Autor: TV News
Administrata e Donald Trump ka njoftuar rishikimin e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj. Departamenti i Sigurisë Kombëtare bën me dije se rregullat e reja do të kufizojnë në mënyrë drastike kohëzgjatjen e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht “zbutjes” së dy ditëve më parë, kur Trump tha se studentët kinezë i pëlqejnë dhe preferonte që ata të vinin të studionin në SHBA, administrata nuk ka bërë dallime, duke i klasifikuar të gjithë njësoj.
Skuadra e Differdange ka mbetur me 10 lojtarë ndaj Dritës. Sulmuesi kryesor i ekipit të Differdange, Buch, u ndëshkua me karton të kuq, shkruan GazetaBlic Sport. Buch u ndëshkua me të kuq pas 2 minutave lojë, në një ndërhyrje tek Ovouka. Rezultati aktual i takimit është 0-0.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas sulmeve ruse në Kiev tha përmes një postimi në rrjetet sociale këto bombardimë tregojnë se nuk mund të jemi naiv me Moskën. “Sulmet e tmerrshme të natës së kaluar në Kiev, të cilat vranë kaq shumë civilë të pafajshëm, tregojnë edhe një herë se nuk mund të jemi naivë në lidhje me Rusinë. Ne duhet të sigurohemi që Ukraina të ketë atë që i nevojitet për të mbrojtur veten dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme”, shkroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në X.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen tha se ka biseduar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump. Kjo bisedë vjen pas sulmit masiv ndaj Kievit në orët e para të kësaj të enjte. Ursula von der Leyen nënvizoi se Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave. “Sapo fola me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin e SHBA-së Donald Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit që goditi edhe zyrat tona në BE-së”, shkroi në X presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen. ”Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave. Ne duhet të sigurojmë një…
Shorti për fazën kryesore të Ligës së Kampionëve është hedhur! Ai përmban shumë përballje spektakolare si Bayern Munich – Chelsea, Chelsea – Barcelona, Real Madrid – Manchester City, Inter – Liverpool, Borussia Dortmund – Inter, Liverpool – Real Madrid, Barcelona – PSG, PSG – Bayern Munich, Manchester City – Borussia Dortmund, Arsenal – Bayern Munich dhe të tjera, përcjell GazetaBlic Sport. Më poshtë gjeni shortin e plotë të Championsit:
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika për një tjetër gjyqtar, për të cilin thotë se nuk ka lejuar heqjen e një ndërtimi pa leje që ka bllokuar një kalim mes dy pallateve. Kreu i qeverisë thotë se gjykatësi në fjalë nuki ka qëndruar në anën e komunitetit të ‘zënë kurth’ nga ndërtimi pa leje. “Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit. Gjykatësi Ligoraq nuk e ka parë të…
Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania po planifikojnë të rivendosin sanksionet e mbështetura nga OKB-ja ndaj Iranit për shkak të frikës se po zhvillon armë bërthamore, shkruajnë mediat e huaja. Tri vendet evropiane, të njohura si E3, po ndërmarrin kete hap pasi përpjekjet për të rinisur bisedimet diplomatike mbi programin bërthamor të Teheranit kanë ngecur. Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, por ka pasuruar uranium në nivele që tejkalojnë ato të kërkuara për energjinë bërthamore civile. Kjo është një shkelje e një marrëveshjeje të rënë dakord me vendet perëndimore në vitin 2015, kur një sërë…
Këtë verë, Newcastle ka punuar në mënyrë aktive për të forcuar sulmin e tyre. Klubi është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri në rast se Alexander Isak largohet, pasi raportet sugjerojnë se ai po përpiqet të ndikojë te drejtuesit për të siguruar një transferim te Liverpool. Sipas Fox Sports Argentina, një opsion i mundshëm për Newcastle është Lautaro Martinez – lideri sulmues i Interit dhe një nga sulmuesit më të mirë të Serie A. Megjithatë, përpjekja e klubit anglez për të kontaktuar dështoi, pasi agjenti i lojtarit nuk iu përgjigj thirrjes së përfaqësuesve të Newcastle. Në sezonin 2024/25, argjentinasi…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas konferencës së qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, ku kryeministri Rama dhe ministrja e Turizmit prezantuan si zgjidhje ndërtimin e landfill-eve. Tabaku e cilësoi këtë një pranim të hapur të dështimit të modelit të inceneratorëve, për të cilët janë paguar rreth 430 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ndërkohë që asnjë prej tyre nuk funksionon. Deputetja akuzoi qeverinë se ndërsa sot pranon se duhet rikthyer tek landfilli, vazhdon të paguajë kontratat e inceneratorëve nga taksat e qytetarëve dhe e ka shndërruar çështjen e mbetjeve në një nga aferat më të mëdha…
Zelensky, me anë të një postimi në rrjetet sociale, pas një telefonate me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, shkruan se është folur shumë për garancitë e sigurisë pas sulmeve të fundit të Rusisë gjatë natës në Ukrainë. “Garancitë do të finalizohen javën tjetër”, tha Zelensky. “Këshilltarët e sigurisë kombëtare po punojnë aktualisht në secilin komponent specifik dhe javën tjetër i gjithë konfigurimi do të jetë në letër”, shton ai. Presidenti ukrainas thotë gjithashtu se sulmet e natës së kaluar goditën një ndërmarrje turke dhe Ambasadën e Azerbajxhanit në Kiev.
