Autor: TV News

Kurtulus ka shënuar golin e parë në ndeshjen Ludogorets – Shkëndija. Mbrojtësi realizoi gol pas 9 minutave lojë, për të hapur llogarinë e vendasve, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati momental i takimit është 1-0. Kujtojmë se ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultatin 2:1 për Shkëndijën. /GazetaBlic Sport

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të situatës së menaxhimit të mbetjeve gjatë sezonit turistik, duke theksuar se ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me vitin e kaluar. Ai veçoi Bashkinë e Lezhës si një shembull pozitiv për pastërtinë, e ndjekur nga Shkodra, Durrësi dhe Himara. Megjithatë, Rama pranoi se ende ka zona problematike përgjatë vijës bregdetare për shkak të mungesës së uniformitetit në menaxhim. Ai theksoi nevojën për rritje të ritmit të reformave dhe forcimin e masave ligjore, veçanërisht në funksion të procesit të integrimit evropian dhe përmbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027. Kryeministri vuri…

Read More

Kampioni i Kosovës, Drita, po përballet sonte me Differdange në ndeshjen e kthimit të play-offit të Ligës së Konferencës, duke kërkuar të sigurojë kualifikimin në fazën e grupeve. Pas 45 minutave të para, rezultati mbetet 0-0, por Drita ka epërsi nga ndeshja e parë, ku fitoi 2-1. Fillimi i ndeshjes u karakterizua me një ndërhyrje të rëndë, ku pastaj me karton të kuq u përjashtua sulmuesi i Differdange, Andreas Buch. Rastin e parë të mirë e kishte Drita, kur në minutën e 26-të, Ilir Mustafa provoi fatin me një gjuajtje, por goditi traversën. Veton Tusha në kohën shtesë ka mundur…

Read More

Një studim i ri sugjeron se konsumimi i tepërt i pijeve të ëmbla mund të lidhet me rënie të flokëve. Dieta dhe ushqimi luajnë një rol vendimtar në shëndetin e flokëve, sidomos plotësimi me vitaminë D dhe hekur, ndërsa kufizimi i alkoolit dhe pijeve të gazuara mund të jetë i dobishëm”, shkruajnë studiuesit nga Universidade do Porto në Portugali, ka raportuar The Independent. Këto përfundime bazohen në gjetjet e dekadës së fundit, ku është parë se konsumimi i pijeve të ëmbla lidhet me rrezik më të lartë për rënie të flokëve, sidomos te burrat. Sipas studimeve, inflamacioni i shkaktuar nga…

Read More

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të reja edhe për “varrezat” e makinave, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku këto janë të ligjëruara pa një legjislacion të qartë, por vetëm me “vullnetin e Maliqit”. Ai e përshkroi situatën si primitive, veçanërisht përsa i përket ndarjes në burim të mbetjeve, dhe nënvizoi se sfidë mbetet përafrimi i ligjit të ri me direktivat e Bashkimit Europian. “Kjo është një sfidë e madhe, pasi ligji i ri ka si qëllim të përafrojë 100% legjislacionin shqiptar me direktivat e BE-së. Ndërsa në fushën e pastrimit dhe trajtimit të mbetjeve kemi…

Read More

Drita është kualifikuar edhe zyrtarisht në Conference League, pasi ka mposhtur ekipin e Differdange me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Fillimisht Drita fitoi në shtëpi me rezultatin 2:1, teksa edhe sonte fitoi 0-1, për të siguruar kualifikimin historik. Zekrija Ramadani u shpreh shumë i lumtur pas fitores dhe kualifikimit të madh me klubin e tij. “Gëzim i jashtëzakonshëm, arritje e madhe, merita më e madhe i shkon presidentëve. Për mua është një ëndërr e realizuar”, tha ndër të tjerash Zekrija Ramadani për ‘Art Sport1’. /GazetaBlic Sport

Read More

Pushteti vendor nuk do të ketë më kompetencë menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama njoftoi se për këtë qëllim, brenda vitit 2026 do të krijohet një ndërmarrje e re, e cila do të menaxhojë mbetjet, në nivel kombëtar.  “Është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të trajtimit të mbetjeve, një agjenci, institucion, ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga…

Read More

Shorti për fazën e ligës së Ligës së Konferencës së Evropës zhvillohet të premten në Monaco. Faza e ligës fillon më 2 tetor dhe zgjat deri më 18 dhjetor. Shorti hidhet nesër me fillim nga ora 13:00. Uefa.com do të ofrojë një transmetim të drejtpërdrejtë në faqen e tyre të internetit dhe kanalin në YouTube. Skuadra kosovare, Drita dhe ajo shqiptare, Shkëndija do të mësojnë nesër kundërshtarët e tyre. /GazetaBlic Sport

Read More

Të paktën 14 persona janë vrarë dhe 48 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm i madh rus me dronë dhe raketa në kryeqytetin e Ukrainës gjatë natës dhe mëngjesin e kësaj të enjte. Ky është sulmi më i madh që Rusia ka kryer ndaj vendit fqinj që nga nisja e përpjekjeve amerikane për t’i dhënë fund luftës. Dy fëmijë të mitur janë në mesin e viktimave, ndërsa bilanci pritet të rëndohet. Përveç dëmeve në njerëz, edhe dëmet materiale janë kolosale. Të paktën 20 zona në shtatë rajone të Kievit u goditën dhe pothuajse 100 ndërtesa u dëmtuan,…

Read More

Pak minuta pasi KQZ shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, kryetari i PD Sali Berisha përsëriti se opozita nuk do ta njohë rezultatin e 11 majit. Gjatë një konference me gazetarë Berisha theksoi se 11 maji nuk reflekton vullnetin e qytetarëve shqiptarë. “Nuk i njeh zgjedhjet, kemi deklaruar. Përfaqësuesit tanë mbajtën një qëndrim dinjitoz në komision. Shprehën mendimet, këto ishin një farsë e vërtetë elektorale”, tha Berisha. Gjatë komunikimit të sotëm me gazetarët, Berisha përshëndeti qëndrimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump për të hetuar miliarderin George Soros. “Thirrja ime për qeverinë e SHBA dhe Kongresin e…

Read More