Autor: TV News
Qeveria ka gati një projektligj për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama tha se ky është kapitulli më sfidues në rrugën drejt BE. Parashikohet që të ngrihet një Operator kombëtar për trajtimin e Mbetjeve. “Duke nisur nga Bashkia e Lezhës që vazhdon të prijë me forcën e shembullit në pastërti, duke vazhduar me Shkodrën, Durrësin, Himarën dhe më tutje, gjërat kanë shkuar më mirë se sa vitin e shkuar. ka një përmirësim inkurajues. Problem mbetet mungesa e uniformitetit, sepse ka përgjatë vijës bregdetare disa zona problematike dhe ne ndërkohë duhet të vazhdojmë me ritëm sa i përket reformave…
Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Umbria, i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Mediat italiane kanë ngritur shqetësimin për shtimin e rasteve të trafikut të drogës në Itali, ku të përfshirë rezultojnë shtetas shqiptarë. “Përqendrimi i të rinjve dhe shumë të rinjve shqiptarë të kapur nga forcat e rendit në Umbria duke u marrë me drogë ka arritur së fundmi një nivel që nxjerr në pah një fenomen. Ka të ngjarë që kjo të sinjalizojë diçka edhe më alarmante që po ndodh prapa skenave, duke shfrytëzuar potencialisht një dobësi. Kjo gazetë do të ishte…
Një adoleshent 15-vjeçar në Kolumbi, i cili qëlloi me armë dhe plagosi për vdekje senatorin e djathtë dhe kandidatin potencial për president, Miguel Uribe, më 7 qershor, u dënua dje (të mërkurën) me 7 vite burgim, njoftoi prokuroria kolumbiane. I riu do të vuajë dënimin fillimisht në një qendër të specializuar rehabilitimi për të mitur dhe nuk do të transferohet në burg për të rritur deri në moshën 18-vjeçare, sqaroi prokuroria.Lexo edhe :Related Posts Miguel Uribe, 39 vjeç, një figurë e njohur e së djathtës dhe favorit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2026, u qëllua dy herë në kokë teksa…
Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia dhe karabinierët italianë në dy aksione të veçuara në Spoleto dhe Fano, ndërsa janë sekuestruar rreth 90 doza kokainë dhe valutë cash. Në aksionin e parë, karabinierët e Spoleto arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar shqiptar pa adresë të fiksuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. I riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor ndërsa drejtonte një automjet. Kontrolli pasues çoi në zbulimin e afërsisht 20 gramëve kokainë, të ndarë tashmë në 37 doza të vulosura. Gjithashtu u gjetën 780 euro cash, që u sekuestruan. Ndaj të riut u ndërmor masa e…
Sulmi rus dëmton zyrën e Delegacionit të BE-së në Kiev, Kos: Moska refuzon paqen dhe zgjedh terrorin
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Ukrainë, me seli në Kiev, ka pësuar dëme të mëdha nga sulmet ajrore ruse të enjten, njoftuan zyrtarë të lartë të BE-së. Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, shkroi në rrjetin social X: “Delegacioni i BE-së në Kiev u dëmtua nga sulmet ruse ndaj zonave civile. Dënoj ashpër këto sulme brutale – një tregues i qartë se Rusia refuzon paqen dhe zgjedh terrorin. Solidaritet i plotë me stafin e BE-së, familjet e tyre dhe të gjithë ukrainasit që përballen me këtë agresion.” Ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Mathernova, deklaroi se goditja direkte e një…
Kievi është përballur me bombardime të rënda ruse gjatë natës. Autoritetet ukrainase raportojnë se katër persona kanë humbur jetën, mes tyre 4 fëmijë. Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se sulmi me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës ishte “masiv”, me zyrtarë ushtarakë që konfirmuan në Telegram se të paktën 24 persona ishin plagosur. Vala e raketave vjen pasi më shumë se 100,000 shtëpi ukrainase mbetën pa energji elektrike nga sulmet e fundit me dronë rusë ndaj infrastrukturës energjetike, tha të mërkurën Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në një postim në Telegram, Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të…
Kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e ushtarakëve, punonjësve civilë dhe personelit mjekësor në përballimin e zjarreve masive që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të fundit. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së mirënjohjes, Rama e ka cilësuar situatën si një kronikë dramatike, por me nota përkushtimi. Ai shprehu mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që, me guxim dhe sakrificë, luftuan me flakët për të mbrojtur jetën, pronën dhe natyrën shqiptare. “Ushtarakë, civilë dhe mjekë, jemi sot këtu për të shprehur mirënjohjen dhe për t’u përulur me respekt përpara jush dhe gjithë asaj që ju përfaqësoni. Beteja e zjarreve që përfshiu territore të…
Në një botë ku koha është e çmuar dhe mbingarkesa me informacion shpesh çon në konfuzion rreth asaj që është “e mirë” për trupin tonë, një formë ushtrimi po fiton vazhdimisht terren: vrapimi shumë i shpejtë. Tingëllon e thjeshtë: “Vrapo sa më shpejt të mundesh për disa sekonda.” Stërvitja me sprint është një nga praktikat më efektive për përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Dhe pjesa më e mirë? Nuk ke pse të vraposh çdo ditë. Përfitimet e provuara shkencërisht Vrapimi i shpejtë përfshin intervale të shkurtra përpjekjesh intensive, nga 15 sekonda në një minutë, të ndjekura nga pushim. Vrapimi me…
Rama: Do të vendosim para përgjegjësisë prokurorët e gjyqtarët që mbrojnë zjarrvënësit dhe zaptuesit
Kryeministri Edi Rama po mban fjalën e tij në ceremoninë e Mirënjohjes Kombëtare të dhënies së medaljeve dhe shpërblimeve për të gjithë forcat e angazhuara në operacionet e shpëtimit ndaj zjarreve të cilët luftuan në territore të vështira. Rama theksoi se ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë t’i përcjellë organit të akuzës rastet kur prokurorët e gjyqtarët mbrojnë zjarrvënësit dhe zaptuesit, duke paralajmëruar se nuk do të mbetet gur pa lëvizur për të vendosur para përgjegjësisë çdo person. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë premtoi mbështetje të plotë për ata përfaqësues të drejtësisë që luftojnë korrupsionin dhe krimin. “Njerëz me…
Avokatët e kryetarit të burgosur të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkojnë që ai të mbrohet si çdo qytetar. Në një reagim në Facebook thuhet se SPAK refuzon t’i vendosë në dispozicion klientit të tyre një kopje fizike të akteve e të fashikujve të dosjes. “Ai e ka bërë këtë kërkesë për të pasur mundësinë që të përgatisë një mbrojtje efektive, bazuar edhe në të drejtën që i garanton neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Por, kërkesa u refuzua me argumentin se dokumentet i janë dorëzuar me…
