Autor: TV News

Ndryshimet astrologjike janë të vazhdueshme dhe ndikojnë ndryshe te secila shenjë, por sipas astrologes së njohur Carol Starr, muajt e fundit të vitit 2025 premtojnë një kthesë të ndritur – veçanërisht për shenjën e Demit. Ky vit ka qenë sfidues për shumë njerëz, dhe veçanërisht për Demët, të cilët janë mësuar ta kenë jetën nën kontroll. Pas një 2023-i të suksesshëm dhe një 2024-e të begatë falë ndikimit të Jupiterit në shtëpinë e dytë (atë të financave), viti 2025 nisi me tronditje. Zhvendosja e Jupiterit në qershor krijoi pasiguri, dhe shumë Demë u përballën me vështirësi familjare, ndarje të dhimbshme…

Read More

Gongu kampionatit ka rënë, “Countdown” ka nisur dhe interesi në qytetin bregdetar, por edhe në opinionin sportiv, është i madh për të parë Teutën e re në fushë. Ky sezon nis me një revolucion të vërtetë, si në drejtim, ashtu edhe në përbërje. Presidenti Fatos Troplini vjen me një vizion të qartë dhe ambicioz: ndërtimin e klubit në çdo hallkë, ku një rëndësi të veçantë zë akademia. Heqja e tarifave për të rinjtë profesionistë është vetëm hapi i parë në këtë rrugëtim. Stolin e ka marrë përsipër durrsaku Enkeleid Dobi, i cili rikthehet në qytetin e lindjes pas një eksperience…

Read More

Administrata Trump po shqyrton planet për të krijuar një “Forcë të Reagimit të Shpejtë për Trazirat Vendase”, e përbërë nga qindra ushtarë të Gardës Kombëtare dhe e ngarkuar me vendosjen e shpejtë në qytetet amerikane që përballen me protesta ose trazira, sipas një raporti në Washington Post sot, duke cituar dokumente të brendshme të Pentagonit. Dje, Trump njoftoi se kishte urdhëruar marrjen federale të kontrollit të forcës policore të Uashingtonit dhe vendosjen e 800 anëtarëve të armatosur të Gardës Kombëtare me fuqi arrestimi, nëse është e nevojshme, me qëllim që  të adresojë shkallën e lartë të krimit në kryeqytetin e…

Read More

  Drejtoria e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit ka nisur hetimet për firmat piramidale online “TXEX” që duket se kanë marrë aktivitet të shtuar kohët e fundit, duke mashtruar qytetarët për të investuar. Në një njoftim për mediat, policia thotë se po hetohet një skemë e dyshimtë investimesh piramidale nëpërmjet platformave online, që kërkon të zhvasë qytetarët. Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e asnjë mashtrimi online për të investuar para. Njoftimi i Policisë së Shtetit: Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe…

Read More

Pronari i një objekti në zonën e Kombinatit i kallëzoi në polici 4 punonjësit e IMT-së, se i vajtën në biznesin e tij, ku konstatuan një tendë që përdorej për lokalin e vendosur brenda oborrit të banesës. Pas konstatimit, e kanë njoftuar se do të prishet pasi është pa leje. Pasi largohen, njëri prej tyre kthehet pas disa minutash dhe takon pronarin (kallëzuesin) duke i thënë se i ofron marrëveshje që në këmbim të 1000 eurove, nuk do ia prishnin tendën. Ky i fundit menjëherë kallëzoi në polici, ku kjo e fundit mori autorizim nga SPAK për përgjime e vëzhgime…

Read More

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë në Kinë për herë të parë pas gjashtë vjetësh, për të marrë pjesë në një paradë ushtarake javën e ardhshme, njoftuan të dyja vendet të enjten. Kim dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të jenë mesin e 26 liderëve të huaj që do të marrin pjesë në paradën e 3 shtatorit në Pekin, për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe qëndresës së Kinës ndaj agresioneve të Japonisë gjatë luftës, sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës. “Ne e mirëpresim ngrohtësisht sekretarin e përgjithshëm Kim…

Read More

Tiranë/Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, një rast i shitjes së lëndës narkotike, në doza. Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për shitjen e dozave të Kokainës dhe Cannabisit. Sekuestrohen sasi/doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 pistoleta sportive. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, kanë intensifikuar kontrollet për goditjen e këtij rasti dhe vënien e autorëve në pranga. Si rezultat, u kapën në flagrancë në rrugën “Mahmut Bobrati” dhe u arrestuan shtetasit:-E. F., 43…

Read More

Iku nga Milan si një fëmijë, edhe me keq u nda nga Paris SG, sepse e nënvlerësuan apo më saktë, nuk e deshtëm më. Portieri italian Gianluigi Donnarumma ka rënë dakord për kushtet personale për t’u bashkuar me Manchester City nga PSG, por transferimi ende nuk është përfunduar. Varet nëse klubi anglez do ta lirojë Ederson, i cili kërkohet nga Galatasaray. Nëse City e shet brazilianin në Turqi, kjo do të hapë një vend për Donnarumma në portë. Sky Sports raporton se Donnarumma shpreson të bashkohet me City.

Read More

Komisioni Rregullator miraton në parim me 3 vota pro dhe dy kundër rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. PS me 83 mandate, PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore me 50 mandate, PSD me 3 mandate, Mundësia me 2 mandate, Lëvizja Bashkë me 1 mandat dhe Shqipëria Bëhet me 1 mandat. Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për…

Read More

Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, u përball me një incident të dhunshëm të mërkurën, kur protestues të zemëruar hodhën gurë, shishe dhe objekte të tjera ndaj automjetit të tij gjatë një aktiviteti elektoral pranë kryeqytetit Buenos Aires. Sipas zëdhënësit presidencial Manuel Adorni, Milei nuk pësoi lëndime dhe u largua me shpejtësi nga vendngjarja nga stafi i sigurisë. Ai ndodhej në pjesën e pasme të një kamionçine, duke përshëndetur mbështetësit në qytetin Lomas de Zamora, rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit, kur shpërthyen protestat. Në automjet ishin gjithashtu e motra dhe bashkëpunëtorja e ngushtë e presidentit, Karina Milei, si dhe…

Read More