Autor: TV News
Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë më 27 gusht, ndërkaq Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar për të paktën shtatë të plagosur gjatë këtij operacioni. Ushtria izraelite ka konfirmuar për AFP-në se forcat e saj po kryejnë një operacion në këtë qytet në veri të Bregut Perëndimor, por nuk kanë dhënë detaje se cili është qëllimi i tij. Operacioni nisi në orën 03:00, sipas kohës lokale, thanë banorët, të cilët raportuan se ushtarët me autoblinda ia mësynë disa lagjeve të qytetit të vjetër të Nablusit, që ka…
Barcelona ka njoftuar se ka vazhduar kontratën me portierin Inaki Pena, deri në qershor të viti 2029. Por menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, spanjolli është huazuar për një sezon te skuadra e Elches. 26-vjeçari u bashkua me akademinë e Barcelonës në vitin 2012, derisa debutoi me skuadrën e parë e më 1 nëntor 2022 kundër Viktoria Plzen, në ndeshjen e Champions League. Inaki Pena ka bërë 45 paraqitje, duke mbajtur portën të paprekur në 10 prej tyre dhe ka fituar pesë trofe – dy tituj lige, një Kupë të Mbretit dhe dy Superkupa Spanjolle.
Qeveria gjermane ka miratuar projektligjin e Ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius për një model të ri të shërbimit ushtarak, raportoi agjencia e lajmeve DPA. Projektligji prezanton një shërbim ushtarak vullnetar të ngjashëm me atë të Suedisë, ku të gjithë ata që mbarojnë shkollën i nënshtrohen provimit ushtarak, por vetëm disa prej tyre hyjnë përfundimisht në shërbim aktiv. Dokumenti përmban gjithashtu disa “elementë të detyrueshëm”, të cilët në veçanti rivendosin provimin e rekrutëve dhe i detyrojnë të gjithë burrat midis 18 dhe 25 vjeç të plotësojnë një formular me një paragraf mbi gatishmërinë e tyre për të kryer shërbimin ushtarak. Gratë…
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar pas sulmit tragjik në një shkollë katolike në Minneapolis ku deri tani raportohet për tre të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Me anë të një postimi në Truth Social, Trump shkruan se “Shtëpia e Bardhë” po monitoron këtë situatë të tmerrshme. “FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për të gjithë të lënduarit”, shkruan Trump. Ndërkohë po hetohet se cilat kanë qenë shkaqet që shtynë autorit të ndërmerrte këtë sulm tragjik, ndërsa raportohet…
Barcelona do të mësojë të enjten kundërshtarët e saj në fazën e re të Ligës së Kampionëve, dhe ekipi i Hansi Flick pritet të ketë përballje shumë të vështira. Mes rivalëve të mundshëm janë disa prej gjigantëve të futbollit evropian: Paris Saint-Germain, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, Inter dhe Borussia Dortmund. Sipas formatit të ri të turneut, katalanasit do të duhet të përballen me të paktën dy nga këto skuadra të mëdha. Reforma e fazës së ligës garanton që Barça jo vetëm do të ndeshet me rivalë të përhershëm, por edhe me ekipe që ofrojnë stile të ndryshme loje,…
Ushtria izraelite u ka thënë palestinezëve se evakuimi i qytetit të Gazës është “i pashmangshëm”, ndërsa forcat e saj përgatiten ta pushtojnë atë. Në një postim në X të mërkurën, zëdhënësi i ushtrisë për gjuhën arabe, Avichay Adraee, tha se familjet që do të zhvendosen në jug do të “marrin ndihmën më bujare humanitare”. Tanket izraelite hynë në një zonë të re të qytetit të Gazës gjatë natës, duke detyruar më shumë banorë të largohen, thanë dëshmitarët. Mijëra njerëz janë zhvendosur tashmë për shkak të përparimeve të fundit izraelite – kryesisht në pjesë të tjera të qytetit, ku ende jetojnë…
Një shtetase serbe nga Mitrovica dhe partneri i saj, një pilot i Forcave Ajrore të Kroacisë, janë arrestuar në ishullin Vis nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë. Hetimi është zhvilluar nga policia kroate në bashkëpunim me Europolin. Sipas mediave kroate, dyshimet janë se piloti kroat i ka siguruar partneres së tij informacione konfidenciale, të cilat ajo më pas i ka përcjellë te Lista Serbe. Ai kishte qenë i angazhuar edhe në misionin e KFOR-it në Kosovë dhe dyshohet se i ka zbuluar partneres detaje mbi lëvizjet e trupave ndërkombëtare dhe situatën në veri të Kosovës që nga fundi i…
Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë katolike në Minneapolis, ku raportohet për disa persona të plagosur, ndërsa autori është vrarë nga policia. Në një reagim në rrjetin social “Truth Social”, Trump e konsideron ngjarjen si një skenë të tmerrshme, teksa shton se situatën po e mban në monitorim. “Jam informuar plotësisht për të shtënat tragjike në Minneapolis, Minesota. FBI-ja reagoi shpejt dhe është në vendngjarje. Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju lutem bashkohuni me mua në lutjet për të gjithë personat e përfshirë”, ka shkruar Presidenti…
Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë. Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Seanca e parë stërvitore do të zhvillohet më 1 shtator. Ndeshja miqësore Gjibraltar – Shqipëri do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën…
Të paktën 10 persona janë qëlluar me armë zjarri dhe të paktën një ka vdekur pas të shtënave në një kishë dhe një shkollë katolike në Minneapolis, Minesota. Raportet e mediave lokale thonë se të paktën një person ka vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur . Sipas policisë, personi i armatosur është neutralizuar. Rrjeti lokal Fox 9 raportoi se ai është i vdekur. Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 08:30 të së mërkurës (ora lokale, ora 16:30 në Greqi) kur policia u thirr për shkak të raportimeve për të shtëna në kishë dhe shkollën katolike për fëmijë të moshës…
