Autor: TV News
Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar mbrojtjen e Shërbimit Sekret për ish-zv/Presidenten dhe kandidaten Kamala Harris, e cila ishte miratuar më parë nga Joe Biden përpara se të largohej nga detyra. Sipas ligjit amerikan, ish-zv/Presidentja Harris kishte të drejtë të mbrohej nga Shërbimi Sekret për një periudhë prej gjashtë muajsh pas largimit nga detyra në janar, mbrojtje që do të përfundonte në korrik. Megjithatë, ish-Presidenti Biden kishte urdhëruar zgjatjen e saj me një direktivë ekzekutive edhe për një vit tjetër. Kjo direktivë është revokuar nga Presidenti Trump përmes një memoje zyrtare që mban datën 28 gusht, ku urdhërohet që nga 1 shtatori…
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën lindore të qytetit të Fierit. Një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime në trup. Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, mes Zvicrës dhe Kosovës. Përballja zhvillohet më 5 shtator në stadiumin e Baselit, ku pritet një atmosferë e zjarrtë mes dy tifozërive që ndajnë lidhje të veçanta për shkak të komunitetit të madh shqiptar në Zvicër. Federata Zvicerane e Futbollit ka vënë në dispozicion linkun zyrtar përmes së cilit tifozët kosovarë mund të sigurojnë biletat e tyre për sektorin e dedikuar. Kjo sfidë është një ndër më të rëndësishmet në rrugëtimin…
Orlando Bloom ka zbuluar se si transformimi i tij gjatë humbjes së peshës për një rol ka pasur një ndikim të thellë në shëndetin e tij mendor. Bloom zbuloi së fundmi se kishte humbur 11 kilogramë për rolin e tij si boksier në filmin “The Cut”. Në një episod të ri të “This Morning”, ai pranoi se kishte ngrënë vetëm ton dhe kastraveca para se të xhironte filmin. “Isha thjesht i rraskapitur, nuk kisha energji. Isha i uritur dhe isha një person i tmerrshëm”, tha ai. Bloom theksoi se kishte punuar me nutricionistin Philip Goglio, i cili e këshilloi të…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pas përfundimit të hetimeve, më 29.08.2025 ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, procedimin penal nr. 55/2019, në ngarkim të të pandehurve: Ilir Meta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë” në 3 raste, dy prej të cilave të kryera në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim,“Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë,…
Skuadra e Dritës ka mësuar kundërshtarët në fazën e ligës së Conference League. Drita do të përballet me ekipin shqiptar, Shkëndija, ndeshje e cila do të luhet në Prishtinë, përcjell GazetaBlic Sport. Më poshtë keni shortin e Conference League për Dritën: ◾ AZ Alkmaar◾ Rayo Vallecano◾ Omonia◾ Kups◾ Shkëndija◾ Shelbourne /GazetaBlic Sport
Në orën 13:00, në Monako, u zhvillua shorti i fazës së re të Europa League, ku 36 skuadrat pjesëmarrëse mësuan kundërshtarët e tyre për edicionin 2025/26. Me formatin e ri të UEFA-s, skuadrat nuk ndahen më në grupe, por zhvillojnë ndeshje direkte në një renditje të përbashkët ligë. Shorti rezultoi mjaft pozitiv për Romën e Gian Piero Gasperinit dhe Porton, që shmangën rivalët më të rrezikshëm. Nga ana tjetër, më pak fat pati Rangers, ku aktivizohet edhe shqiptari Nedim Bajrami, të cilët do të kenë përballje të vështira në këtë fazë. Finalja e madhe është planifikuar të zhvillohet më 20…
Ka diçka thellësisht romantike te vjeshta. Është e pamundur të ecësh mes gjetheve me ngjyra apo të vizitosh një vend pa dëshiruar të kesh dikë pranë, veçanërisht kur nis ai që quhet “sezoni i lidhjeve”. Me temperaturat që bien, dëshira për të patur dikë përkrah bëhet edhe më e fortë. Edhe pse çdo shenjë mund të shijojë romancën këtë sezon, astrologia Adama Sesay thotë se katër shenja të horoskopit do të ndihen veçanërisht me fat në dashuri këtë vjeshtë, falë mënyrës se si planetet ndikojnë në hartën e tyre astrologjike. Sipas saj, Afërdita, planeti i dashurisë, luan një rol kyç…
Skuadra e Dritës dhe Shkëndijës sot mësojnë kundërshtarët në fazën e ligës së Conference League. Drita dhe Shkëndija u kualifikuan në Conference League dhe sot në shortin e UEFA që mbahet në Monaco do të mësojnë kundërshtarët e tyre, shkruan GazetaBlic Sport. Shorti fillon nga ora 13:00 dhe transmetohet në Art Sport1, poashtu edhe në faqen zyrtare të UEFA-s dhe Youtube. GazetaBlic Sport poashtu do t’iu mbajë të informuar për çdo risi rreth këtij eventi.
Me qëllim rifreskimin e strukturave të Policisë në bazë dhe për plotësimin e nevojave të përvitshme për punonjës të rinj policie, Policia e Shtetit, nëpërmjet një procesi konkurrimi të drejtë, të paanshëm, transparent, si dhe sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritës, hap aplikimet për pranim në Policinë e Shtetit, për 402 funksione të rolit bazë, për ata shtetas që kanë përfunduar arsimin e mesëm. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm janë miratuar 402 kuota të lira, nga këto 52 i takojnë konkurrentëve që janë shpallur fitues nga aplikimi i fundit dhe ishin në listë pritjeje, ndërsa 350…
