nga viti 2017 dhe për një kohë të gjatë nuk mundi të luftonte për një vend titullar dhe kaloi një periudhë si huazim te klubi anglez Arsenal midis viteve 2019 dhe 2021. Mesfushori ishte një lojtar kyç për Los Blancos sezonin e kaluar…
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për 23-vjeçarin Kevin Norra, i cili shkaktoi aksidentin tragjik në Delvinë, ku humbën jetën dy motrat Dhimaku. Në seancën e zhvilluar, prokurorja e çështjes Besjana Sadikaj kërkoi masën e arrestit me burg, të cilën gjykata e pranoi. Norra që u përplas mbrëmjen e 24 gushtit me mjetin e dy motrave në aksin Delvinë-Sarandë, ishte duke lëvizur me shpejtësi, kur ka kryer një parakalim të gabuar duke i dalë përballë mjetit të dy motrave duke u përplasur kokë më kokë. Si pasojë, Rozina dhe Elvisa Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe, ndërruan…
Presidenti amerikan Donald Trump ka dyfishuar tarifat ndaj Indisë, duke i çuar ato në 50 % përqind e duke përmbushur kështu paralajmërimin ndaj vendeve që blejnë naftë ruse me çmim të ulët. Vendimi hyri në fuqi siç ishte planifikuar këtë të mërkurë, duke përshkallëzuar tensionet mes dy partnerëve strategjikë më të mëdhenj në botë. Tarifa ndëshkuese nga më të lartat të vendosura nga SHBA ka efekt për pjesën më të madhe të mallrave përfshirë veshjet, gurët e çmuar, këpucët, mallra sportive, mobilje kimikate dhe prodhimet e detit. Përjashtim bëjnë vetëm një kategori e vogël. Presidenti amerikan ka argumentuar se Nju…
Kombëtarja e Kosovës në futboll do të luajë dy ndeshje në muajin shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Fillimisht me 5 shtator do të ballafaqohemi me Zvicrën si mysafir, teksa me 8 shtator do presim Suedinë në ‘Fadil Vokrri’. Suedia ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ku shihen edhe emra të mëdhenj të grumbulluar, shkruan GazetaBlic Sport. Ekdal, Hien Larsson. Gyokeres e Isak do jenë gati për duelin ndaj Kosovës. Ja lista: 241119 Viktor Gyökeres of Sweden celebrates after the 6-0 goal during the Nations League football match between Sweden and Azerbaijan on November 19, 2024 in…
