Autor: TV News
Sheikha Mahra bint Mohammed Rashed Al Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është fejuar me reperin me origjinë marokene-amerikane, French Montana (Karim Kharbouch), 40 vjeç. Lajmi u konfirmua nga përfaqësues të reperit për TMZ, duke bërë të ditur se propozimi ndodhi në qershor, gjatë Javës së Modës në Paris, ku Montana debutoi në pasarelë për markën 3.Paradis. Çifti është parë bashkë që në fillim të vitit 2024 në Dubai, Marok dhe Paris, duke nxitur prej kohësh thashetheme për një lidhje.Lexo edhe :Related Posts Sheikha Mahra, e njohur për pasionin e saj për sportet me…
Është liruar nga burgu ish-kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Ai ka kryer 2 vite e 20 ditë burg, nën akuzën për shpërdorim detyre. Goro u kallzua nga Fredi Beleri me pretendimin se i ka dhuruar në vitin 2016 pasuesit të tij të komanduar në krye të Bashkisë, Arqile Bollanos 4263 metra sipërfaqe toke. Sipas SPAK, kjo sipërfaqe toke është përfituar në mënyrë të paligjshme, pasi Bollano kishte përfituar më parë një sipërfaqe prej 7700 metra katrorë tokë në bazë të ligjit 7501.
Presidenti Volodymir Zelensky deklaroi se sulmi vdekjeprurës ndaj Ukrainës në dy ditët e fundit është jo vetëm goditje nga Rusia ndaj vendit të tij, por edhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump. “Në Uashington dëgjuam se Putini supozohet se është gati t’i japë fund luftës – të takohet në nivelin e udhëheqësve dhe të zgjidhë çështjet kyçe. Por në vend të kësaj, ai zgjedh balistikën mbi çdo hap të vërtetë drejt paqes. Ai vret fëmijë për të mos folur se kur dhe si do të vijë paqja.”, tha Presidenti Volodymir Zelensky. Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se…
Skuadra e Mallorcas ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Real Madridit, që zhvillohet nesër nga ora 21:30. Në këtë listë bën pjesë edhe Vedat Muriqi, sulmuesi kosovar që mungoi një ndeshje shkaku i pezullimit, shkruan Indeksonline Muriqi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Barcelonës. Ai tashmë do jetë i gatshëm për takimin kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” dhe për herë të parë, Muriqi do të luajë së bashku me një tjetër shqiptar në skuadër. Bëhet fjalë për Marash Kumbulluën – që është po ashtu në listë dhe pritet të startojë nga minuta e parë.
Penguan qarkullimin e automjeteve dhe gjuajtën me sende të forta 3 autobusë që transportonin tifozët e një ekipi futbolli, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 3 prej tyre, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 32 vjeç, K. S., 29 vjeç dhe Sh. S., 30 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur 17 vjeç. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pas mesnate,…
Vrasja me gjakftohtësi e një ish-presidenti 49-vjeçar të një ekipi futbolli, ndërsa po hante në një lokal në periferi të Stambollit, ka tronditur Turqinë. Incident u regjistrua në detaje nga kamera e sigurisë së dyqanit dhe ka bërë bujë në media. Vrasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje, me viktimën ish-presidentin e Alemdag Spor, Tuncay Meric , në periferi të Cekmekoy . Siç shihet në pamjet filmike që janë publikuar, autori i afrohet atij dhe pasi nxjerr një armë nga brezi, e qëllon një herë në kokë, duke shkaktuar panik tek klientët dhe largohet menjëherë. İstanbul Çekmeköy’de bir kafede oturan Alemdağ…
Udhëheqësit evropianë mund të jenë duke shqyrtuar një mundësi të re për të mbuluar sigurinë e Ukrainës në rast të një marrëveshjeje paqeje. Lidhur me temën e garancive të sigurisë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha disa prej këtyre udhëheqësve mbrëmë se Kievi ka nevojë për “përgjigje të qarta”. “Dhe si saktësisht mund të merrni pjesë. Po ju kërkoj të përcaktoni rolin tuaj”, pyeti ai. Ai shtoi se është “e rëndësishme që Presidenti Trump të shohë se ne në Evropë jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për t’i dhënë fund luftës”. Ai përsëriti gjithashtu thirrjet e tij për…
Autori i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni në Shkodër të enjten është vënë në pranga. Sipas informacioneve mesohet se kushëriri i viktimës, është vënë në pranga disa orë pas arratisjes. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër, ku dyshohet se pas një konflikti që kishte ndodhur përpara disa kohësh, Maçaj i mori jetën kushëririt të tij Piro Prronit.
Tensionet u përshkallëzuan të mërkurën në Senatin e Meksikës, kur dy senatorë u përfshinë në një përplasje fizike gjatë një seance plenare në kryeqytetin e vendit. Bëhet fjalë për Alejandro ‘Alito’ Moreno Cárdenas, kryetarin kombëtar të Partisë Revolucionare Institucionale (PRI), dhe Gerardo Fernández Noroña, Presidentin e Senatit dhe anëtar të partisë në pushtet Morena. Skena e përplasjes u transmetua në media dhe tregoi momentet kur dy politikanët shtyjnë njëri-tjetrin në sallën plenare. Në incident u përfshinë edhe disa deputetë të tjerë që ndodheshin në sallë. Përplasja nisi kur Moreno iu afrua Noroñës për të shprehur pakënaqësinë që nuk iu dha…
Skuadra e Dritës sonte luan një ndeshje tejet të rëndësishme. Drita do të ballafaqohet me Differdange 03 në udhëtim, në duelin që vlen për kualifikimin në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport. Kujtojmë se dueli i parë i zhvilluar në Prishtinë përfundoi me fitoren minimale, 2:1 për ekipin kosovar. Sonte, dueli luhet nga ora 20:00 dhe mund ta ndiqni direkt në Sport1. Më poshtë keni formacionet zyrtare:
